90% e Shqipërisë do zbardhet nga bora, mund të bjerë edhe në Tiranë

February 25, 2018 14:48

90% e Shqipërisë do zbardhet nga bora, mund të bjerë edhe në Tiranë

Reshje dëbore mund të bien edhe në Tiranë gjatë ditëve në vijim.

90% e territorit shqiptar do të zbardhet nga bora.

Kështu u shpreh meteorologia Tanja Porja në një lidhje telefonike me “News 24”.

Porja shtoi se këtë javë do të ketë ulje drastike temperaturash, që mund të arrijnë deri në -12 gradë celsius në zonat malore.

“90 % e territorit të vendit do zbardhet nga bora. Do shohim flokë dëbore edhe në qytetin e Tiranës.

Zonat e Durrësit, Kavajës nuk do të ketë reshje dëbore.

Përmirësim të situatës meteorologjike do të ketë të mërkurën dhe të enjten, përsa i përket reshjeve, por temperaturat do të vijojnë të jenë të ulëta.

Mund të shkojnë deri në -12 në zonat më të thella malore.

Të premten ka një rritje të theksuar temperaturash.

Fundjavën tjetër i kthehemi kushteve normale të motit”, tha Porja.

a.s/dita

February 25, 2018 14:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*