Parashikimi i zymtë i britanikëve: Ky do jetë një dimër vdekjeprurës

November 26, 2017 13:32

Parashikimi i zymtë i britanikëve: Ky do jetë një dimër vdekjeprurës

Europa pritet që të preket nga një dimër i ashpër këtë vit.

Ekspertët britanikë parashikojnë që vendi të preket nga një valë polare i të ftohtit, duke bërë që vetë jeta e banorëve të vihet në rrezik.

Paralajmërimi vjen pasi Britania aktualisht po përballet me fundjavën më të ftohtë të sezonit, me temperaturat të cilat kanë rënë nën zero.

Këtë të diel, një pjesë e vendit u zgjua me temperatura minus 2 gradë.

Meteorologët paralajmëruan për rrezikun e akullit në rrugë dhe autoritetet vendosën sinjalistikën përkatëse në pjesën perëndimore të Britanisë.

Ata parashikojnë që ky dimër të jetë një ndër më të ftohtit i viteve të fundit dhe me më shumë reshje dëbore, ndërsa thonë se temperaturat janë më të ulëta se normalisht për këtë periudhë.

November 26, 2017 13:32
Komento

1 Koment

  1. shpatar November 26, 17:26

    Eshte shume e vertete .Mbas 12 janarit fillon i ftohti qe do te godasi pjesen me te madhe te Evropes .Acari i ftohte do te rritet .Do te ket periudha te shkurtra me intesitet te vogel deri ne fund te muajt.Muaj shkurt do te jete vdekje prures per sa i perket uljes se temperatures dhe debores e acarit .Jo vetem Evropa qe do ta kete ne kurriz por dhe vendet e Ballkanit do te kene te ftohete si asnje here .Mbas 20 shkurtit fillon largimi i te ftohtit.
    Ka kohe qe Bashkite dhe qytetaret te mendohen mire per kete dimer.Masat duhen marr per sistemin e ujte te pishem qe do te goditet rende per shka te temperaturave.Metoda me e mire do te jete mbledhja e debores dhe akullit per ta perdorur per raste emergjence .Ngrohja do te jete shume e veshtire. Kondicjonert nuk do ta perballojne dote ngarkesen . Burime te tjera duhen menduar qysh tani . Perdorimi i ngrohsave me gaz, vajguri e nafte do te mundin te rregullojne ambjentet publike e ato familjare.Kujdes me lendet drusore . Populli do tu turret pyjeve per ti shkaterruar . Qysh tani te planifikohet se ku do te gjenden zonat per tu vene ne dispozicjon per dru me nje kontroll te rrept nga organet e shtetit .Ne treg te hidhen lende djegse dhe aparatura ngrohese ekonomnike per ngrohje .Ne dhomat e gjumit te vendosen ne shtratet kuverta me ngrohje elektrike gjate periudhes se gjumit .Te perdoren veshje te ngrohta si dhe te mbulohen pjeset e ekspozuara me te ftohtin. Levizjet me automjete te jene ne kushtet optimale dhe te shmangen rruget me trashesi debore e akull .Te krijohern rezerva kripe e mbetje teknologjike qe ndihmojne ne qarkullimin normal .Ne vendet problematike te ngrihen postoblloqe me mjete te fuqishme per hapjen e rrugve si dhe te paisur me ndihme emergjence .Ne dite jashte normave te lejuara te pezullohen aktivitetet publike , shkollat. cerdhet ,grumbullimet festive ,aktivitetet kulturore-sportive ,dasmat e festat familjare .Ajrosjet e ambjenteve te behen gjate orve 11 -14 te ditve te ftohta .Perdorimi i lengjeve te ngrohta ne vendin e ujte do te jene shume here me te perdorshmit per te ulur efektet negative te te ftohtit ne trup. .Te konsumohen ushqime qe clirojne energji por kujdes me pijet alkolike mbasi kur teprohen behen vdekjeprurse per te semuret me zemer,tensjon ,me frymarjen dhe melci. .Kontaktet me ajrin e ftohte te behen ne ekujliber me temperaturat e ambjentit .Jo mbas nje ngrohje tek oxhaku te dilet ne ambjentet e jashte. Kontrastet e temperaturave behen burimi i semundjeve qe rezikojne jeten .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*