Paralajmërimi i Trump për amerikanët: Mos shkoni në Venezuelë

January 30, 2019 18:35

Paralajmërimi i Trump për amerikanët: Mos shkoni në Venezuelë

Presidenti Donald Trump thotë se Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro, zgjedhja e të cilit kundërshtohet nga Shtetet e Bashkuara, është i gatshëm të negociojë me kundërshtarët e tij për të zgjidhur krizën politike në vend. Por zoti Trump paralajmëroi amerikanët të mos udhëtojnë drejt Venezuelës “deri në një njoftim tjetër”.

Në një postim në twitter  Trump iu referua ofertës së Maduros për të mbajtur bisedime me forcat opozitare të vendit dhe zgjedhje të parakohshme. Ai shtoi se kërcënimi i sanksioneve amerikane, që përfshin prerjen e të ardhurave nga nafta për Venezuelën, kontribuoi sipas tij në qëndrimin e zbutur në dukje të Maduro-s.

Nicolas Maduro e bëri ofertën të mërkurën herët në mëngjes gjatë një interviste me agjencinë ruse të lajmeve “RIA”. Ai tha se është i gatshëm të ulet në tryezën e bisedimeve “për të mirën e Venezuelës”. Por sipas tij nuk do të ketë zgjedhje të reja presidenciale deri në vitin 2025, duke hedhur poshtë kërkesën e udhëheqësit të opozitës Juan Guaido, që është president i Asamblesë Kombëtare, e cila kontrollohet prej opozitës.

Juan Guaido u vetëshpall president i përkohshëm i vendit javën e kaluar pasi Asambleja shpalli presidencën e Maduro-s si të paligjshme, duke argumentuar se rizgjedhja e tij në maj të 2018-s nuk ishte e drejtë, në kushtet kur shumica e kandidatëve të opozitës ose u penguan të konkurojnë ose e bojkotuan garën. Shtetet e Bashkuara njohin Juan Guaido-n si udhëheqës të përkohshëm të vendit.

Gjatë postimit në twitter Presidenti Trump vuri në dukje gjithashtu se Juan Guaido “është vënë nën shënjestër nga Gjykata e Lartë e Venezuelës”, duke iu referuar një kërkese nga Prokurori i Përgjithshëm i vendit, Tarek William Saab, për të parandaluar Juan Guaido-n të largohet nga vendi si dhe për bllokimin e llogarive të tij financiare. Tarek William Saab njoftoi të martën se po nis një hetim penal mbi aktivitetet e Juan Guaidos kundër qeverisë socialiste të Presidentit Maduro, për shkak të trazirave që pasuan vetëshpalljen e tij si president i vendit.

Në një postim të Twitter të martën këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare John Bolton paralajmëroi Tarek William Saab-in se kërkesa e tij për të mos lejuar Juan Guaido-n të largohet nga Venezuela, mund të ketë “pasoja të rënda”.

v.l/ Dita

January 30, 2019 18:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim