Paris SG “i vjedh” një tjetër talent Barcelonës…

September 14, 2017 18:15

Paris SG “i vjedh” një tjetër talent Barcelonës…

Tanimë është një luftë pa kushte: Paris SG i merr Barcelonës, atë që mund të konsiderohet si Messi i ri, 15-vjeçari Kays Ruiz. Sulmuesi është liruar nga katalanasit, pas saksioneve që i kanë arritur nga FIFA, si pasojë e investimeve të parregullta në sektorin e moshave.

Pas një “jo” absolute për shitjen e Verratti dhe pas blerjes së Neymar, duke paguar klauzolën për prishjen e saj, klubi parisien tregon edhe një herë vullnetin për të sfiduar katalanasit.

Tani, Paris SG merr edhe Kays Ruiz, futbollisti i ri me origjinë franceze, pjesë e Francë U-16 dhe prej 7 vitesh ka mbajtur fanellën me numrin 10 në Akademinë e Barcelonës. Lojtari i lindur në vitin 2002 konsiderohet si një gjeni në Spanjë dhe në Francë.

Ai ka firmosur një marrëveshje parake deri në vitin 2020 me Paris SG. Në momentin që do të bëhet 16 vjeç do të firmosë edhe kontratën e parë si profesionist. Edhe te PSG U-17 e U-19 ku do të luajë në këtë sezon, talenti Kays do të mbajë fanellën me numrin 10.

September 14, 2017 18:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*