Parlamenti Europian miraton projektrezolutën për Shqipërinë

April 14, 2016 13:12

Parlamenti Europian miraton projektrezolutën për Shqipërinë

Parlamenti Europian ka miratuar me 428 vota projektrezolutën për Shqipërinë për vitin 2015 të hartuar nga eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan.

Gjatë debatit mbi rezoluten e Knut Fleckenstein për integrimin europian të Shqipërisë në seancen plenare te Parlamentit Europian, ministrja holandeze Jeanine Hennis-Plasschaert dhe komisioneri Johannes Hahn kanë rradhitur si kryeprioritet për Shqipërinë, finalizimin e reformën e drejtësisë pêrmes dialogut politik  dhe fillimin e zbatimit të saj.

Komisioneri Hahn ka thënë se për këtë reformë ka mbetur për t’u hedhur hapi i fundit dhe ndonjëherë hapi i fundit është më i vështiri. Por sipas Hahn, kjo reformë është tepër e rëndësishme për vendin për t’u përdorur si një subjekt manovre politike nga ndonjë parti politike.

Por presidenca holandeze dhe Komisioni Europian janë shprehur qartë, se kjo nuk është e vetmja reformë mbi bazën e së cilës do të vlerësohet Shqipëria.

April 14, 2016 13:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim