Paraqitjet e shkëlqyera me Lacion, sa shumë kërkesa për Tomas Strakoshën

December 27, 2017 18:37

Paraqitjet e shkëlqyera me Lacion, sa shumë kërkesa për Tomas Strakoshën

 

Ndeshjet si titullar dhe pritjet vendimtare, ku ndeshja e fundit ishte ajo ndaj Fiorentinëës, e kanë bërë Tomas Strakoshën një prej më të kërkuarve në merkato. I ardhur nga të rinjtë e skuadrës kryeqytetase, talenti shqiptar po luan sezonin e tij të dytë si tutllar në Seria A, dhe po tregon aftësitë e tij fantastike.

Vetëm këtë sezon ai është aktivizuar 24 herë mes kampionatit e kupave, teksa ka pësuar 28 gola, e në 7 ndeshje ka arritur ta mbajë portën të paprekur.

Duke parë klasin e 22-vjeçarit, Lacio e ka blinduar Strakoshën me një rinovim deri në vitin 2022. Gjithsesi, pavarësisht vullnetit të presidentit Lotito për ta mbajtur në skuadër, në adresën e Lacios mund të vijnë shumë oferta nga klube të mëdha. Sajti italian, “calciomercato.it” ka analizuar skuadrat që mund të interesohen për Strakoshën.

I pari është Milani, që në rast shitje të Donarumës, do të kërkojë ta zëvendësojë me një portier po kaq të talentuar. Edhe pse Shezni po bën paraqitje dinjitoze me Juventusin, dhe shihet si pasardhës i Bufonit, “zonja” mund ta kërkojë Strakoshën pasi shqiptari është më i ri se polaku.

Edhe klube të tjera si Napoli, apo ekipe nga La Liga e Premier Liga, mund të shfaqin interes për Strakoshën, pasi cilësitë dhe reflekset nuk i mungojnë aspak.

December 27, 2017 18:37
Komento

1 Koment

  1. Vladimir Dushniku,ish korespondent i gazetes "Sport Ekspres".. December 28, 02:34

    Pa asnje dyshim personalisht shoh tek Strakosha cilesite e nje portieri,qe se shpejti mund te afirmohet si nje nga portieret me te mire ne ….BOTE!
    Reflekset e shkelqyera te tij,fiziku prej akrobati,intuita r vleresimit te veprimeve te kundershtareve para portes dhe vendosjen ne mbrojtje te shokeve te skuadres se tij,jane veti qe duhen vleresuar se tepermi tek ky talent,qe per mua eshte me i vecanti nga te gjithe portieret e tjere shqiptare!
    Per me teper,qe ai keto cilesi po i reflekton ne nje kampionat nga me te fortet ne Europe!
    Per ekipim kombetar te Shqiperise Strakosha do te jete jo nvetem titullar i padiskutueshem,por do ndikoje ne fushe sa per 50% te loftareve te tjere duke dhuruar garanci dhe vetbesim tek te gjithe!
    Siguria qe japin aftesite e Strakoshes ne porte,do te japin shanse reale qe ekipi yne kombetar te shtoje se tepermi veprimet sulmuese dhe pse jo edhe spektaklin ne fushen e lojes!
    Nje keshille :
    Kujdes,se mendjemadhesia eshte nena e te gjitha te keqiave ne sport!
    Jane vleresuar shume talente ne futboll ne rinine e tyre,por u ka hyre vetja ne qejf dhe i kane dhene fund karieres se tyre!
    Pune dhe thjeshtesi pa fund!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*