Parandalohet krimi brenda familjes, arrestohet kryefamiljari

September 11, 2015 19:36

Parandalohet krimi brenda familjes, arrestohet kryefamiljari

Një krim i rëndë Brenda familjes është mundur të parandalohet nga efektivët e policisë së Fierit.

Policia është njoftuar se në familjen Kapo në fshatin Jagodinë, Fier, ka një konflikt të mprehtë familjar mes bashkëshortëve Aleksandër dhe E. Kapo.

Pas vlerësimit të situatës, u ndërhy në banesë duke bërë ndalimin e shtetasit Aleksandër Kapo, të cilit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një automatik model 56 kallashnikov me një krehër me 17 fishekë.

Shtetasi Aleksandër Kapo u arrestua në kushtet e flagrancës dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

September 11, 2015 19:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim