Paralajmërimi i Ramës jep efektet e para, arrestohen dy inspektorë të AKU

October 10, 2017 10:48

Paralajmërimi i Ramës jep efektet e para, arrestohen dy inspektorë të AKU

Dy inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit të Korçës janë arrestuar nën akuzën e shpërdorimit të detyrës pasi kanë favorizuar një shtetas të kalonte nga Maqedonia në Shqipëri rrush industrial.

Të arrestuar janë Feridon Ibi, 55 vjeç dhe Dashamir Çaushi, 63 vjeç, inspektorë të AKU dhe Vangjel Teodori, 62 vjeç nga Pogradeci.

Sipas burimeve zyrtare të policisë Vangjel Teodori, u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec, duke transportuar me mjetin e tij tip furgon me targa PG 4046 B, një sasi prej 4600 kg rrush, të vendosur në 230 arka.

Nga verifikimet e kryera dyshohet se Teodor ka falsifikuar deklaratat e origjinës së mallit pasi ka bërë shmangien e një sasie prej 2300 kg të kësaj sasie, si edhe ka ndryshuar varietetin e këtij produkti në praktikën doganore, duke mos e deklaruar se shërbente për prodhim industrial.

Në vijim të këtij rasti, dy inspektorët e AKU-së, Feridon Ibi dhe Dashamir Çaushi, duke qenë të planizuar me shërbim pranë degës doganore Qafë-Thanë, dyshohet të kenë shpërdoruar detyrën, pasi kanë përpiluar një raport fito-sanitar duke tjetërsuar cilësinë e këtij produkti.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti tip furgon dhe sasia e produktit.

October 10, 2017 10:48
Komento

2 Komente

  1. Z/K October 10, 14:34

    Megjithese jane deridiku si cironka i urojme:Yp xhixhi!
    Por jemi ne pritje te krokodilve qe e kane rruar miletin pa lagur dhe mjelur si lope.

    Reply to this comment
  2. Dridhe me lesh Monike. October 10, 18:46

    Mire qe keni kapur kete rrushin me rrush, por do te jete shume me mire kur te degjojme qe po kapen bole medhenjte qe fusin maune, e konteniere me vapore, qe nuk kane lene skarcitet dhe mallra te kalbur e te prishur pa i futur e shitur ne Albanistan.
    Do Zoti eshte nje fillim i mbare dhe te mos jete vetem nje fushate, ashtu sic dime ne shqipot te punojme e te shesim mend.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*