Parkimi me kartë në Tiranë, policia rrugore: Zgjidhje për të lehtësuar problemin

October 10, 2015 14:06

Parkimi me kartë në Tiranë, policia rrugore: Zgjidhje për të lehtësuar problemin

Pak ditë pasi kryebashkiaku i Tiranës njoftoi se pritet të aplikohen parkimet me kartë , policia rrugore që i ka dërguar sugjerimet pushtetit lokal jep detaje mbi këtë çështje.

Shefi i policisë së qarkullimit Ervin Dervishi, shprehet se aktualisht gjobat për parkime të gabuara zënë 40 përqind të abuzimeve nga drejtuesit e automjeteve, ndërkohë që parkimi i gabuar në këndvështrimin policor është edhe një nga shkaktarët e trafikut të rënduar në metropol.

Përveç parkimit publik sugjerojmë parkimin me kartë, që do të thotë për zonën ky qytetari është rezident, përballë një orari të caktuar nga ora 18.00 e mbrëmjes deri në tetë të mëngjesit, qytetari pajiset me kartë përballë një pagese minimale për të parkuar në lagje. Në këtë lagje gjatë natës nuk ka të drejtë të parkojë askush ndaj është edhe pajisja me kartë. Ne presim që kjo ide të bëhet realitet”, thotë Dervishi.

Zonat më problematike për parkimin mbeten rrugët kryesore dhe akset lidhëse të zonave brenda unazës. Megjithatë për policinë rrugore , në vend të parë vijojnë të jenë gjobat për mos vendosje të rripit të sigurisë dhe mosrespektim të semaforit.

Nga ana tjetër kreu i qarkullimit shikon me shqetësim vendimet e gjykatave penale, të cilat nga njëra anë dënojnë qytetarin për drejtim mjeti në gjendje të dehur, ndërsa nga ana tjetër gjatë kohës që ai është nën procedim i kthejnë patentën. Paradoksale konsiderohen nga policia edhe vendimet e gjykatës administrative.

Kemi një rast kur qytetari kreu shkelje pasi ishte nën ndikimin e alkoolit, ne i heqim patentën, gjykata shprehet, që drejtuesi ishte dajua në një dasëm , dhe siç e do zakoni dajua duhet të pije, ne po i mbledhim këto vendime që tua vëmë në dispozicion prokurorisë”, thotë Dervishi.

October 10, 2015 14:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim