Aleksi…

January 20, 2018 15:09

Aleksi…

Në  Athinë, për një plumb rikoshetë, polici fajtor u dënua me burgim të përjetshëm… Në Shqipëri, për vrasjen e katër vetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve, askush nuk është ulur në bankën e  të akuzuarve, askush nuk është dënuar. As ata që tërhoqën këmbëzën e kallashnikovit, as ata që urdhëruan “zjarr…!”.

Shënuar një vit, dy vjet, tre vjet, pesë vjet…më parë…

Rishënuar në përvjetorin e gjashtë… për të vazhduar në të shtatin, të tetin… në pafundësinë e një heshtje që vret, e një drejtësie që s’flet…
Asgjë s’ndryshon, asgjë s’krijohet, çdo gjë transformohet nga një harresë në tjetrën…

Aleksandër i quajnë të dy, Aleks i thërresin… babai, nëna, motrat, shokët, miqtë…

I pari është nga Grikë Manatia e Lezhës, fshat në të cilin në vitin 1962, kur isha student, pata pi një kafe siç dinë ta pjekin e shtrojnë njerëzit e mirë, në ditë të mirë.

I dyti, Aleksi i Eksarkies është nga Athina, kryeqytet i vendit nga e ka prejardhjen fjala “demokraci”, fjalë që na vjen nga më se tremijë vjet jetë njerëzore.

I pari, Aleksi i Grikë Manatisë ishte i papunë, baba i tri vajzave dhe vëlla i katër motrave…

Oh sa lot, oh sa dhimbje!…

I dyti, Aleksi i Athinës ishte nxënës shkolle, katërmbëdhjetë pranvera parë e shijuar. Ishte bir i një familje të mesme greke.

I pari, Aleksandri i Lezhës doli në demonstratë për të kërkuar punë për të mbajtur gjallë familjen e tij, vocërraket që zgjatnin duart si zogjtë në fole…

I dyti, Aleksandri i Athinës, doli të shëtisë në lagjen Eksarkia me moshatarët e vet, shëtitje pafajësie fëmijësh në gëzim e hare…

I pari, Aleksi i Lezhës mori një plumb në kokë nga policia e shtetit, një plumb që ka një autor me emër e mbiemër…

I dyti, Aleksi i Athinës mori një plumb rikoshetë nga një polic që shtiu në tokë për të treguar forcën e shtetit në lëngatë…

Për të parin, Aleks Nikën nuk u dha drejtësi, nuk do të ketë drejtësi, nuk do të ulet njeri në bankën e të akuzuarit derisa prokurorë e gjykatës të mos jenë këta që janë, dorë e gjakosur e politikës …
Shtatë vjet kaluan…

Për të dytin, Alexandros Grigoropoulos u zhvillua një gjyq. Polici, edhe pse e mbajti grykën e revolverit në tokë, u dënua me burgim të përjetshëm…

Për të vrarët nga plumbat e shtetit demonstruesit bënë një mullar të madh me lule të freskëta në vendin ku derdhën gjakun, lule që dora vrasëse i fshiu me fshesën e frikës deri në palcë për tërë natën…

Në Eksarkia, vendin ku u vra pesëmbëdhjetëvjeçari grek, çdo ditë, edhe pas kaq vitesh, do të gjesh lule të freskëta…

Dhe jo vetëm lule…

Për Aleksin e Greqisë u dogj Athina, u zhvilluan zgjedhje të parakohshme.
Për të, në kujtim të tij, prej asaj kohe, çdo vit, në ditën e vrasjes, zhvillohen demonstrata të dhunshme, digjet Athina.

Edhe sivjet, pas kaq vitesh dhimbje, pati lëvizje, demonstrata, protesta…

*****

Të hënën e parë të janarit, pas gjashtë muaj bojkoti të pakicës… u mblodh Kuvendi i Shqipërisë. U mblodh dy ditë përpara se Aleksandri i Lezhës, vet i katërt,  të mbushte katër vjet përgjakje të paparë në kohë dhe hapësirë, në historinë e Shqipërisë; ditën me diell, nën vëzhgimin e objektivëve fotografikë e televizivë, drejtpërdrejt, me zë e figurë… U mblodh dhe vendosi të ngrejë një komision kuvendar për “Serverin e Tatimeve”…

Ironi e madhe e kohës. Për vrasjen e katër demonstrueseve paqësorë me shënjestër të drejtpërdrejtë e plumb në ballë e në zemër u hesht dhe vazhdon të heshtet për shuarjen e “serverit” të kryeministrisë, dëshmitarin me zë dhe figurë të urdhërdhënësve të vrasjes së shekullit?!!!

Për një “shpullë” në mjedise të mbyllura të Kuvendit opozita shqiptare në Kuvend gjashtë muaj brodhi të gjitha qytetet e Shqipërisë dhe  kryeqytetet e Evropës së bashkuar me flamurin “Na kanë rrahur”… “Shpulla” është në gjykatë, prej muajsh flitet e shkruhet… ”I ra, s’i ra!?” si në meselenë e bishtit të dhelprës…”E lagu, s’e lagu!?”

Prej vitesh Aleksandri i Lezhës, vet i katërti, kërkon drejtësi, kërkon që ata që morën shënjestër ndaj jetës së tyre, ata që urdhërua vrasjen e tyre të gjykohen….

Në  Athinë, për një plumb rikoshetë, polici fajtor u dënua me burgim të përjetshëm…

Në Shqipëri, për vrasjen e katër vetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve, askush nuk është ulur në bankën e  të akuzuarve, askush nuk është dënuar. As ata që tërhoqën këmbëzën e kallashnikovit, as ata që urdhëruan “zjarr…”.

Aleksin e Lezhës, vet i katërti, partitë politike dhe shoqëria shqiptare i kanë harruar…

Aleksin e Athinës, çdo vit, në ditën kur plumbi i mori jetën në moshën më të bukur të fëmijërisë, e përkujtojnë me demonstrata të fuqishme që nisin në vendin ku e vranë dhe pushtojnë sheshet qendrore të kryeqytetit grek…

Andej ku kam lindur unë dhe ku kam kaluar vitet më të gjata të jetës sime në Atdhe, për vrasjen ka një fjalë të urtë… “Për të tërhequr këmbëzën e patllakes duhet një pendë qe…”

Shteti shqiptar, Berisha, Basha…e tërhoqën këmbëzën e kallashnikovit, lehtë, aq lehtë sa të hiqnin një qime floku rënë mbi këmishën e kollarisur… Dhe askush, tash sa vjet, nuk i ka thirre, qoftë edhe një sekondë të përgjigjen si pjesëtarë në krim. Asnjëherë…

Dhe çuditërisht, si asokohe pjesëmarrës në koalicion e në krim do të mblidhen më 27 janar…

Abdurahim Ashiku – Gazetar, Athinë

January 20, 2018 15:09
Komento

15 Komente

  1. Vetingu per Presdentet kryeministrat ministrat e tranzicionit ! January 20, 15:43

    Nuk ka drejtesi po nuk u happen ceshjte te renda si kjo e 21 Janarit 2011 !
    Nuk eshte vetem 21 Janari, eshte Gerdeci, eshte Otranto ku u mbyten 81 Vet ne det nga anija Italiane ! Ishte nje dite e kobshme kombetare ! Ishte 1997 ! Nuk harrohen krimet e politikaneve te Tranzicionit ! Duhette ngrihet nje Gjykate Speciale per te gjitha krimet e politikaneve te Tranzicionit !
    Hipokrizia e madhe akoma kane fytyre te dalin dhe te luajne politike ne Parlament per te miren e popullit ?!!!

    Reply to this comment
    • teni January 20, 19:51

      I NDERUAR KOMENTUES ;ME TE DREJTE KERKON NJE GJYKATE SPECIALE POR NUK THUASE KUSH DUHET TE BEJE PJESE NE KETE GJYKATE????PER MUA GJYKATA SPECIALE ESHTE POPULLI I HARRUAR PAS TELENOVELAVE TURKE E CIZMES SE MONIKA SIHANUKUT!KJOESHTE FATKEQESI E IRONI SE BASHKU NEKETE VEND KU NJE POPULL I PERGJYSMUAR NGA PORDHET E KINEZEVE TE RADHES TE ARDHUR ENKAS PER TE HELMUAR KETE POPULL NUK COHET POR MERR PERDITE ARRATINE NE PARAJSEN E KAUBOJSAVE TE TEKSASIT PER TE SHIJUAR SKLLAVERINE NEN THUNDREN E TRAPEVE QE TASHME PO JUSTIFIKOJNE SHEMBJEN E PERANDORISE SE TYRE SI DIKUR NE VITET 90 SHEMBJEN E PERANDORISE RUSE!NE KETE VEND NUK PERKUJTOHET 21JANARI ME PROTESTA SE ¨MIQTE¨NA HEQIN SALEN DHE NA OFROJNE LULKEN E TOTO LIKEN SI ZGJIDHJEN E SHEKULLIT.NE KETE VEND MUNGON POPULLI SEPSE KETO 28 VITE SHKERDHATOKRACI TRIMAT I VRAU SALIU TRURI KA MARRE ARATINE FALE GRIN CARTAVE E BUDALLENJTE I BASHKOHEN PD PER TE PROTESTUAR KUNDER VENDOSJES SE DREJTESISE.

      Reply to this comment
  2. sopiqoti January 20, 16:01

    Dhe i pafyryri,ndergjerge pa vrari,urdheruesi per te zbrazur armet kunder te pafajshmeve do te dali e te udheheqi ndjakesit e ti pikerisht per te shkuar tek ai vend ku me 21 Janar jane vrare kater qytetare te fajashem.TURP.

    Reply to this comment
  3. Guri Shyti January 20, 16:18

    Z. Ashiku! I lexoj me endje shkrimet tuaja dhe ndjej respekt te veçante per ju. Si gjithmone, edhe ne kete shkrim, keni prekur, ne menyren tuaj shume te veçante, nje plage qe kullon gjak tash shtate vjet. Jane te verteta te gjitha ato qe shkruani. Jane ulerites faktet qe do te çonin ne burg kedo, ne çdo vend normal, ku ligji eshte i barabarte per te gjithe, atje ku synojme edhe ne te perfshihemi. Shpresojme qe, tani, me marrjen ne dore te nderkombetareve vendosjen e drejtesise ne Shqiperi, deshira juaj, por edhe e çdo shqiptari te ndershem, te plotesohet.

    Reply to this comment
  4. perkthyesi January 20, 16:51

    Ne se nje dite do te kete vertete drejtesi ne kete vend, kerkohet domosdoshmerisht nje burg i stermadh, sepse, sinqerisht jane te shumte ata delenxhinj qe e kane marre dhe vazhdojne ta marrin ne qafe kete popull te fatkeq!

    Reply to this comment
  5. fteri January 20, 18:06

    Me dhimbje të madhe !…
    ….Populli shqipëtar mes luleve,lotëve e dhimbjeve i përcolli katër djemtë e sajë në parajsë ,ishte DORA E ZEZË,që u mori jetën në lule të jetës i vrau më 21 janar v. 2011 ,është e njëta DORË E ZEZË që vrau 26 vetë në Gërdec,është DORA E ZEZË që vrau qindra shqipëtar të tjerë si këta dhe nuk është ndëshkuar asnjëher nga drejtësia shqiptare ,përkundrazi shteti garnizonin , kriminal i S.Berishës e L.Bashës i shpërbleu vrasësit ,ato që tërhoqi këmbëzn e armës .

    Kurr shqipëria nuk kishte pa’ më të madhë gazep .data 21 janar 2011 solli t’ madhen ZI .Lotët në faqe rrodhën si kroi ,u nda nga ne sot Aleksi ,Hekuran Deda ,Ziver Veizi ,e Faik Myrtaj dëshmorët e 21 janarit 2011 u vranë para ndërtesës së kryeministrisë .

    Çfar ngjashmërie ?….!…
    me vrasjet e dëshmorëve të 2 prillit 1991-në Shkodër . ,të cilët nuk i panë çeljen e luleve të prillit …. lotët në faqe u rrodhën për Arben Brocin,Bujar Bishanakun,Naim Kryeziun dhe Besnik Cekën ,kur i dhanë lamtumirën e fundit kur toka nan’ gji i mori ,kurr nuk pa Shkodra ma t’madh hidhrim ,edhe nëperka po t’pinte gjakun e hallemëdhjve do helmohej.

    Ç’far ngjashmërie ?,katër viktima ,katër jatë njerzish të humbur ,i njeti vrasës ,i njeti mekanizëm e fshehje dore , e njeta dhimbje , asnjë kriminel real nuk u ndëshkua e nuk u vu para ligjit në pranga ,si në Shkodër edhe në Tiranë .!?…..

    Një hidhërim i madhë ka përfshirë tërë popullin shqipëtarë me afrimin e 21 janarit 2018, urrejtje kundër klasës politike në tërsi dhe S.Berishës ,Lulëzim Bashës në veçanti dhe akoma këta kriminel nuk jan ndëshkuar e prangosur për gjithë këto krime që gjëmën shqipërisë i bënë .

    Por më makabre është situata ,akoma vazhdojnë kriminelët ,protestoin me 27 janar 2018m mbi gjakun e patharë të katër viktimave ,vrasësit kthehen në vendin e krimit !…Po ka pak gjasa ,për “fitore”,protestën Luli ta lexojë si humbje dhe së shpejti ralizim të vetingut dhe prangat e presin e presin në duar .

    Prandaj dilni nëna te sheshi me 21 janar qani sa të shembi ,për vrasjen e djemëve tuj ,ç’ vajti jeta për dhjamë qeni. Çdo lot i dedhun asht një betim për demokracinë e drejtësinë në shqipri .Çdo vrasës do të thyej kokën në shtetin ligjor së shpejti.

    Katër dëshmorët e 21 janarit 2011 si të katër dëshmorët e 2 prillit 1991 në Shkodër
    *****n’ zemrat tona ka me jetu !

    Reply to this comment
  6. skifteri January 20, 18:18

    Analizë shkencore Nga Sokol Baraj .

    Tashmë për çdo shqiptar është e qartë se 21 janari është një njollë e zezë në historinë e shtetit shqiptar, ashtu sikurse janë për të ngjarja e Gërdecit, viti 97, zgjedhjet e 96 etj. E përbashkëta e këtyre ngjarjeve është se në pushtet ka qënë gjithmonë Sali Berisha.

    Sado që 21 Janari është analizuar nga analistë e shoqëria civile, në përgjithësi, ajo ende nuk është zbardhur nga drejtësia, në mënyrë që të vendosë përpara ligjit përgjegjësit e vërtetë, urdhërdhënësit e hapjes zjarr nga garda, me pasojë vdekjen e 4 vetëve dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve. Nga hetimi i sabotuar për këtë ngjarje, mjaft elementë nuk janë evidentuar plotësisht. Do shtoja se edhe ekzekutuesit e këtyre urdhrave, vrasësit materialë, kanë arritur të dalin të pa lagur nga ky krim i bërë ditën për diell, në qendër të kryeqytetit, buzë rrugës së godinës qeveritare, ndjekur live nga sytë e Kryeministrit.

    Sokol Baraj

    Ku qëndrojnë veçoritë e këtij krimi shtetëror, të cilat e bëjnë atë një kazus për t’u studiuar nga katedrat e të drejtës penale, pranë fakulteteve të drejtësisë, jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj.

    1-Vrasjet u bënë nga forca rreptësisht të organizuara dhe të instruktuara për rastet e përdorimit të zjarrit dhe taktikisht të përgatitura për raste kritike.

    2-Vrasjet u benë jo nga ato forca, të cilat ishin në vijë të parë dhe nën presionin direkt të turmave, pra jo nga policia.

    3-Nga ana e turmës nuk u provua për asnjë rast të jetë përdorur armë zjarri ose lëndë shpërthyese, elementë qe do të justifikonin përdorimin e armëve .

    4-Në asnjë rast nuk u pa që turma të organizohej për të hyrë me dhunë në mjediset e kryeministrisë (pamjet filmike tregojnë një moment kur u terhoq policia dhe turma hypi në pjesën e lartë të shkallëve, pa bërë asnjë veprim tjetër, përveç se duke ngritur duart lart).

    5-Asnje viktimë nuk u vra se po tentonte të hynte me forcë, ose pse ishte në posedim të mjeteve ose lëndëve të rrezikeshme. Të gjithë ishin dhjetra metra larg godinës.

    6-U shkelën të gjitha kriteret për përdorimin e armëve përballë turmave (kur turma është e paisur me mjetet e lartë permendura, individualizohet organizatori ose organizatorët, të cilët mund të neutralizohen).

    7-U qëllua direkt mbi turmë në kundërshtim me çdo ligj për përdorimin e armëve.

    Pasojat qenë mjaft të rënda, 4 të vdekur e dhjetëra të plagosur, disa dhe rëndë.

    Në një shtet serioz, autoritetet shtetërore, menjëherë pas kësaj ngjarje do merrnin të gjitha masat e duhura për zbardhjen e sajë, duke i krijuar prokurorisë të gjitha kushtet për një hetim të plotë dhe të paanshëm, me qëllim vënien para përgjegjesisë të personave, që çuan në pasoja kaq të rënda.

