Parkut të Liqenit i rikthehet godina e notarëve, ja transformimi që ka pësuar

February 7, 2018 10:09

Parkut të Liqenit i rikthehet godina e notarëve, ja transformimi që ka pësuar

Kujtdo që ka qenë nga Parku i Madh i Liqenit i ka rënë sy në hyrje të tij një objekt i rrënuar plotësisht, i mbuluar me ferra dhe që kundërmonte erë të keqe. Pak veta e dinin se shumë vite më parë ajo ka qenë një godinë që i shërbente notarëve të liqenit artificial, por e harruar në vite ajo ishte degraduar në një rrangalle që nuk shërbente për asgjë.

Sot ajo godinë i është kthyer notarëve e bukur dhe plotë klas. Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e parqeve dhe Rekreacionit e kanë ringritur nga e para këtë godinë, duke i dhënë asaj rëndësinë që meriton.

Godina e re do të shërbejë edhe si një ballkon panoramik për çdo frekuentues që do të shijojë panoramën, leximin, horizontin.

Është kryetari i Bashkisë së Tiranës ai që na sjell fotot e transformimit, ndërsa shpreh dhe një thirrje për qytetarët që ta mirëmbajnë atë.

“Si ishte – si është? S’ka nevojë për shumë fjalë, për të parë ndryshimin rrënjësor të ish-objektit të Notarëve te Parku i Liqenit. Tani mbetet vetëm të kujdesemi për të!”, shkruan Veliaj. Për të parë ndryshimin rrënjësor mjafton të shihni fotot e mëposhtme.

o.j/dita

February 7, 2018 10:09
Komento

1 Koment

  1. Nunuja nga Cepani February 7, 12:42

    E thoni se nuk ka punuar Lulzim Basha ,kur ishte kryetar i bashkise . Ai ka ruajtur mire traditen ,sidomos te atij viti 1997, kur liderit te tij i shpetoi ne breke……

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*