Paratë e grabitura në Bllok, banka nuk identifikon dot seritë

September 25, 2016 15:46

Paratë e grabitura në Bllok, banka nuk identifikon dot seritë

Banka e nivelit të dytë e grabitur gjatë gushtit, i ka kthyer përgjigjje prokurorisë,  e cila po përplaset me mbrojtjen që pretendon se paratë e sekuestruara në banesën e njërit prej të akuzuarve janë të ardhura prej qirave.

Burimet nga Prokuroria shpjeguan se banka sqaron se nuk mund të identifikojë nëse nga 16 mijë dollarët dhe gati 4 mijë euro e gjetura në shtëpinë e Robert Kullës janë apo jo valutë e saj.

Ne kishim shpresë, tha një pjesëtar i grupit të hetimit, të konfirmonim burimin e këtyre të ardhurave , por banka ka informuar hetuesit se paratë nuk kishin as numër serie dhe as ndonjë shenjë tjetër dalluese.

Për vjedhjen e gati 200 mijë eurove ndodhen të arrestuar tre persona, Alan Babameto, Robert Kulla dhe Roland Liti. Kulla,  djali i Nehat Kullës, i njohur ndryshe si “Gjenerali”, në Shkallën e Parë u la në arrest me burg me afat 30-ditor pikërisht për këtë shkak.

Masa me afat u konfirmua edhe nga Gjykata e Apelit pasi Prokuroria nuk kishte marrë ende përgjigjje nga banka. I dyshuari këmbëngul se paratë e sekuestruara janë të ardhura nga qiratë e dy objekteve , por deri më tani Prokuroria ka si provë të fortë kundër të dyshuarve, një shenjë gishti që i përket Roland Litit , e konstatuar në vendin ku grabitësit kishin gërmuar për të hapur një tunel, si edhe qelizat e telefonit.

Të dhënat telefonike tregojnë se të pandehurit janë ndodhur në zonën e ish-Bllokut  në kohën kur ka ndodhur grabitja e bankës.

September 25, 2016 15:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*