Parku i Liqenit, projekt rigjallërimi. Pistë vrapimi, ecjeje e pedalimi

August 27, 2017 15:13

Parku i Liqenit, projekt rigjallërimi. Pistë vrapimi, ecjeje e pedalimi

 

Bashkia e Tiranës ka nisur një nga projektet më të rëndësishme për rigjallërimin e Parkut të Liqenit, atë të ndërtimit të një piste vrapimi, ecjeje dhe pedalimi përgjatë të gjithë liqenit.

“Sot jam dy herë shumë i kënaqur: njëherë si kryetar i bashkisë për një investim fantastik në kurorën e Liqenit, dhe një tjetër herë si vrapues që po përgatitet për ‘Maratonën e Tiranës’. Më në fund po mbajmë premtimin tonë për ta kompletuar pistën e vrapimit të Liqenit të Tiranës. Pista e re fillon nga Kopshti Zoologjik, aty ku mbaron diga, dhe deri në kufi me ‘Pallatin e Brigadave’, që e kompleton në të dyja anët”, tha Erion Veliaj.

Sipas Veliajt, me ndërtimin e pistës së vrapimit, këmbësorët do të kenë ambiente të reja çlodhëse dhe rekreative.

“Kemi pasur ankesa nga admiruesit e çiklizmit prej faktit se, formalisht e kemi ndaluar përdorimin e biçikletës te liqeni prej fluksit të madh të qytetarëve. Kësaj here do të kemi një korsi të dedikuar edhe për çiklistët, që kushdo që të vijë, qoftë për të ndenjur apo pushuar, qoftë për të vrapuar apo për të përdorur biçikletën, të ketë hapësirën e tij në Parkun e Liqenit, i cili sot numëron 300 mijë vizitorë unik çdo vit”, tha më tej Erion Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës tha se ky investim do të shoqërohet me pastrimin e parkut nga të gjitha ndërtimet pa leje, ndërsa u kërkoi qytetarëve bashkëpunim.

“Do të vazhdojmë edhe me Parkun e Farkës dhe atë të Kasharit, por duam që të paktën të përfundojmë njërin nga parqet. Pra, të përfundojmë gjithë pistën, të pastrojmë të gjitha ndërtimet pa leje, që do të thotë që të hiqen gardhet e asaj zone, që deri dje ka qenë e Komunës së Farkës dhe ku zaptimi, tafmaja dhe babëzia ka qenë e përmasave spektakolare. Tani ka ardhur një moment për t’i dhënë një sinjal këtyre qytetarëve të kthehen te prona e tyre. Nëse do të ketë nevojë për shpronësime jemi të gatshëm t’i bëjmë, ama secili duhet të kuptojë që nuk mundet që prej babëzisë personale të prishë pasurinë e përbashkët”, deklaroi Veliaj.

August 27, 2017 15:13
Komento

3 Komente

  1. Hajduti me bllok me ne dore. August 28, 01:45

    Z. Veliaj heren e pare qe ndertove kendin e lojrave per femije te familjeve me bindje si te majta dhe te djatha, mori nje kazem per ta prishur bashke me Korpusin e “Azem Hajdarit Kriminelit” qe te rruajne bythen edhe i paralizuari Kapter Jari, President qe hyri me musteqe dhe doli i rruar.
    Kete rradhe bej kujdes nga shtangisti i “Thaseve me Pare” burri i tranvestites Mona, Like Floriri, por qe do te dale huq si paraardhesi i tij.
    Kete rradhe do te kesh kundershtar edhe tre femijet e Mones qe e kane koken sa nje disk zetori, beme baba e beme nene te te ngjaj.
    Bora vajza e madhe e Kokemedhenjve do te trembe me shprehjen e saj qe do te lere pa mend:
    “Hape rrugen ti i pari se jemi ne nga Skrapari” , nga Cepani ku pula ha vetem gure dhe mut dhe keta jane bere miliar-derre vetem me bordero (bordello) shteti.

    Reply to this comment
  2. shqiptari August 28, 10:54

    dhe betonizimi i parkut te liqenit vazhdon sipas planit ……………..”Bravo” Erush………nxenesi me i mire se mesuesi.

    Reply to this comment
  3. Labi August 28, 10:59

    Po vetëm Parkun e Liqenit ka Tirana ? Po parqe të tjera nuk bën dot ky ? Në vend të ndërtojë një park tjetër në një lagje tjetër të Tiranës, mbeti vetëm te Liqeni ? Për kë e bën ? Po ata që banojnë në Laprakë , te Don Bosko, në Yzberisht, nga Fresku,. te Bërryli, te 21-shi apo Kombinati, të gjithë te Liqeni ? Kjo mendësi, më e pakta, është idiote, më shumë është kriminale. Lagjet e Tiranës duhet të kenë, secila prej tyre nga një kënd lojërash për fëmijë dhe një kënd tjetër për të rinjë mbi 15 vjeç me fushë basketbolli , si kërkesë më minimale.
    Të gjtiha investimet te Liqeni ?????? Edhe lulishten te ish-Parku i autobusave e dha për pallate te klienti i qeverisë.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*