Sikletet e Siguracioneve

Habjon Hasani November 3, 2013 05:58

Sikletet e Siguracioneve

Byroja Evropiane e Sigurimeve i ka dërguar një paralajmërim serioz palës shqiptare, ku kjo e fundit paralajmërohet seriozisht për përjashtimin nga Sistemi i Kartonit Jeshil. Letra e zbuluar ekskluzivisht nga DITA daton më 3 Tetor të këtij  viti ndërsa në fund të Nëntorit Byroja Evropiane e Sigurimeve do të marrë një vendim, që me shumë gjasa mund të jetë përjashtues për afro 5 vite për shqiptarët nga sistemi i Kartonit Jeshil të Sigurimeve. Por çfarë ka ndodhur? Shqipëria, prej disa vitesh është bërë pjesë e sistemit evropian të atij që quhet “Kartoni Jeshil”. Ky sistem synon lehtësimin e procedurave të dëmshpërblimit në rastet kur në Shqipëri aksidentet shkaktohen nga autovetura ose mjete të tjera të transportit rrugor të regjistruara dhe të siguruara në vendet e BE-së. Nga ana tjetër sistemi siguron lehtësi si në masën e pagesës por edhe në procedurë, për automjetet shqiptare që kalojnë doganat e vendit dhe dalin në Evropë. Aktualisht me lehtësitë e siguruara nga përkatësia në këtë sistem të integruar evropian, një qytetar shqiptar që dëshiron të dalë me mjetin  tij jashtë kufijve, mjafton të presë një “Karton Jeshil” të sigurimit dhe është në rregull me të gjitha detyrimet në raport me çdo të papritur ose aksident që mund të ndodhë në një shtet të huaj. Në rast se Shqipëria përjashtohet nga sistemi i “Kartonit Jeshil”, atëherë shqiptarëve do u duhet që në çdo doganë që kalojnë të paguajnë një taksë të posaçme.

 

Përllogaritja e riskut

byrojaSupozojmë se një qytetar shqiptar dëshiron të shkojë në Bullgari. Nëse shoferi shqiptar nuk ka një “Karton Jeshil” atëherë i duhet të presë sigurimin  së pari në doganën Maqedonase dhe më pas në doganën Bullgare. Kjo tarifë është disa fish më e lartë se sa tarifa e paguar në sistemin e integruar të Kartonit Jeshil. Në rast të një përjashtimi zyrtar nga autoritetet evropiane, ekziston rreziku që vendet fqinje, vendet kufitare të rrisin tarifat për mjetet shqiptare që kalojnë kufirin. “Nëse Shqipëria del jashtë sistemit të integruar të Këshillit Evropian të Byrove, vendet fqinje, Maqedonia, Greqia, Italia, Mali i Zi , ndoshta dhe Kosova, mund të rrisin dhe tarifat e sigurimeve, për ta shfrytëzuar rastin, kështu që mos u habisni sikur një qytetari shqiptar t’i shkojë 200 euro tarifa për sigurimin në kufirin italian dhe pas kësaj i duhet të paguajë tarifë sigurimi në çdo pikë kufitare që kalon pas Italisë, për shembull dhe 300 euro nëse kalon në kufirin zviceran e kështu me radhë”, – i tha dje DITA-s një ekspert.

 

 

Dërgues: Këshilli Evropian i Byrove të Sigurimeve

Marrës: Byroja Shqiptare e Sigurimeve

Të Nderuar,

Faksimile e Raportit të Monitorimit të Këshillit Evropian të Byrove, ku  cilësohet si rrugaçërore, sjellja e Byrosë Shqiptare të Sigurimeve

Faksimile e Raportit të Monitorimit të Këshillit Evropian të Byrove, ku
cilësohet si rrugaçërore, sjellja e Byrosë Shqiptare të Sigurimeve

Zoti Saimir Zemblaku (Drejtor Ekzekutiv) dhe zoti Avni Ponari (President i Byrosë),

Si rezultat i mbledhjeve të zhvilluara në Shtator/Tetor 2013, në mbledhjen e Komitetit të Monitorimit dhe Menaxhimit,

Sikundër kemi bërë të ditur në letrën tonë të 1 Korrikut 2013, Komiteti Monitorues, është mbledhur në fund të Shtatorit, për të matur zhvillimet e Byrosë Shqiptare të Sigurimeve, e për të vendosur më pas për një rekomandim final për Komitetin Manaxherial, bazuar kjo dhe në vendimin Nr3.2 të Asamblesë së Përgjithshme për vitin 2013.

