Parlamenti i Kosovës miraton MSA-në, opozita mungon në seancë

November 2, 2015 12:10

Parlamenti i Kosovës miraton MSA-në, opozita mungon në seancë

Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar marrëveshjen e Stabilizim Acosimit me Bashkimin Evropian. Me 86 vota pro u votua marrëveshja në fjalë, ndërsa deputetët e opozitës munguan, përjashtuar njërin prej tyre, Ilir deda.

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa tha se kjo është një ditë e madhe për Kosovën sepse kemi të bëjmë me një dokument tepër të rëndësishëm për Kosovën.

Ne duhet t’i plotësojmë të gjitha kriteret që i kemi pranuar me këtë marrëveshje… Ne do të punojmë me të gjithë qytetarët tanë dhe institucionet tona...”, tha kryeministri.

Ministri për Integrime Evropian, Bekim Çollaku tha se si rezultat i kësaj marrëveshje fati i Kosovës me BE do të jetë i lidhur më ngushtë. Ai tha se mungesa e partive opozitare e zbeh sot arritjen, por tha se do të jetë koha që do të dëshmojë kush ka pasur të drejtë.

Ai tha se MSA-ja në çdo aspekt është e ngjashme me marrëveshjet që kanë shkruar vendet e rajonit, por po ashtu tha se rasti i Kosovës është i veçantë, duke ditur se pesë vende të BE-së e nuk e kanë njohur Kosovën.

“Nga këndvështrimi ligjor MSA-ja për Kosovën ka bazë ligjore të njëjtë si me vendet e rajonit. Republika e Kosovës ka marr përsipër përafrimin e legjislacionit të BE-së në këtë fazë dhe fazat tjera”, tha ai.

November 2, 2015 12:10
Komento

2 Komente

  1. TNT November 2, 18:41

    Ne nje godine qe po shembet te mencurit dalin jashte, budallenjte futen brenda!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*