    Por ndodhi e pabesueshmja. Kryeministri filloi manipulimin e fakteve dhe të ngjarjes duke bërë lajthitje nga më banalet dhe duke instruktuar dhe mjeket e urgjences të spitalit për mënyrën e plagosjes dhe afërsinë e qitjes, sikur viktimat ishin vrarë nga po vetë turma (çadra pistoleta,thika me helm etj). Gjithashtu nuk u bë asnjë veprim për ruajtjen e vendit të ngjarjes, bllokimi i armëve të efektivave të gardës që ishin me sherbim, ruajtja e filmimeve të kamerave etj. Kulmi qe kur nuk u zbatua nga ana e forcave të policise as vendimi i prokurorise për shoqerimin e të ashtuquajturit “”Grupi zjarrit””, në shkelje flagrante të ligjit nga ana e policisë, e cila nuk mund të gjykojë ose të diskutoj vendimet e prokurorise. Si rrjedhojë, filloi manipulimi i vendit të ngjarjes (fshehja e gëzhojave), manipulimi i armëve të përdorura (ndërrrimi i tytes së pistoletes) dhe fshirja e të gjitha pamjeve të regjistruara nga kamerat.

    Me të drejtë lind pyetja: Nëse garda e policia do kishin vepruar konform ligjeve në fuqi, do i bënin te gjitha këto veprime të paligjshme?

    Absolutisht jo. Ne filmime do dukej qartë, që urdhri ishte dhënë nga komandanti i gardës (ky padyshim i urdhëruar nga dikush më lart) edhe pse viktimat nuk kishin tentuar të hynin brenda godinës së ruajtur nga këto forca dhe të rrezikonin jetën e Kryeministrit. Policia do bënte bllokimin e armëve dhe do kishte shoqëruar “grupin e zjarrit” për t’u pyetur nga prokurorët dhe do merrte masa për ruajtjen e vendit të ngjarjes, në pritje të detyrave të tjera nga prokurorët e ngarkuar për këtë ngjarje. Në rastin konkret do ishte fare normale që nga prokuroria të merreshin në pyetje që nga Kryeministri, ministri i brendshëm e me radhë drejtuesit e policisë e të gardës. Por fatkeqësisht asnjë procedurë normale sa më lart nuk ndodhi.

    Me të drejtë lind përsëri pyetja PSE?

    Sepse duheshin mbuluar gjurmët e një krimi. Sepse viktimat ishin shumë larg perimetrit të ruajtur nga garda. Sepse nuk kishte asnjë kusht për përdorimin e armëve, nga e cila rrezikohej objekti i ruajtjes nga ana e gardës, ose aq më pak rrezikohej jeta e personit që mbante postin e kryeministrit. Sepse urdhri për hapje zjarri nuk ishte dhënë si pasojë e një reagimi profesional e ligjor por… politik. Dhe çdo vrasje politike është antiligjore. Prandaj duhej fshehur e vërteta.

    Dhe ajo qe: Kush urdhëroi për të qëlluar mbi turmën?

    Reply to this comment
    • Dn January 21, 05:33

      Edhe e perbashkta tjeter eshte se Edi rama eshte opozitari eunik para Berishes..
      Thot nje fjale qeni I rrahuri nuk te kafshon kur

      Reply to this comment
  7. skifteri January 20, 18:19

    Analizë shkencore Nga Sokol Baraj ishë zv. ministër i brendëshëm .

  8. Aleksi i Washingtonit January 20, 18:45

    Keq ardhje per zotin Ashiku qe edhe pse kam respect ka bere nje hartim per tetvjecare ( te para viteve 90’).
    .
    Te shmangesh Aleksin e Washingtonit ( e kam fjalen per nenpunsin Arvizu) nga ky artikull I juaj tregon
    se
    -ose nuk ke intelekt te mjaftueshem
    -ose je frikacak te thuash te verteten.
    .
    .E thene troc; Thenia e nepunsit Arvizu Burre shteti dhe yll ne ngjitje per dy vrases seriale eshte jo vetem e pafaleshme por ai behet pjese ne kete vrasje macabre pasi ishte personi me “powerfull” ne Shqiperi dhe fajtori kryesor me veprimet dhe mos veprimet e tij duke u bere pale me Berishistet.
    .
    Gjeja me frikeshme sot nuk eshte saga kriminale e juntes salielezbiberiste por qendrimi tejet frikacak I inteligjencies shqipfolese qe nuk kane guximin te thone se :
    Berisha eshte nje Pinocet I Ballkanit qe u krijua nga stratege ne Amerike dhe Europe per te shtypur te majten shqiptare duke arritur deri atje sa Ramiz Aline..Fatos Nanon dhe se fundi Edi Ramen po I trajtojne si Salvador Alenden.
    .
    Eshte e turpeshme per Ameriken,,BE..Naton..Trampin ( Obamen dje) dhe Merkelin qe Pinoceti i tyre (dhe lulete e tij) jo vetem nuk eshte ne burg per krimin naziskin te 21 janarit por ne 27 janar ai do te shkele me bythe vendvrasjen e tyre pra po shurron jetimet me koqet e Rames dhe bilen e Donald Luse
    .
    I vetmi reagim atdhetar qe ju be tolerimit criminal te miqve tane ndaj salimostres ishte shkrimi I Ilir Yzeirit per kinezerirat e Arvizuse qe e keni me poshte:

    ;;;;;

    Ambasadori i vogël i një vendi të madh (Kinezerirat e Aleksit Arvizu)
    .

    Ambasadori i vogël i një vendi të madh

    Ambasadori Arvizu ishte i ftuar në një emision televiziv dhe paraqiti edhe njëherë performancën e tij si një ambasador i vogël, (jo për nga shtati, por për nga statura), i një vendi të madh.

    Zhgënjimi kur e dëgjon dhe e sheh këtë ambasador nuk është vetëm mënyra se si ai flet, por është mënyra se si na trajton ne shqiptarëve. Zoti ambasador ka zgjedhur të heshtë dhe të mos fajësojë qeverinë shqiptare pse ajo sillet si një qeveri autokratike, që është e pleksur me krimin e organizuar, që ka mbytur tregun dhe që e kontrollon atë me klientët e vet, që ka mbytur median dhe që e ka kthyer Televizionin Publik Shqiptar në një qendër zëri të shëmtuar të reparteve ushtarake të kohës së komunizmit.

    Por, ajo që është më flagrantja, ky ambasador ka zgjedhur të mbrojë dhe të justifikojë një kryeministër që ka në biografinë e tij njëherë mbi 3000 të vrarë në krizën e vitit 1997 dhe 30 të vrarë të tjerë në ngjarjet e Gërdecit dhe 21 janarit.

    Ambasadori i vogël i vendit të madh përmendi me cinizëm se edhe në Amerikë Garda ka vrarë në vitet ’70. Po është e vërtetë dhe shqiptarët e dinë se në Amerikë është vrarë edhe presidenti Kenedi, edhe Martin Luter Kingu, por askush në Amerikë nuk ka qenë në krah të vrasësve dhe askush në Amerikë nuk ka menduar qoftë edhe një ditë të vetme që të përkrahë vrasësit dhe të dënojë viktimat siç bëni ju, zoti Ambasador. Nga ana tjetër, nuk është e gjetur përpjekja që bëni ju për t’u treguar se jeni një njeri i dashur me popullin. Këtyre në shqip ne u themi “kinezërira”.

    Ju e njihni mirë psikologjinë e kinezëve të Maos dhe heroin Lej Fen. Ju mund të lexoni edhe romanin “Koncert në fund të dimrit” të shkrimtarit tonë të madh Kadare. Atje vizatohet bukur ajo që ne i themi “kinezëri”. Në fakt, historia që treguat mbrëmë me atë që ju bëtë kur shkuat të darkoni me zotin Kantrimen te “Tajvani”, pra historia që treguat ju me atë gruan me fëmijën që ju e takuat dhe përkëdhelët edhe fëmijën, të më ndjeni, po nuk ishte e gjetur. Ky lloj populizmi në Shqipëri nuk ngjit, përkundrazi bën efekt të kundërt.

    Ne shqiptarët e kuptojmë shumë mirë vështirësinë që ka sot diplomacia amerikane për të ndikuar në botë. Pas dështimit në Irak e Afganistan, pas krizës së tmerrshme ekonomike, Amerika nuk e ka më atë fuqi që kishte dikur.

