Parashikimi shqetësues i shkencëtarit Carl Sagan për botën e sotme

September 11, 2017 13:08

Parashikimi shqetësues i shkencëtarit Carl Sagan për botën e sotme

Astronomi Carl Sagan ishte një komunikues i madh i shkencës, i njohur gjerësisht për seri origjinale televizive “Cosmos”.

Ai ishte gjithashtu një shkrimtar pjellor dhe në vitin 1995 shkroi librin “Bota e pushtuar nga djajtë: Shkenca si një qiri në errësirë”, që prek tema të ndryshme, që nga hedhja poshtë e mashtrimeve si rrëmbimet prej alienëve, tek spiritualizmi.

Më poshtë një paralajmërim trazues që deri diku kujton botën ku jetojmë sot.

Shkenca është më shumë se një trup njohurish; është një mënyrë të menduari. Kam një parandjenjë të keqe për Amerikën në kohën e stërnipërve të mi – kur SHBA të jetë një shërbim dhe ekonomi informacioni; kur të gjithë industritë kryesore të prodhimit të kenë shkuar në vende të tjerë; kur fuqi të jashtëzakonshme teknologjike të jenë në duar të pak njerëzve, dhe ata që përfaqësojnë interesin publik as nuk do munden të rrokin problemet; kur populli të ketë humbur aftësinë për të vendosur agjendën e vet, apo me vetëdije të vërë në dyshim ata që kanë pushtet; kur shkundja e kristakleve tona dhe konsultimi nervoz me horoskopin, me aftësitë tona më të rëndësishme në rënie, të paaftë për të dalluar mes asaj që ndihet e mirë dhe asaj që është e vërtetë, ne do rrëshkasim, pothuaj pa e vënë re, sërish në supersticion dhe errësirë”. /bota.a

September 11, 2017 13:08
Komento

2 Komente

  1. Ermal September 11, 13:31

    Meqe populli e paska humbur aftesine per te vendosur “agjenden” e vet, un i drejtohem ketij gazetarit qe te permiresoje fjalorin dhe tja japi tekstet redaktorit para se ti publikoje.

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 September 11, 17:06

    plotësisht të drejtë!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*