Paralajmërimi: Shqipëria rrezikohet nga tërmete si të vitit 1967

August 10, 2017 13:02

Paralajmërimi: Shqipëria rrezikohet nga tërmete si të vitit 1967

Vera më e thatë dhe më e nxehtë e 80 viteve të fundit që ka prekur vendin tonë, përveç problematikës aktuale të zjarreve pritet të ketë pasoja edhe gjatë vjeshtës, por edhe më tej.

Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi gjatë një takimi pune në Prefekturën e Tiranës me drejtuesit e zjarrfikësve dhe pushtetit lokal, ka paralajmëruar për rreziqe në një të ardhme jo të largët nga tërmetet dhe shirat.

Pas një vere të nxehtë lind një problem i rrezikshëm. Së pari duhet të kemi parasysh që periudha e ripërsëritjeve të tërmeteve është me kohë dhe limite të përcaktuara.

Duke llogaritur tërmetet e vitit ‘67 në periudhën e kthimit një herë në 50 vite, ne përkojmë me rrezikshmërinë e lartë të tërmeteve në Shqipëri në të dy korridoret Elbasan, Tiranë, Shkodër, Dibër, Korçë, etj.

Ne duhet të jemi të kujdesshëm në raport me situatat e pritshme, pasi kanë nisur lëkundjet e para në qarkun e Elbasanit, kryesisht në Qukës”, ka deklaruar Prençi.

Prençi ka kërkuar gatishmëri të strukturave edhe për shirat që mund të prekin vendin pas muajit shtator.

Ndërsa sa i takon situatës aktuale të zjarreve, kreu i Emergjencave Civile ka kërkuar që të rritet monitorimi në zonat pyjore, në mënyrë që strukturat të lajmërohen që në fazat e para, me qëllim që të minimizohen dëmet dhe që vatrat të vihen nën kontroll më shpejt.

Më 30 nëntor 1967 u përshi nga tërmetet zona Dibër-Librazhd, duke shkatërruar 177 fshatra, ku gjetën vdekjen 12 vetë dhe 174 të tjerë u plagosen.

Karakteristike e këtij tërmeti është thyerja e tokës me gjatësi mbi 10 kilometra e zhvendosja vertikale e dheut deri në 50 centimetra.

August 10, 2017 13:02
Komento

3 Komente

  1. ALI ABDULLAI August 10, 18:07

    ZOTERINJ
    MOS U MERNI ME TEORI TE KOTA. TERMETI AS NU TE LAJMERON DHE AS PERSERITET ME PERIUDHA TE CAKTUARA KOHORE. LERINI ME MIRE SPECIALISTER E GJEOSHKENCES TE FLASIN ME KOMPETENCE DHE MOS PERHAPNI PANI TE KOTE.

    Reply to this comment
  2. perkthyesi August 10, 18:19

    Po vuajme pasojat e babezise dhe makuterise se pashoqe! Shira do te bien, po ashtu dhe termete. Keta te fundit nuk parashikohen dot, sic ka bere zoti Prenci. Megjithate, duke qene vend i brezit alpin, qe nis nga jugu i Frances, Itali, Dinaride, Albanide, Helenide, Tauride, malet Zagros ne Iran, dhe perfundon ne Himalaje, do prekemi vazhdimisht nga veprimtaria sizmike, sepse kjo zone ende nuk eshte stabilizuar meqenese ka moshe gjeologjike relativisht te re.

    Reply to this comment
  3. MH August 10, 20:11

    Megjithate, duke qene vend i brezit alpin, qe nis nga jugu i Frances, Itali, Dinaride, Albanide, Helenide, Tauride, malet Zagros ne Iran, dhe perfundon ne Himalaje, do prekemi vazhdimisht nga veprimtaria sizmike, sepse kjo zone ende nuk eshte stabilizuar meqenese ka moshe gjeologjike relativisht te re.

    Reply to this comment.

    Meqe kjo zone ka moshe relativisht te re.kuptohet se do vashdoj rreformat deri ne stabilizimin e gjendjes.Sepse sot vendi i yne ia asht futur labirinthit te reformave nga sistemi i shoqerise,e do vashdoj deri na palcin e shtresave gjeologjike qe te bahet shteti shtet.Besojme ne parashikimet e specialistit te z.Prençi qe flet me kompetence nga qe i njeh dhe ka eksperience per ditet qe do bjere termeti.

    Pershendetje dy komentuesve te ma siperm:
    ALI ABDULLAI dhe perkthyesi qe insistojne per te mos pranuar verdiktet e specialistit Shemsi Prençi.
    Termetet nuk njoftojne .Po drejtori i din dhe paralajmeron per ti dal puneve para.Paguhet per kete pune dhe asht i sincerte per te mos shperdorue detyre.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim