Parazitë në Kuvend, edhe Strazimiri zë morra!

December 13, 2015 20:08

Parazitë në Kuvend, edhe Strazimiri zë morra!

Plot 18 deputetë shqiptarë u dërguan në shtëpi duke ndërprerë punimet e Parlamentit të enjten e kaluar, pasi gjatë një kontrolli rutinë ata u gjetën me morra. Infeksioni që përshkruhet si më problematiku në historinë tonë parlamentare, ka bërë që Kuvendi të izolohet përkohësisht ndërkohë që spikerja Valentina Leskaj i pezulloi të gjitha seancat deri në një njoftim të dytë.

“Me keqardhje më duhet të njoftoj popullin shqiptare se Parlamenti është përfshirë nga një rast serioz parazitësh të kokës”, tha për gazetarët kryetari i shumicës në Kuvend, Gramoz Ruçi, “ne i kemi larguar deputetët e prekur dhe kemi përvëluar me acid sendet e tyre personale, por situata duhet mbajtur nën kontroll. Nuk mund të lejojmë që të zënë morra edhe krerët e institucioneve te pavarura”.

Burimet në Kuvend bëjnë të ditur se shenjat e infektimit u pikasën së pari kur deputeti Edi Paloka nisi të kruajë kokën fare pa takt. Shumë shpejt, kryesanitarja e Kuvendit, infermierja e lartë Floresha Kungulli vendosi t’i kontrollojë të gjithë deputetët për morra, shami dore dhe thonj të prerë. Ajo i siguroi deputetët e ofenduar se nuk kish asgjë të keqe, morra mund të zërë edhe më pastërtori. Kjo nuk i pengoi gjithsesi, ata që u gjetën të molepsur, të ndiheshin të poshtëruar. “Të gjithë do tallen me mua”, tha deputetja Albana Vokshi që vendosi të rruajë kokën për të hequr qafe morrat, “kjo është akoma më keq se atëherë që erdha e dehur në seancë”.

Situata alarmante bëri që edhe masat e propozuara të ishin drakoniane. Të dëbuarit u urdhëruan të dizinfektonin kokën e tyre, të familjarëve dhe votuesve me vajguri, ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë erdhi udhëzimi që vajguri të zëvendësohej nga karburanti i avionëve reaktivë, keroseni, si më efikas ndaj insekteve bezdisës.

Duhet thënë se përveç të prekurve, më të zemëruar me këtë histori ishin familjarët e deputetëve, të cilët protestuan se drejtuesit e Kuvendit nuk kishin marrë masat e duhura. Sipas të afërmve të deputetit Gent Strazimiri, “ne shpenzojmë një mal me para dhe i dërgojmë fëmijët tanë në Parlament, të bindur se dikush do të kujdeset për ta, se aty ka rregull, disiplinë, higjienë. Nëse situata nuk ndryshon, do ta heqim Gençon prej andej: Imagjinoni sa keq paraqitet situate, sa Gençua të zerë morra! Ballkani ka parlamente të tjera plot, me kushte më të mira. Pikë!”

December 13, 2015 20:08
Komento

17 Komente

  1. Gjiro December 13, 22:02

    Aha, qeka keq puna. po zuri dhe strazo morra, duhet vajguri si qemoti

    Reply to this comment
  2. Gjiro December 13, 22:04

    Po tender per vojin e gurit do bej parlamenti?

    Reply to this comment
  3. info analitike December 13, 22:09

    Po Brace me Ballen si jane? Cfare thone te afermit e tyre?

    Reply to this comment
  4. Lion December 14, 00:12

    Perpjekje per humor te shtirur. Nuk ka nevoje per ksi gjerash.

    Reply to this comment
  5. Saliu Komunist i pabese dhe serb.. December 14, 07:07

    Edhe “Info analiku” ka zene mora, por…. ne bythe, keshtu per t’ja hequr nuk duhet vjguri, por sallam nga ai 180 lekeshi i diktatures. Te afermit e Strazimirit Kacurrels nuk kane pse te fajesojne Parlamentin, ai eshte bartes dhe i ka sjelle nga shtepia morrat, ku sic dihet ata vetem parfumosen qe mos te qelbin te tjeret dhe kane alergji nga uji dhe sapuni. Morri bie tek morrat, ja paskan kaluar edhe Gezim Kulufit rahmet paste, qe i peshonte morri gjysem kile. Pyetem disa te moshur dhe asnjeri prej tyre nuk kishte pare e ndegjuar ndonjehere, qe nje TULLAC si Strazimiri te zere morra, bej esap se sa i qelbur dhe pis eshte ky spiun qe ka pamjen e Inspektor Zhaverit, tek filmi francez “Te Mjeret”. Vokshi vete nuk ka faj per morrat, ato ajo i ka zene ne motelet ku kalon shumicen e kohes………

    Reply to this comment
    • info analitike December 14, 21:06

      Po mjaft o derezi se ia kalove edhe Ver Llapes. Ju ka mbetur mendja tek bitha me keq se kumandarit. Shkruaj ndonje gje te mencur nese je i zoti te artikulosh nje mendim, pa keto budallalleqe i degjon nga adoleshentet. Po me sa duket aq ta pret edhe ty.

      Reply to this comment
  6. pallderri December 14, 07:23

    jeni ftohur ne tajare ju,qe beni keshtu humori.keni marre fund,keni shteruar.

    Reply to this comment
  7. vasil December 14, 12:59

    Nje gje eshte e vertete,qe morrat jane shume me pak parazit,se koka qe i mban.

    Reply to this comment
  8. Moza December 14, 14:06

    Disa prej ketyre jane morra dhe vet.

    Reply to this comment
  9. enveri December 14, 17:54

    Nuk quhet me semundja e zenies se morrave ! Quhet semundja Strazimiri sepse ai eshte morri vete. Dhe madje mor i keq

    Reply to this comment
  10. gjermani i fundit December 14, 18:05

    parlamenti ka 20 e kusur vjet qe ka zene kepusha, plot 140

    Reply to this comment
  11. bobo December 14, 18:56

    Ata deputete qe kane zene morra, duhet tu hiqet mandati dhe te qerohen nga parlamenti nje here e pergjithnje.

    Reply to this comment
  12. toku December 14, 19:35

    Fol morracaku per morracakun….ahahah

    Reply to this comment
  13. Kusaxhe December 15, 13:03

    Turp i madh per deputetet mendoje Kur deputetet Po populli i shkrete Ku eshte

    Turp e faqja e zeze e kan mendjen vetem te vjedhin sa me shume turppppp

    Reply to this comment
  14. Mjeku infeksionist November 19, 14:54

    Vaj Vatani e mjere mileti..
    Shqiperine MEME se ce gjeti.
    Sa zjarr nga deti zjarr nga qielli
    Neno ti- na nxir “parlamenti” nga derti !
    …O bir NENA ua ka thene;
    Nga ata s’keni asnje per te qene
    Dhe ata qe nena i kish me kimet,
    Jane bere pula,asnje “gjel” si sheh
    Pula te lagura she, ne parlament
    “Sterilet” ruajne veten e vet..
    Dhe “zoti’ tyre, tere kepushe
    Me keq se “morri” larushe…
    Nje ilac per te shpetuar ka
    Te gjithe duhen futur ne vaska.
    Mall! te shohim nonje pa MORRA
    Se atyre ju eshte mbyllur goja….
    Me vjen keq se, si shohin THERIAT
    Se ato ua mbullijne thinjat.
    Mire qe kaloi e ” E enjtia MORRAVE”
    Mos qofshin mora te “paranices”!
    Shpetimi i vetem”ilaci diegia”..
    kufomave…
    (ne doni te shpetoni nonje mbetur pa to).
    V.O. Strazimirit mos ia qani hallin
    Ai ka imunitet natyrore prej MORRIT!
    Vec llereni te KRRUHET !
    Mjeku infeksionist
    .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*