Parandalimi i pastrimit të parave, Shqipëria del nga lista e Këshillit të Europës

September 18, 2015 16:31

Parandalimi i pastrimit të parave, Shqipëria del nga lista e Këshillit të Europës

Këshilli i Europës ka  hequr Shqipërinë  nga lista e monitorimit për parandalimin e pastrimit të parave.

Ministria e Financave ka bërë me dije se ky vendim ka ardhur pas rezultateve pozitive në parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Vlerësimi pozitiv vjen pas progresit të arritur nga Shqipëria mbi një sërë çështjesh serioze që e kishin detyruar Këshillin e Europës të mbikëqyrte zbatimin real të standardeve ndërkombëtare në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit.

Dalja nga procedura aktuale e monitorimit konsiderohet me rëndësi është më rëndësi për ecurinë e mëtejshme të vlerësimit të vendit tonë nga Komiteti Moneyval i cili ka si qëllim që të sigurojë që vendet anëtare të Këshillit të Evropës kanë krijuar dhe zhvilluar sisteme efektive kundër pastrimit të parave apo/financimit të terrorizmit  .

September 18, 2015 16:31
Komento

1 Koment

  1. Mark .uk September 21, 16:52

    Dua te pyes se kush eshte arrestuar qe Shqiperia. eshte hequr nga lista.Pse edhe te tilla. rrena po hellni ne treg.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*