Parlamenti grek refuzon nderimin për Kaçifan

October 30, 2018 16:43

Parlamenti grek refuzon nderimin për Kaçifan

Që prej së dielës, ambasada shqiptare në Athinë apo objekte që lidhen me shtetas shqiptarë janë nën survejim të rreptë nga policia greke.

Ajo ka rritur nivelin e sigurisë nga frika e incidenteve, si ai i të martës në mëngjes ku zyrat e një agjencie turistike shqiptare u sulmuan me bomba molotov nga persona të maskuar.

Sulmi dyshohet se ka lidhje me ngjarjen e Bularatit ku mbeti i vrarë Kostandin Kaçifa, për të cilin u mbajtën homazhe nga rinia e Vorio Epirit dhe Agimi i Artë.

Një deputete e kësaj partie kërkoi nga Parlamenti të mbajë 1 minutë heshtje në nderim të 35-vjeçarit, por drejtuesi i seancës e shpërfilli propozimin.

“Para se të fillojë diskutimi për rendin e ditës dhe për shkak se në Vorio Epir u vra paburrërisht nga një regjim që përndjek helenizmin vetëm sepse donte që në përvjetorin e 28 Tetorit të valëviste flamurin grek do kërkoja të mbahej 1 minutë heshtje në Parlament në kujtim të 35-vjeçarit Konstandin Kaçifa”, u shpreh deputetja e Agimit të Artë.

“Nuk mendoj se ka ndonjë kundërshti që kujtimi i atij njeriu të nderohet, por mbajtjen e 1 minutë heshtje nuk e parashikon rregullorja, sepse nuk ka një vendim të marrë nga kryetarët e grupeve për këtë gjë“, tha kreu i Parlamentit.

Përplasje mes pati edhe në komisionet parlamentare, ku sërish deputetët të Agimit të Artë kërkuan që të mos bëhet asnjë diskutim tjetër por të nderohet i riu që u vra për flamurin, por kjo u kundërshtua fort nga kryetarja e komisionit që i përket shumicës parlamentare ne pushtet.

Zv/ministri i Jashtëm grek Jorgos Katrugalos bëri thirrje për shmangien e deklaratave të parakohshme, ndërsa kërkoi që policitë e dy vendeve të angazhohen për të zbardhur ngjarjen në rrugë ligjore.

o.j/dita

October 30, 2018 16:43
Komento

2 Komente

  1. Alban October 30, 16:50

    Pse genjeni shqiptaret me keshtu titujsh? Parlamenti grek s’ka refuzuar por e paska graduar nje terrorist ne hero. Sic e thote dhe kryeparlamentari ‘nuk besoj qe ka njeri kundra mbatjes se heshtjes’, por duhet bere sipas procedures. Keto jane maskaralleqe e nje shteti maskara, shovinist qe perkah terroristet e llojit te ISISit.

    Reply to this comment
  2. boss October 31, 00:14

    Nderkohe qe ne Shqiperi nehet Zhurme per pankartat kunder grekeve dhe denohen Shqiptaret kur nga Ana tjeter Greket dekorojne Terroristet dhe mbahet Heshtje ne parlament per ta Perulje e papare ndaj grekeve dhe politikaneve tane qelbesira te shitur.Ambasadori i BE nga ana tjeter ne vend te denoje terroristin grek por na keshillon ne te respektojme te drejtat e minoriteteve kur Greqia nga ana tjeter nuk i nje fare minoritetet. Qeveria mbron greket kur hedhin bomba molotov ne bisneset Shqiptare te ngrihemi dhe ne ti djegim bisneset greke. Derri do plumbin dhe Enver Hoxha e dinte kete prandaj e armatosi dhe izoloi Shqiperine dhe ju trevoi dajakun kurvave Greke

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim