Parkimi pa pagesë nëpër lagje, rezidentët duhet të pajisen me kartën e re

March 23, 2018 18:37

Parkimi pa pagesë nëpër lagje, rezidentët duhet të pajisen me kartën e re

Të gjithë banorët që jetojnë në një prej 4 zonave administrative ku aplikohet parkimi pa pagesë duhet të pajisen me Pullën e Rezidentit. Tirana Parking ka njoftuar në faqen e saj zyrtare në internet të gjithë ata banorë që jetojnë në një prej këtyre zonave dhe nëse kanë një automjet, që të paraqiten në zyrat e saj për t’u pajisur falas me Pullën e Rezidentit, çka do i mundësojë atyre parkim pa pagesë.

Gjithashtu Tirana Parking bënë të ditur se vërtetimet e marra për rezident në vitin 2017, nuk janë më të vlefshme dhe se edhe këta qytetarë duhet të pajisen me Pulën e re të Rezidentit. Ndërkohë që për të shmangur çdo lloj abuzimi me Kartën e Rezidentit, kjo agjenci ka rritur edhe më tej elementët e sigurisë.

 Kartat e Rezidentit do të ofrohen për afatin kohor 12 mujor nëpërmjet një pulle identifikuese, e cila është “e personalizuar” dhe do të duhet të vendoset brenda xhamit, në pjesën e përparme të automjetit, “lehtësisht e dukshme” ku shënohet targa e automjetit, afati i vlefshmërisë, numri serial, si dhe numri i zonës.

 Gjithashtu, vendet të cilat janë të përcaktuara për rezidentët nuk janë të personalizuara, që do të thotë se në këto hapësira kanë të drejtë të parkojnë të gjithë banorët që janë rezidentë të asaj zone. Kjo kartë do mund të përfitohet nga qytetarët rezidentë, vetëm pasi të jenë dorëzuar dokumentet që vërtetojnë se qytetari është rezident në një zonë të caktuar, përkatësisht:

1. Certifikatë Familjare.

2. Vërtetim Banimi.

3. Kopje e certifikatës së pronësisë ose kontratës së qirasë /huapërdorjes.

4. Certifikatë për vërtetim pronësie e makinës ose autorizim për përdorim automjeti.

5.Leje qarkullimi e automjetit që do të pajiset me kartë rezidenti

6. Fotokopje e taksave vjetore të makinës.

7. Fotokopje e faturës së UKT-së ose OSHE-së.

Ndërkohë që zonat ku aplikohet projekti i kartës së rezidentit janë:

Zona 1

 Me kufij: Vija kufizuese e qytetit të Tiranës në pjesën Veri/Perëndimore, bulevardi “ZOG 1” në anën Lindore dhe kordoni hyrës me rrugët “Lazi Miho”, “Konferenca e Pezës” duke vazhduar përgjatë bulevardit “Gjergj Fishta” në anën jugore, deri në ndërprerjen me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

 Zona 2

 Me kufij: Zonën përgjatë bulevardit “ZOG 1” në pjesën perëndimore, vijën kufizuese të qytetit të Tiranës në pjesën Veri/Lindore dhe zgjatimin e bulevardit “Zhanë D’Ark” deri në vijën kufizuese në anën Jugore.

Zona 3

 Me kufij: Segmentin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në anën perëndimore, bulevardi “Bajram Curri” dhe përgjatë lumit të Lanës, deri në vijën kufizuese në anën veriore dhe vijën kufizuese të qytetit të Tiranës në pjesën Jug/Lindore.

 Zona 4

 Me kufij: Kordonin hyrës përgjatë rrugës “Konferenca e Pezës” në anën veriore, bulevardin vijën kufizuese të qytetit të Tiranës në anën lindore, zonën përgjatë segmentit të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në pjesën Lindore dhe vijën kufizuese të Tiranës në pjesën jugore të saj.

 o.j/dita

March 23, 2018 18:37
Komento

6 Komente

  1. A.K. March 23, 20:40

    Keta jane cmendur po po na cmendin dhe ne. Ky njeri qe nuk ka bere asgje per permiresimin e parkimeve ne lagje i eshte turrur gjobave dhe gjithe kjo mesele behet se si te vihen sa me shume gjoba duke na i bere jeten cdo dite e me te veshtire.Keta e kane shnderuar gjoben nga mjet edukimi ne mjet fitimi.Turp te kene dhe uroj qe ta kene sa me te shkurter kete qendrim.

    Reply to this comment
  2. info analitike March 23, 21:36

    Jepi lali Eri vazhdo mbjelljen e gjobave e mundesisht thirr te gjithe banoret e Tiranes qe te te vijhne pas me entuziazem. Ky vendos gjobat perpara se te shperndaje kartat se eshte “djale punetor” e nuk ka kohe te prese derisa te behen gati kartat e rezidentit. Pale pastaj ajo vjedhja me regjistrimin e parkingjeve me mesazhe ku jane kryer vjedhje ne shuma te medha ne dem te qytetareve.

    Reply to this comment
  3. mirel March 23, 23:37

    Ca ben ky mo, kafsheri
    Ne asnje vend nuk ka te tilla regjistrime
    Vetem parkimet publike ne qender dhe ne zona te caktuara jane me leke..
    Nuk ngopen keta jo..

    Reply to this comment
    • Hosteni March 24, 12:31

      Mirel ketu ke pjeserisht te drejte. Te tilla rregjistrime ke gjithkund ne evropen perendimore. Por, problemi nuk qendron aty. Problemi eshte byrokracia e tmerrshme dhe pazotesia ketyre per te bere shtet. Certifikate familjare ! Perse? Kopje e certifikates se pronesise, ose e kontrates se qirase ! Uau…i mbaruan keta dhenjet e tapive? Fotokopje e taksave vjetore te makines ! Perse ? Fotokopje e fatures se UKT ose OSHE ! Perse? Ne evrope te kerkohet vetem vertetim i adreses ku banon si edhe dokumenti i pronesise se makines. Kaq. Shajne Enverin por ama akoma me rregjistrat e tij punojne. Shkojne njerezit si gomere duke pritur neper kangjella per nje certifikate. A nuk na kenaqi kryehumoristi i pafytyre Rama kur para disa vitesh tha qe me karten e identitetit kryen te gjitha veprimet ?! Apo ngadale ngadale se helbete edhe femijet njeri pas tjetri behen. Nuk kane zgjidhur akoma problemin e adresave, ka rruge qe jane pa emer, sa e sa gjera te djera qe duhet t´i ofrosh popullit perpara se t´i kerkosh. Shkurt e shqip jane plehra te gjithe.

      Reply to this comment
  4. Adih March 24, 02:05

    E luajtet menc miletin .Ky thote eshte parkim falas dhe kerkon nje tufe dekumentash .
    1….. Hilja e pare eshte te fitoje para per keto dekumenta qe kerkon .
    2 ..Hilja e dyte .Me gjithe nuk e nxjer koken e muhabetit ,i djallezuari e tradhetari i mjaftit ,e ka me ata shofere ,qe nuk banojne ,ne keto zona, dhe ti fusi gjobe ,kur te parkojne ne keto zona .(O tuc je i vetmi ne bote qe do te besh keto pislliqe kinezesh ),kjo nuk diskutohet nga ky hurjahip shejtan budalla ,dhe mbas nje viti ,keto zona parkimet ,,ti beje me para per banoret qe banojne ne keto zona , ,ku sot jane pa pagese .Me falni per edukaten ,,ky po e ben si puna e asj barcaletes ,kur shkoi i fejuari te shtepia e te fejuares dhe ju lut : vetem pak koken dhe as gje tjeter ,mos kij frike ?????. O Kinez ,ne te gjithe boten zonat ,e qyteteve qe jane pa pagese parkimet ,as edhe nje nuk i ben keto brockulla qe kerkon ti ti besh ,dhe e luajte menc miletin . Shkoni e votoni ,per kete e per PS ,o kokpalare dele qorre .Derri do plum ,mos haroni ,thote populli.

    O Erjon ,ti Rama , Basha ,Berisha ,Likja , ministra te gjithe ju ,Pra te gjithe parise se Tiranes pa perjashtim ,makinat e juaja ,ju i furnizoni me karburant ,qe ju vjen nga WIENA .Bile me kupon ,tregojani popullit ku e keni piken . pse i beni hile ketij populli ? , dhe popullit i shisni ate karburant katrahure ,pa diskutuar cmimin ,dhe kjo ka me shume se dy dekada .Turp..Nje pyetje kam per ty o Erjon ,Na thuaj a jeni ju kundershtare politike me PD e LSI ,citeni ne parlament Ballat e konja Brace , me opoziten ,mos harrojme dhe cizmet ,dhe sndiheni fare ,e me qetesi e dashuri per kete pisllek, qe e beni mbi dy dekata dhe popullit i nxirni gishtin e mesit .Pergjgju ,kesaj pyetje po te jesh burre .
    A jeni ju kundershtare politike me njeri tjetrin?
    1 jo
    2 po .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*