Parashikimi i amerikanëve: Si do të jetë moti gjatë vjeshtës

August 17, 2017 16:17

Parashikimi i amerikanëve: Si do të jetë moti gjatë vjeshtës

 

Accuweather, kompania amerikane e parashikimit të motit ka publikuar të dhëna mbi temperaturat dhe kushtet klimaterike të Vjeshtës së këtij viti.

Në rajonin e Ballkanit, duket se vera e nxehtë dhe e thatë do t’i lërë vendin një klime lehtësuese.

Zona e shënuar me jeshile që prek edhe veriun e vendit do të mbizotërohet nga reshjet e shiut, që do t’i vijnë në ndihmë thatësirës dhe zjarreve.

Ndërsa për pjesën jugore të Ballkanit, që përfshin vendin tonë, Maqedoninë dhe Greqinë, por edhe për Italinë Qendrore, shirat do të fillojnë pas një Shtatori të nxehtë e të thatë, i cili shton rrezikun për vatra të reja zjarri, shkruan Scan.

Për Shqipërinë, shtatori do të vijë me temperatura më të larta se pjesa tjetër e Europës, për atë që pritet të jetë një vjeshtë e ngrohtë. Ky mot i vjen në ndihmë fermerëve që janë prekur nga ngricat e pranverës dhe valëve të tmerrshme të të nxehtit në verë.

Shirat do të fillojnë vetëm në tetor dhe do rriten gradualisht me kalimin e muajve.

Këto temperatura nuk pritet të jenë problematike, ndryshe nga Europa Qendrore e cila do të vuajë nga periudha thatësire, ku më shqetësuese do të jetë në gadishullin Iberik. Bashkë me mungesën e reshjeve, vjeshta për Poloninë, Gjermaninë, Francës, Spanjën e Portugalinë do të shoqërohet me shumë rreze dielli dhe me temperatura mbi normalen.

“Por kjo kohë e thatë nuk do të zgjasë shumë, teksa një periudhë disa javore me shira do të prekë Europën Qendrore në Tetor”, shprehet meteorologu i Accuweather Tyler Roys.

Shtatori do të jetë i thatë dhe i nxehtë edhe për Britaninë e Madhe dhe do të pasojë një verë më të lagësht se zakonisht, e cila prishi planet e fundjavave për shumë ishullorë.

August 17, 2017 16:17
Komento

1 Koment

  1. enter"" August 17, 20:36

    Accuweather…hahaahaha,
    Shyqyr qe jane keta te na thone se ne vjeshte temp do lehtesohen, se ne nuk e dime..hahahahaha

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*