    Natyrisht, ne e dimë shumë mirë se Amerika nuk mund të vihej në krye të revolucioneve arabe, se ajo u tregua e matur qoftë me Mubarakun, qoftë me Ben Alinë, se për të ndërhyrë në Libi, u desh që iniciativën ta marrë Franca.

    Pra, të gjitha këto ne i mirëkuptojmë dhe jemi të vetëdijshëm se Amerika nuk mund të na shpëtojë nga autokracizmi dhe nga mafia që na qeveris. Ne e kuptojmë shumë mirë se për ju është i shenjtë stabilizimi, se demokracia do kohë të mësohet, ndaj edhe ju me cinizëm na kujtoni shembujt me vrasje të viteve ’70 që kanë ndodhur në Amerikë.

    Të gjitha këto ne i mirëkuptojmë, ashti siç edhe ju duhet ta dini se ndjenjat tona proamerikane nuk kanë të bëjnë me asnjë ambasador të përkohshëm që vjen në Tiranë.
    Vetëm se ju duhet ta dini i dashur ambasador se me sjelljet tuaja dhe me mbështetjen që i bëni qeverisë në emër të stabilitetit, po i dëmtoni ndjenjat proamerikane të shqiptarëve.

    Në atë intervistë ju do të duhet të përgjigjeshit edhe për një letër të hapur që ju ka dërguar një shqiptaro-amerikan i njohur me emrin Geri Kokalari, por ju zgjodhët të flisni me një gjuhë konspirative duke thënë shpesh e më shpesh se më kanë ardhur disa njerëz e më kanë thënë kështu, më kanë ardhur ca të tjerë e më kanë thënë ashtu.

    Cilët janë këta njerëz që vijnë e ju raportojnë zoti Ambasador? Uroj të mos jenë “të pakënaqurit nga opozita”.

    Do të ishte mirë që ju të mos i dekonspironit këta dashnorë të stabilitetit. Nuk kam ndërmend të analizoj me detaje intervistën dhe sjelljet tuaja, zoti Ambasador. Ajo që më shqetëson është perceptimi dhe imazhi që ju po krijoni me shpejtësi në këtë vend. Dhe një pyetje të fundit, a e kini parë portretin e Anës, vajzës së Ziverit që u vra më 21 janar?

    Në një shkrim timin atë e kam quajtur “Perëndesha e dhimbjes sonë”. Ajo dhimbje që ndjeva atëherë për atë vajzë me buzë të mbledhura dhe me dy pika lot në sy, nuk më është fshitur ende.

    Por kur të pashë e të dëgjova në atë emision televiziv m’u shtua indiferenca ndaj jush dhe ndjeva dhimbje pse Amerika e madhe zgjodhi një ambasador të vogël në vendin tim gjithashtu të vogël.

    Reply to this comment
  9. Lili January 21, 05:39

    Aleksi ne greki kishte ne opozite qe nuk eshte bashkpunetore si aleksi i Tiranes,po kerkoj pa ndrepre qe kriminelet te vihen para Drejtesise.
    Aleksi ne greki nuk i vari shpresat tek politika po tek Drejtesia…

    Reply to this comment
  10. Franci January 21, 08:22

    PS duhet ta shkarkoje urgjentisht Edi Ramen pasi eshte nje frikacak i lindur !

    Reply to this comment
  11. zgalem January 21, 18:47

    Zoti Ashiku – shume aktiv ne faqet e shtypit aktual , perfaqeson plejaden me profesionale dhe me ideale te shtypit shqiptar , trashegimtar i denje i Konices dhe intelektualve te viteve 30 . me gjeni nje kontravajtje llogjike ne shkrimet e Ashikut . Mos u mundoni . Nuk ka . E preferoj Ashikun , sepse dua te verteten . Zgalem

    Reply to this comment
  12. Ana Mesi January 22, 21:12

    Nje shkrim qe te bind se atje ku ka drejtesi te pavarur nga politika, problemet jane ne rrugen e drejte te zgjidhjes mbi bazen e ligjes, kurse atje ku politika nderhyn ne punet e drejtesise nje popull i tere neperkembet e vritet, pa i hyre ferre ne kembe atyre qe shkelin ligjen. Te lumte Abdurrahim!

    Reply to this comment
  13. enter"" January 23, 21:59

    Trishtim.
    Ne mbrojtjen e vrasesve ka faj edhe Amerika, ky vend qe kaq shume po pengon te ardhmen e Shqiperise

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*