Paralajmërimi për administratën: Fushatë jashtë institucioneve dhe orarit të punës

June 1, 2017 12:50

Paralajmërimi për administratën: Fushatë jashtë institucioneve dhe orarit të punës

 

Vjen paralajmërimi i rradhës për mospërfshirjen e administratës në fushatën zgjedhore.

Drejtorja e Departamentit të Administratës Publike Albana Koçiu deklaroi se çdo punonjës e ka të ndaluar të përfshihet në fushatë brenda perimetrit të institucionit dhe në orarin e punës dhe për këtë do ketë sanksione.

“Ndalohet kategorikisht përdorimi i mjeteve, fondeve materiale të ndryshme pronë e administratës publike si dhe burimeve njerëzore të institucioneve të administratës publike të çdo niveli. Përcaktohet qartë ndalimi i fushatës zgjedhore në institucione publike. Ndalimi i përdorimit të detyruar të administratës së institucionit për veprimtari të fushatës zgjedhore brenda orarit të punës, si dhe i nxënësve të sistemit shkollor parauniversitar brenda orarit mësimor”, Koçiu.

Jashtë këtij përcaktimi, tha ajo, ata janë të lirë të mbështesin cilën parti të duan: “Të drejtat politike për punonjësit e administratës nisin pas orarit zyrtar dhe jashtë perimetrit të institucioneve të administratës. Kushdo ka të drejtë të plotë e të pacënueshme të angazhohet me cilëndo parti politike. Mësuesit janë të lirë, nxënësit janë të lirë por jashtë institucionit dhe orarit zyrtar”.

Koçiu tha se do të ngrihet n një strukture të posaçme monitorimi për administratën gjatë kësaj periudhe.

“Sot po finalizohet vendimi që do të miratohet nga Këshilli i Ministrave dhe që ndër të tjera parashikon ngritjen e një strukture të posaçme monitorimi për administratën gjatë kësaj periudhe“, përfundoi Koçiu.

June 1, 2017 12:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*