Na presin megatërmete?!

April 17, 2016 18:36

Na presin megatërmete?!

Shkencëtarët ngrenë alarmin se bota mund të përballet me megatërmete në një kohë që në 48 orët e fundit janë ndjerë 5 tërmete, si pasojë e të cilëve humbën jetën qindra persona.

Sizmiologët deklarojnë se megatërmete katastrofikë mund të ndodhin në ditët në vijim. Sizmiologu i Universitetit të Kolorados, Roger Bilham, ka paralajmëruar botën se “kushtet e aktuale të tokës mund të bëhen shkak për të paktën 4 tërmete me magnitudë më të lartë se 8 ballë”.

Shkencëtarët janë të shqetësuar veçanërisht për rritjen e numrit të tërmeteve të fuqishme në zonën e Paqësorit për një periudhë të shkurtër kohore.

Nëse parashikimet e shkencëtarit në fjalë rezultojnë të vërteta, atëherë planeti ynë mund të përballet me situata emergjence dhe viktima të shumta.

Një seri tërmetesh kanë ndodhur gjatë kësaj jave, mes të cilëve vlejnë për t’u përmendur ai në Japoni dhe Ekuador, tërmete që lanë të vdekur qindra persona dhe plagosën mijëra të tjerë.

April 17, 2016 18:36
Komento

4 Komente

  1. XIXA April 18, 19:13

    Cfare do behet me pallatet 25-35-kateshe te ndertuara me hekur ukrahinas. Bleni o shqipo bleni kulla prej qepiçi se do fitoni shume

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 April 19, 09:12

      tirona është shquar për qerpiçin e saj!!asnjë shpi tirone nuk osht rxu pri tërmeti deri më sot!!
      nuk meti me u rxu tashti që kemi çunin e tironës në krye!!
      se turpnon tirona çunin e saj!!

      Reply to this comment
  2. ARJAN FAGU April 19, 00:55

    VETEM SA PER NJOHURI TERMETET JANE FATKEQESI NATYRORE QE NUK PARASHIKOHEN.MOS BOTONI TE TILLA SHKRIME SE PERHAPNI PANIK NE POPULL.

    Reply to this comment
  3. MH April 19, 01:36

    Kam 16 vjet ne Amerike dhe e vetmja pershtypje me ka ba ndertimi i pallateve,si,dhe i parkingjeve deri mbi 7-8 kate.Konstruksioni i ketyre perbindshave asht aq i lehte ne pesha dhe pikrisht kjo me ka cudite.Egjithe ngrehina perbahet nga profile hekuri si “U”,”T”-i dopio”T”i si ne lidhje vertikale ashtu dhe horizontale.Keto sperkaten me beton dhe mandej vishen suvatohen.Brenda ketyre profileve vendosen ngarkesa te pa perfilleshme nga pesha me te cilat krijojne ndarjet nga kati ne kate dhe brenda katit.Keto nuk ka Termet qe i tund.Vetem e vetem termeti 12 ballesh qe kryhet me lekundje vale vale dhe tundje lart e poshte.Mund ta fundosin si karabina.Po jo te kryhen ndarje nga kati ne kate.
    Keshtuqe pesha e njerezve qe qarkullojne gjate dites asht krejt e pa perfillshme sebashku me perdet ndarse sic e cilesova ma siper.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*