Nga monitorimi i bërë, kemi arritur në konkluzionin se ecuria punës së Byrosë Shqiptare të Sigurimeve dhe tregu i Kartonit Jeshil, mbetet problematik dhe  përfaqëson një rrezik serioz , për stabilitetin e Sistemit të  Integruar të Kartonit Jeshil.

Gjatë takimit të sotëm Këshilli  Evropian i Byrove kam mbështetur rekomandimin  e grupit monitorues që të vendosë Shqipërinë në statusin  e monitorimit të pandërprerë, duke nisur që prej datës 7 Tetor 2013.

Garancia Financiare, duhet depozituar brenda datës 30 nëntor 2013.  Ky afat vendoset në raport me afatet e vendosura në takimin përkatës do të shërbejë për verifikimin në kohë për depozitimin e garancisë.
Këshilli Evropian i Sigurimeve, është në dispozicion të plotë të çdo pretendimi nga ana juaj për çështjet e sipërpërmendura.

Sinqerisht:

Greeet Flore
Sekretare e Përgjithshme

 

* * *

Zbardhet raporti, përse u hetua Byroja Shqiptare e Sigurimeve

Sistemi shqiptar i sigurimeve të automjeteve është përpara një kolapsi. Autoritetet e Byrosë Evropiane kanë paralajmëruar përjashtimin e Shqipërisë nga sistemi, ndërsa raportet e monitorimit zbardhin edhe shkaqet e kësaj mase ekstreme. Gjithçka ka nisur në vitin 2011 Shqipëria prej disa vitesh është pjesë e sistemit të Këshillit Evropian të Byrove. Ky sistem krijon lehtësi për secilin vend në rakordimin e masave për dëmshpërblimin e aksidenteve dhe në lehtësitë për sigurimet në sistemin ndërkufitar. Për shembull, nëse një automjet i siguruar në Itali apo në Francë është shkaktar i një aksidenti të shkaktuar në Shqipëri, atëherë është Byroja Shqiptare e Sigurimeve që përcakton masën e dëmit dhe që kalon praktikën ligjore në vendin përkatës për dëmshpërblim Byroja shqiptare e Sigurimeve në thelb përfaqëson një elitë të të gjitha shoqërive shqiptare të sigurimeve, të cilat së bashku përfaqësohen në nivel evropian. Pra nga çdo kompani shqiptare sigurimesh, ka një përfaqësues në Byro. Bordi i Byrosë përbën përfaqësinë shqiptare. Kjo përfaqësi përbën dhe palën shqiptare në sistemin evropian të Byrove të Sigurimeve.

 

 

Problemet

Këshilli Evropian i Byrove këtë vit nisi një proces intensiv hetimi ndaj byrosë shqiptare, Shkaqet e nisjes së këtij hetimi lidhen në radhë të parë me kriteret financiare të depozitës së sigurisë së Byrosë Shqiptare. Nga të dhënat e pranuara edhe nga vetë Byroja Shqiptare e Sigurimeve, kjo e fundit është në një gjendje deficiti minues 12 milionë euro si detyrim i papaguar ndaj palëve pretenduese. Pika më kryesore është “Fondi i Kompensimit”. Pra nëse një automjet pëson një dëm pas një aksidenti si pasojë me përplasjen me një automjet tjetër që rezulton i pasiguruar, atëherë është Byroja e Sigurimeve ajo që shlyen dëmin. Aktualisht fatura e papaguar e aksidenteve të kësaj natyre shkon në 12 milionë euro dhe Byroja Shqiptare e Sigurimeve ka afro 12 milionë euro dëme të papaguara të kësaj natyre. Kjo është një shifër e rëndësishme në raport me numrin e popullsisë në Shqipëri dhe ka rritur nivelin e riskut të Byrosë Shqiptare. Por përveç këtij borxhi, një tjetër problem është bërë shkas për tensionimin e marrëdhënieve me nuklin evropian të Byrove.

