Parlamenti Europian “ngrin” marrëdhëniet me Shqipërinë

Arta Tozaj March 29, 2013 21:48

Parlamenti Europian “ngrin” marrëdhëniet me Shqipërinë

Përveç lënies pas dore të reformave për integrimin, situata parazgjedhore ka “ngrirë” edhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Parlamentit Europian. Shtyrjes këto vitet e fundit të rezolutave dhe takimeve ndërparlamentare, i shtohet edhe humbja e dy takimeve vjetore. 

“Aktualisht kemi një pushim të marrëdhënieve mes dy parlamenteve që nënkupton se takimi i planifikuar ndërparlamentar për fundin e vitit të kaluar u anullua, sipas kërkesës së kolegëve tanë shqiptarë. Edhe tani, për shkak të fushatës zgjedhore mbajmë vetëm komunikime informale. Për këtë arsye, mendova se do të ishte mirë të merrja pjesë në konferencën e së hënës të organizuar në Tiranë për të shfaqur flamurin e Parlamentit Europian dhe për të folur mbi bashkëpunimin parlamentar. Ne tani po presim për zgjedhjet dhe formimin e parlamentit të ri. Shpresoj që bashkëpunimi të jetë intensiv, në mënyrë që të kompensojmë edhe kohën që kemi humbur për takime e bashkëpunim konkret”, shprehet Eduard Kukan, kryetar i delegacionit për Ballkanin i PE-së.

Takimi i fundit ishte në verën e vitit të kaluar, takimi i tetorit u shty për në dhjetor e më pas për në prill dhe tani duket se do të ketë vetëm një takim në fund të vitit 2013. Pra, janë humbur dy takime ndërparlamentare. Kush është përgjegjës për këtë?

Situata në Shqipëri, jo ne. Ne i pranuam shpjegimet e kolegëve tanë shqiptarë se gjatë fushatës zgjedhore nuk kishte shumë vullnet dhe shumë premtim për pjesëmarrje të plotë të delegacionit shqiptar pasi anëtarët janë të angazhuar në fushatë dhe është e kuptueshme. Kjo është një situatë objektive që na ndaloi dhe i kuptuam kolegët shqiptarë që na shpjeguan se gjatë fushatës takimet do të ishin përdorur apo keqpërdorur për qëllime elektorale. Është e kuptueshme pasi gjatë fushatës të gjithë tentojnë të kenë sa më shumë vëmendje e vota dhe takimet ndërparlamentare nuk do t’i shërbenin qëllimit për të cilin janë krijuar.

Duke patur parasysh të gjitha përpjekjet e bëra nga Parlamenti Europian për të ndihmuar Shqipërinë, a e prisnit bojkotin e PD-së, anëtare e familjes tuaj politike, PPE-së, në konferencën e Tiranës, ku ju morët pjesë me komisionerin Fyle?

E respektoj vendimin e PD-së. Ishte një konferencë për shoqërinë civile.

Cfarë ndodh nëse Shqipëria dështon edhe këtë radhë me zgjedhjet?

Ky është një spekulim negativ dhe refuzoj t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Unë shpresoj se ata do të sillen në mënyrë të përgjegjshme sepse integrimi europian ka të bëjë me rregullat, vlerat dhe sjelljen e politikanëve dhe partive politike.

Ju jeni në dijeni të sulmeve të vazhdueshme të qeverisë në të kaluarën ndaj Top Channel dhe medias së lirë dhe kritike. Si e shihni sulmin e fundit, tre muaj para zgjedhjeve?

Liria e medias është një vlerë shumë e rëndësishme europiane. Ne i kushtojmë shumë vëmendje këtyre çështjeve dhe shohim se deri në çfarë shkalle është respektuar liria e medias.

 

Arta Tozaj March 29, 2013 21:48
Komento

4 Komente

  1. SALI BERISHA March 29, 23:23

    hahhha me paskan ngi ,,keshtu kam ngri edhe une filip cakulin dikur ma paska kopju
    nejemi ndryshimi per para sb
    \

    Reply to this comment
  2. BAY AREA Ca. March 30, 01:10

    Eshte per te ardhur keq. qe Parlamentaret Evropian , Saliu nuk i ka me ne liste. Z. Eduart Kukan eshte kryetar i delegacionit per Ballkanin ne PE dhe ne te gjitha pyetjet qe i behen, nuk jep asnje pergjigje te realitetit konkret per klasen politike dhe parlamentaret e PD. Kaq naiv i di , ky shqiptaret ?. Na thote e respektoj vendimin e PD , nuk pergjigjem, liria e mediave eshte vlere , keto pergjgjigje jepen ne literatura ose leksione neper shkolla dhe zene vend per cdo fushe sado te ndryshme te jene nga njera tjetra. Qendrimi i pasigurt tani i BE dhe PE do t’ kushtoje popullit Shqiptar me 23 Qershor , ku zgjedhjet nuk do te plotesojne standartet dhe Saliu do te beje vjedhjen e rradhes dhe deformimin e zakonshem
    . Pastaj hahet nje darke te restorant KROKODILI dhe keshtu do vazhdoj.

    Reply to this comment
  3. TROJA March 30, 09:29

    Zoti Kukan;,nuk do kete zgjedhje ne Shqiperi.Lodheni kot,se me 23 Qershor do jene bosh qendrate e votimit.Europa keshtu na do,rumpalle me Saliun ne krye.Po ta na deshironit ne si Shqiperi,do kishit analluar zgjedhjet e 2009,do kishit analluar komedine e bashkise ne Tirane,do kishit nderprere maredheniet me Saliun pas vrasjeve te 21 Janarit.Sot shqiptaret ngrene pyetjen; A eshte Europa demokratike? Perse Europa pranon nje shtet fashist ne zemer te saj?A jane me te koruptuar burokratet e Brukselit se pushtetaret ne Shqiperi??…Se per OSBE dihet boterisht,qe zyrat e kesaj organizate jane ne kryeministri.?? Prandaj dhe shqiptaret kane frike te votojne; nuk kane besim se nuk do ti vjedhe votat Saliu,gjithashtu,per OSBE dhe BE nuk kane fare,fare besim se do mbrohet vota dhe vullneti i popullit.Do degjojme si keta 20 vjet,nje hap para,nje hap mbrapa,te pakten thoni si teoria e Leninit,”nje hap para,dy hapa mbrapa”Pse shkruaj dhe une…kot..Europa na deshiron keshtu si jemi,si para 500 vjeteve,me princa,me feudale,te perçare,grindavece,qe dine ti bejne keq vetem vellait,kusheririt,komshiut….dhe Europa qesh me ne,popull i zbritur nga malet dhe serbet dhe maqedonasit,e perforcojne;jane barinj,qe jetojne si ne mesjete me bageti,e sot kane zbritur dhe kane pushtuar qyteterimin e shekullit te 21…

    Reply to this comment
  4. Gjeraku March 30, 10:48

    Bravo Troja!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*