Paralajmërimi shkencor: Lëkura, si një sfungjer që përthith çdo substancë kimike  

October 18, 2015 17:48

Paralajmërimi shkencor: Lëkura, si një sfungjer që përthith çdo substancë kimike  

Një nga armiqtë më të mëdhenj të civilizimit modern është ndotja. Në fakt është shkaktarja e sëmundjeve të ndryshme, shumë prej tyre vdekjeprurëse. Kështu studime të fundit kanë treguar se mekanizmi i absorbimit të substancave përmes lëkurës nuk është aq i ngadaltë sa besohej më parë.

Mushkëritë janë përgjegjëse për transmetimin e ndotësve të ajrit në trup, edhe pse një studim i publikuar në revistën mjekësore “Environmental Health Perspectives” ka treguar se disa ndotës mund të hyjnë në organizëm përmes lëkurës. Ky efekt njihet si “absorbim dermik” dhe sasia e ndotësve të përthithur dhe toksinave mund të jenë ekuivalente me ato që hyjnë përmes rrugëve të frymëmarrjes. Kështu, produkte të rrezikshme kimike hyjnë në qarkullimin e gjakut dhe mund të shkaktojnë një reaksion toksik.

Fthalatet ose eteret e acidit ftalik janë substanca kimike që rrisin fleksibilitetin tek materialet plastike. Në përqendrime të larta, këto substanca mund të shkaktojnë astmë dhe tumore. Në një eksperiment të realizuar nga një ekip shkencëtarësh ndërkombëtarë morën pjesën 6 persona që u ekspozuan ndaj përqendrimeve të larta të substance kimike në ajër, si për shembull dietil ftalat dhe DI-n-butyl ftalat. Këto komponentë mund të jetë të pranishëm edhe në shtëpi, konkretisht në produktet për kujdesin personal (kremra hidtratues, aceton, produkte pastrimi, parfumeri, artikuj plastike dhe elementë të tjerë që përdorim çdo ditë).

Analiza e urinës së pjesëmarrësve në eksperiment treguan se nivelet e përthithjes së lëkurës së tyre ishin të larta. Autori i studimeve, John Kisser, nga Universiteti i Uashingtonit në Siatëll (SHBA) thekson se “ne jemi sfungjerë të mëdhenj për substancat kimike që gjendet rreth nesh”. /DITA

October 18, 2015 17:48
Komento

1 Koment

  1. E po kjo pune! October 19, 13:59

    e po donim parfume pa hesap, lyhen cunat sot me keq se femrat, makina..etj. “Mireqeniea” e panevojshme ka cmim (te keqen e te ecurit, bicikletes, autobuzit, trenit hajde edhe makines per te shkuar ne pune por jo per te shitur pordhe rreth bllokut).

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*