 

Korrespondentët

Deri në vitin 2009, nëse në Shqipëri shkaktohej një aksident dhe shkaktar i aksidentit ishte një automjet i siguruar në një vend evropian, ishte Byroja Shqiptare e Sigurimeve ajo që kryente praktikën e përllogaritjes së dëmit. Në vitin 2009, parlamenti liberalizoi tregun dhe lejoi dhe operatorë të tjerë që mund të kryenin këtë lloj përllogaritje, në bashkëpunim me kompanitë evropiane përkatëse të sigurimit. Pasi nisën të futeshin në treg operatorët e parë privatë që në gjuhën profesionale quhen “korrespondentë”, në Gusht të vitit 2011, Byroja Shqiptare miraton një rregullore, që ua hiqte këtë të drejtë këtyre operatorëve. Vendimi i Byrosë ishte një “rregullore administrative” që dilte kundër një “ligji të miratuar nga Kuvendi”. Operatorët u ankuan në Këshillin e Byrove Evropiane dhe këta të fundit kërkuan shpjegime te pala shqiptare. Këta të fundit i thanë palës evropiane se rregullorja e tyre ishte miratuar dhe nga AMF-ja(Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, që kontrollon tregun e Sigurimeve). Por sikundër rezultoi më vonë, në fakt AMF-ja, por edhe Autoriteti i Konkurencës e kishte konsideruar si të paligjshme këtë rregullore që godiste liberalizimin e tregut. Për këtë arsye, përfaqësues të Këshillit Evropian të Byrove, erdhën në Tiranë në Tetor 2011 dhe nga Byroja Shqiptare u premtua zgjidhja e problemit deri më 31 Dhjetor 2011. Por fiks në këtë datë, përfaqësuesi i Byrosë Shqiptare çoi çdo gjë në pikën e nisjes, duke përjashtuar çdo mundësi për mendimin e rregullores. Pas këtij veprimi autoritetet evropiane nisën monitorimin e tregut dhe të Byrosë Shqiptare, duke mos harruar të theksojnë në raportin paraprak të monitorimit edhe “sjelljen rrugaçërore të palës shqiptare”.

Habjon Hasani November 3, 2013 05:58
Komento

28 Komente

  1. [email protected] November 2, 14:32

    z.Avni Ponari rrugac – thote dokumenti. Nuk e besoj keshtu ne pamje te duket alamet kallepi,por te jete kallep per skrap kurre sme kish shkuar mendja 🙂

    Reply to this comment
    • TURP TE KESH November 2, 15:08

      Jam dakord me parafolesin. Lum Shqiperia dhe Austria per keto biznesmena. Po mendoja me vehte: “Por sikur te mos ta kishim, Cfare do te ndodhte me tregun e sigurimeve……..???

      TuNg

      Reply to this comment
      • fl November 3, 00:01

        Kudo ARNAUTET do dalin si mashtrusa dhe delinkunta te regjur.

        Nuk eshte rastesi me sa duket ….

        Reply to this comment
    • Besart November 2, 15:19

      rrugac e ka pak….ne burg me gjith baxhellat perreth.

      Reply to this comment
    • elio November 3, 23:03

      Ky Zemblaku eshte nje person i pafte dhe i mefshte qe ka qene drejtor i INSIG, rrogen tek INSIG e kishte 4000 Eur, njeriu i Berishes deri ne palce…edhe Ponari po ashtu edhe Ponari b&b me Berishen..per te mos folur per Qemal Dishen burrelsin sekretar partie qe Berishen e ka idhull se e vuri drejtor te INSIG ne vitet 90, gje qe e shqepi me para…ai i Eurosig eshte ai Kuksiani qe ka blere edhe restorant Piaca…IDIOT klasic qe nuk e ka idene e sherbimit qe ka licence te jape…
      Megjithate Ponari dhe Disha e kane menduar mire sepse me kolapsin e sistemit te kartonit jeshil do te beje ndonje police me UNIQA qe vlen neper evrope , me siguri shume me e shtrenjte, dhe do te fitoje shume me teper…Vetem se Shqipetaret do paguajne shume me teper…

      Reply to this comment
  2. Horri i Bulevardit November 2, 14:32

    Ne vitin 2007, nje autobuz me shkuli pasqyren ne rrugen e durresit ne zonen e laprakes, autobuzi iku me perpara dhe une mbeta ne trafik, ndalova dhe fola me nje polic qe ishte dhjete metra me larg dhe i tregova aqe me prishi pasqyren, por polici me tha, se skam cfare te bej se autobuzi iku tani dhe autobuzi ishte futur ne mes te korsive komplet jashte rregullave.
    I mora targen dhe u ktheva ne vendin ku banoj shkova tek sigurimi im dhe ja tregova rastin, ma paguan demin por sigurimi nuk arriti te marre demin e shkaktuar nga sigurimi shqiptar.
    Ky eshte nrast qe mua personalisht me ka ndodhur, por sa raste te tjera ka, dhe mos u habisni nga keto sanksione.
    Shqiptaret i paguajne sigurimet, perse duhet te paguajne shqiptaret, mos duhet te futen ne burg pisat e sigurimeve? besoj se po.

