Paris, miliarderët dhurojnë miliona euro për rindërtimin e katedrales

April 16, 2019 10:27

Paris, miliarderët dhurojnë miliona euro për rindërtimin e katedrales

Të gjitha veprat e artit që kanë qenë në brendësi katedrales janë ruajtur dhe transferuar brenda natës në Hotel de Ville, seli e komunës. Sipas autoriteteve vendase veprat do të transferohen në muzeun e Louvre ditën e sotme dhe të nesërme.

Pas më shumë se 9 orësh betejë me flakët, zjarrfikësit arritën të vënë nën kontroll zjarrin që përfshiu një pjesë të madhe të katedrales së Notre Dame de Paris. Autoritetet franceze thanë se arritën të shpëtojnë nga djegia dy nga kullat e katedrales dhe strukturën shkëmbore të godinës Gotike, 850-vjeçare.

Ndërkohë në të gjithë Francën kanë nisur fushta për mbledhjen e fondeve për rikonstuksionin e katedrales së famshme. I pari që dhuroi 100 milionë euro ka qenë miliarderi francez, François-Henry Pinault, bshkëshorti i aktores së njohur Salma Hayek dhe pronar i Kering group, që përfshin linjat e famshme të modës, Gucci dhe Yves Saint Laurent.

“Unë dhe babai im kemi vendosur të dhurojmë 100 milionë euro për rikonstruksionin e katerdrales Notre Dame”- ka thënë në një njoftim për shtypin francez.

Edhe një tjetër familje e pasur në Francë ajo, Arnault pronare e grupit luksoz, LVMH që përfshin mbi 70 marka të njohura si Christian Dior, Bulgari, Guerlain dhe Louis Vuitton ka njoftuarse do të dhurojë 200 milionë euro për rikonstuksionin e katedrales.

l.h/ dita

April 16, 2019 10:27
Komento

2 Komente

  1. Monika hajdute me cizme April 16, 14:04

    Une bujar nishani pa mustaqe do jap pronat e kishes qe mu dhane pa te drejte…
    Una sali uk berisha me familjen do japin paret e gerdecit dhe xhiron vjetore nga shitja brekeve te nuses tone te dashur.
    Une munika do jap shufra floriri nga ato te ilirit nga krraba
    Lyl basha nga rruga e kombit dhe thesin e vefes

    Reply to this comment
  2. pasi vjedhin me zjarre e me hekur, djersen e punetorit, behen ALTRUISTE .... April 16, 14:19

    kur njerezimi, do RIFILLOJE (pas renjes se komunizmit dhe mungeses se KRISHTERIMIT) te shkoje ne hanxhare …MILIARDERET ???…..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin