Paralajmërimi nga Tatimet: Forcohen kontrollet për kuponin tatimor

July 1, 2017 12:00

Paralajmërimi nga Tatimet: Forcohen kontrollet për kuponin tatimor

Tatimet kanë sinjalizuar se do të forcojnë kontrollet për përdorimin e kuponit tatimor. Ato kanë ftuar konsumatorët që të kërkojnë kudo, ku bëjnë blerje, kuponin tatimor, si dhe të denoncojnë çdo rast kur kuponin nuk jepet.

“Ne ju inkurajojme të denonconi çdo rast. Bëhuni pjesë e luftës kundër informalitetit. Mund të denonconi edhe duke na dërguar një mesazh në faqe me foto ose video dhe ne do te ndjekim çdo rast”, thonë zyrtarisht tatimet, duke kujtuar që paratë që mblidhen nga taksat do të shkojnë për më shumë shërbime publike, shkolla, spitale, infrastrukturë, rend.

Më herët tatimet kishin njoftuar se me fillimin e sezonit turistik kishin hartuar strategjinë dhe planin e masave për sezonin turistik 2017.

Në këtë sezon qasja ndaj biznesit do jetë e mbështetur në modelin e analizës së riskut, konkretisht vizita fiskale, kontrolle nga zyra dhe ndërhyrje në territor aty ku do të konstatohen parregullsi.

Vitin e fundit strategjia e tatimeve në luftën kundër informalitetit ka ndryshuar dukshëm.

Nga agresiviteti i gjysmës së dytë të vitit 2015 dhe pjesës së parë të 2016-s, që krijojë një klimë negative dhe frenuese te bizneset, tatimet kaluan në një përqasje më bashkëpunuese, duke përdorur edhe metodën e analizës së riskut, duke krijuar një klimë më positive me sipërmarrësit.

Kjo klimë, së bashku me përdorimin e metodës së analizës së riskut, ka dhënë dhe rezultate më pozitive në buxhet. Në pesë muajt e parë të këtij viti, të ardhurat tatimore janë rritur me gati 9% në raport me të njëjtën periudhë të 2016-s, për të arritur në 163 miliardë lekë, duke shënuar një nga performancat më mira të viteve të fundit. / Monitor

July 1, 2017 12:00
Komento

1 Koment

  1. Teuta July 2, 07:24

    Ne mendimet e shfaqura kryeministrit Edi Rama ne kerkesen e tij se: c’mendoni te beje qeveria e re ne fillim, i shfaqa mendimin per forcimin e administrates,duke perfshire dhe ate tatimore. I quajturi kupon tatimor eshte bere i tmerrshem per shitesit. kam vene re se ne shume dyqane kasa nuk nxier asnje cm leter ,ku te jepet kuponi. Mandje ne nje dyqan buke e mishi ,pasi bleva i kerkova kuponin. C’dodhi thoni ju. Nje shtremberim fyture nga ana e shitsit edhe pse ishte punetor e jo pronar,belbesim fjalesh neper goje ,sigurisht sharje. Po keshtu edhe te mishi. Te fruta perimet nuk behet fjale . Madje nuk shikohet as kasat. pa kuponit nuk idin as emrin,megjithese lexon tabelen ne mur: ” Ju lutem mos u largo pa marr kuponin tatimor. kjo pune nuk behet me fushata dhe eshte pergjegjesi e punonjesve te tatimeve ,te cilet sigurisht para 1000 lekshit ne dore behen shume ,shume zemer mire per shitsat,por harrojne se nga ky kupon presim te rritet pensioni e sherbime te tjera. ADMINISTRATE e KORRUPTUAR ,zoti Kryeminister , e korruotuar,ndaj veru fshesen qe te mesojne te tjeret.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*