    Reply to this comment
  3. ardi November 2, 14:36

    Eshte nje shembull i qarte qe defshatarizimi i administrates shteterore eshte shume i rendesishem.
    “Ardhja e fshatit ne qytet eshte tregues se kombi eshte ne rezik” thote dikush.

    Reply to this comment
  4. Artur November 2, 14:47

    12 milion euro? ka qen nje hajdute – baxhell drejtoresh te byroja, Valbona quhet. Kjo e ka rrujt byron. Fillon qe ne vitin 2006 historia e rrugaceve dhe delinkuenteve te sigurimeve me ne krye kete Avniun qe permendin francezet…

    Reply to this comment
  5. BESIANA GUSHI November 2, 14:51

    KARTONI JESHIL PER SHQIPERINE MBAN NJE “X” PREJ SHUME VITESH

    Nuk di sa i sakte eshte ky njoftim, sepse me sa me kujtohet vetem nje vit nga fundi i nentedhjetes ka funksionuar kartoni jeshil per udhetime me targa te huaja ne Shqiperi. Kur i kerkon shoqerise se sigurimit te makines kartonin jeshil me mundesi udhetimi edhe ne Shqiperi pas nje buzeqeshjeje shume elegante te pergjigjen “eshte e pa mundur”. Edhe ne sigurimin e 2013-tes te makines ne kartonin jeshil kuadrati AL eshte i kryqezuar si i pavlefshem. Dhe flasim per kompanine me te madhe te sigurimit te makinave ne nje vend perendimor.

    Reply to this comment
    • TURP TE KESH November 2, 15:23

      X qe flet ti Besjana ka te beje me nje vendim te vete kompanise se sigurimeve (besoj ne Itali duhet te jete) qe e konsideron Shqiperine si nje vend me rezik te larte per mashtrime ne fushen e sigurimeve. Ky fakt eshte shume shqetesues por gjithesesi mbetet nje zgjedhje personale e kompanise ne fjale. Por mendo tani, qe nje insitucion Europian po i ve nje kryq te madh Shqiperise dhe askush nuk mund te shese dot siguracione (karton Jeshil) per te udhetuar ne Shqiperi.

      E gjithe kjo histori do te rendoje mbi zhepat tane. Supozo sikur do te besh nje udhetim me Makine per ne turqi. Ne kete rast do te na duhet te paguajme siguracione te vecanta ne MAqedoni, Bullgari dhe Turqi. Kostoja eshte trefish me e larte. Dhe pse, per shkak te makuterise te disa malokeve te mbeshtetur nga pushteti i Berishes.

      Reply to this comment
    • çentrale November 2, 20:10

      e sakte. per ne shqiperi asigurazioni perendimor nuk e jep kartonin jeshil dhe ne kur futemi ne shqiperi paguajme 50€ kot se jemi te pa mbrojtur.
      kjo 50 € mund te quhet rryshfet per asigurazionet

      Reply to this comment
  6. Avni November 2, 14:54

    E liberalizoj tregun ne 2009 ministri financave se kishte Kshilltare nje ordinere Valbona Kaduku qe pasi vodhi Byron u gradua te Bode.Kto jan kalbsinat qe duhen rras mrena n burg e kan venin.Tani sigurimet jan n pik t hallit .Pale AMF…nji tuf inkopetentesh dhe debilash.

    Reply to this comment
    • bocari November 2, 16:28

      Si guracionet ne Shqiperi ajne nje biznes nga me fitimpruresit. Dhe kane mbeshettje te fprte politike sigurisht. Mjaft te mendosh qe e vetmja kosto e tyre eshte te prodhojne nje flete te stampuar qe kushton mbi 150 mije leke tashme. Dhe nuk i pergjigjen kurre detyrimeve sic duhet, por ta sjellin shpirtin en maje te hundes.

