Parashikimi i motit, priten rrebeshe

October 4, 2016 08:10

Parashikimi i motit, priten rrebeshe

Deri në mesditë, zonat e ulëta dhe bregdetare do të jenë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta, ndërsa me vranësira dhe shira të izoluar do të jetë moti për zonat malore verilindore- juglindore.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të vranësirave duke bërë që i gjithë territori i vendit të rrezikohet nga shira të dobët dhe afat- shkurtër, herë pas here do të ketë edhe rrebeshe.

Parashikohet që gjatë natës i gjithë vendi të mbetet në ndikimin e motit të vranët. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2- 3 gradë në të dy vlerat ekstremale të ditës.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 4 ballë.

October 4, 2016 08:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*