      Reply to this comment
  7. TURP TE KESH November 2, 15:05

    A do te merret qeveria me keta hajdute qe vjedhin Shqiptaret (tash e prej sa vitesh) ne mes te dites per diell? Jane 12 milion Euro qe keta trimat e sigurimeve nuk ja paguajne qytetareve qe (megjithese pa faj), kane humbur njerezit e tyre te dashur neper aksidente rrugore. Shtate vjet qe nuk merr demshperblimin nga Byroja, ka nje vajze e vogel e quajtur Elda HASA cila i mbijetoji nje aksidenti ne moshen gjashte vjecare, por qe fatekeqsisht humbi te gjithe pjestaret e tjere te familjes se saj.

    Mallimi i saj ju rente mbi koke…… PLEHRA

    Reply to this comment
    • Polici November 2, 16:08

      Mospagesa e demeve s’eshte gje tjeter vecse vjedhje ndersa tregu i sigurimeve ne Shqiperi eshte nje eshte thjesht nje tjeter forme e Piramadiave Financiare, me ne krye Mr.SIGAL-in. Ponari ka blere jaht personal me leket qe nuk iu paguan te demtuarve.

      Ne cdo vend normal, nje kompani qe nuk paguan demet do te falimetonte ose do ti hiqej licensa. Kurse ketu tek nesh, ajo bufja e AMF-se (qe fle gjume gjithe diten) rri e ben sehirr.

      Cfare pret prokuroria qe nuk i fut brenda per vjedhje keta mashtruesa ordinere??

      Reply to this comment
  8. MUCI MUCI November 2, 16:15

    BE te shoh se mos i fluturojne gjylet mbi BE nga miqte e saj si puna juaj… Lere byrone e BE muci, por shikoni cpo u punoni shqiptareve po u behen varret masive gati nga njrez si puna jote

    Reply to this comment
    • hole November 2, 16:29

      gjeja me e rende me kompanite e sigurimeve per mua eshte faktiq e veprojne ne kushte oligopoli. vendosin cmime te perbashketa. Nuk eshte e drejte. Tregu duhet te kete konkurenmce, vetem ajo i permireson sherbimet ndaj qytetarit

      Reply to this comment
  9. Viktima Aksidenti November 2, 16:15

    Mesa duket kjo u puna e Byrose, ku eshte bere “m…ti kala” paska marre ere ne gjithe europen dhe tani paska qelbur edhe Brukselin. Njerezit s’marrin leket e aksidenteve nga Byroja per vite me rradhe, dhe as qeveria dhe as AMF nuk levizin as gishtin.

    Normal, se me ata jadutet e PD-se, qe drejtojne Byrone ske cfare te presesh tjeter.

    TUNG.

    Reply to this comment
  10. ermal November 2, 17:01

    Nje rrezik per shqiptaret qe duhet te udhetojne me mjetet e tyre neper europe.Por nje rrezik te cilin e kemi ndertuar vete. Kompanite e sigurimeve jane piramida dhe per kete mjafton te shikosh se si lulezojne si kerpudha pas shiut kompani sigurimi. Me lehte ben nje kompani sigurimi se sa nje lavazh makine.
    Keni vene re se ne tere vendin ka vetem shites policash dhe asnje agjent sigurimi? Pra kujtoni piramidat qe grumbullonin para ne c do lagje dhe nuk shperndaninin askun.
    Vini re tregun e sigurimeve dhe shihni si ndryshojne ato me nga 500 perqin a thua u be deti kos.
    Shihni si vepron kompania EUROSIG. Ne TPL shkruan sikur kushton 16800 leke pra ka dhe TPL me te shtrejte per nje autoveture dhe ne fakt arketon dorazi 10000 apo dhe me pak lek. E ka mbushe vendin me letra TPL qe jane shitur dhe deri 4000 leke copa
    Po keshtu nje KARTON JESHIL nje vjecar e shet per 90 euro nje vit. I njejti veprim dhe nga SIGMA. Epo atehere cfare mundet te paguaje nje kompani e tille???
    Besoj byroja ka te drejte por per te ngrene e kane shqiptaret.
    Kompanite e sigurimeve jane bere si kompanite e basteve apo dhe me keq akoma.
    E nevojshme qe qeveria duhet te godase fort ne kete sektor mashtrimesh. Eshte pak e veshtire se ketu i kane parate tere qeveritaret e djeshem por duhet mbrojtur qytetari.

    Reply to this comment
  11. Horri i Bulevardit November 2, 18:38

    Qeveria shqiptare dhe vecanerisht kryeministri dhe ministri i financave dhe i transportit, duhet ta marrin seriozisht kete kercenim, se pasojat do te jene katastrofike per shqiptaret, ku jo vetem duhet te kene me vehte parate qe kerkojne shtetet si garanci per te hyre ne zonen Shengen, por duhet te edhe disa mijra euro, si pagesa jo vetem per kartoni jeshil, per cdo shtet, qe e vejne cmimin si te duan, por edhe para per sigurimin shendetesor, qe eshte shume me i shtrenjte se jeshil.
    Jam i sigurte qe mbas ketyre sanskioneve, shqiptaret qe duan te udhetojne ne zonen Shengen, duhet te kene rreth 20,000 euro neper xhepat e tyre, qe duhet te paguajne ne cdo kufi dhe keto jane para qe nuk kthehen mbrapsh.
    Po u vu ky sanksion i frikshem, do te duhen te pakten 5-vjet, qe te rishifet perseri nga organizmat perkatese europiane.

    Reply to this comment
  12. Bert November 2, 21:42

    O kryeminister, o minister financash mos rrini e beni sehir se nese keta nuk paguajne, jo vetem Kartoni Jeshil do hiqet por ate 12 miljon dollar do i paguj buxheti. O kllufa degjoni. Shkarkoni urgjent drejtusit e Byros dhe te AMF me gjith bordet dhe plan masash urgjent.Byroja ka dal piramid e kuptoni????qe do te thot gjith shoqerit e sigurimeve qe kan Karton jeshil jane piramida. AMF eshte inekzistente. Byron e drejton Avni kryerrugac kryemalok me ca baxhella, cojini per ndjekje penale te gjith se meret prokuroria me kta hajna.Thrisni ekspertet e sigurimeve qe i keni heq nga puna ne 2005.Ka qen nje drejtori te ministrija financave qe bente kto pun.

    Reply to this comment
  13. Vadin November 2, 21:49

    Dolen piramidat e Sales dhe Ritvanit. Ku kan lek te pagujn ata horra kan ble vila e shpi neper Londer, Viene, Toscana…jan hajdut te paftyr.I kan rrujt te gjitha leket. Llogarit i kan bosh ktu.AMF moj AMF si je katandis qe ke detyr ligjore mbikqyrjen e byrose. Ne burg e kan vendin kta plena. Po shoqerit e transportit me kamiona neper bot qe do pagujn qimet e kokes. Po ku pysin kta rrugac dhe delinkuent.Prandja qeveria te mar masa

    Reply to this comment
  14. geno November 2, 22:35

    Ore ky Saimir Zemblaku, mos eshte gje Samir Mane me pseudonim, se Avni Ponarin e dime qe eshte nga nje ish-spiun sigurimi nga Tropoja dhe administron binzesin e familjes serbe te Sali Vicidolit

    Reply to this comment
  15. vlora November 3, 00:02

    Mua me vjen keq per popullin se do i nxihet jeta me levizjet neper Evrope, por per Qeverine e kujdo ngjyre dhe per keta horra qe merren me segurimet tu behet mire. Mua kur ma prishi makinen nje gazetar pa patente, pa letra makine dhe pa dokumeta importi te makines e me targa jo te rregullta ma futen si ata expertet e sigurimeve si policia e katransur. Sigurimi im ne Zvicer e pagoi me mendimin qe do te merrte parat nga Shqiperia. Pas 5 vjetesh me derguan faturen e me thane qe Sigurimi ne Shqiperi nuk pergjigjet per pagesen e une detyrohesha te paguaja 1600 franga. Si mua ka shume. Me mire ta perjashtojne per 5 vjert e pastaj do e hedhin vallen sic jane kushtet e normat

    Reply to this comment
  16. Ardit November 4, 10:16

    Shiko kush jan drejtora kompanish dhe merr me mend cfar behet. Avni Ponari -malok tropojan rrugac ordiner,,,,,,, Qemal Disha-dibran i ndyr pijanec,,,Bardhyl Minxhozi qe pasi vodhi Insigun beri kompanin e vet edhe ai si te gjith copa rrugacit megjithse gjys robi,,,Kadri Morina-kuksjani dhe ky copa rrugacit etj.Te gjith kompanit i drejtojn rrugacet qe kan dashnore.

    Reply to this comment
  17. DEEA May 23, 21:02

    Sa kushton 2vjet siguracion shendetsor tek ju

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*