Parlamenti grek miraton me kufizime buxhetin 2016
Parlamenti i Greqisë ka miratuar mbrëmë vonë buxhetin e vitit 2016, gjithashtu me kufizime të ashpra, ndërsa rritja ekonomike është tejet e vogël, pra me zero për qind me tkurrje të lehtë.
Ekonomia greke ka rënë në recension vitet e fundit. Pro buxhetit votuan 153 deputetë, nga 145 deputetë që ishin kundër, pra me një mazhorancë të vogël.
Buxheti ishte propozuar nga qeveria majtiste e kryeministrit, Alexis Tsipras.
Ky buxhet është në harmoni me marrëveshjen për borxhin trevjeçar me Bashkimin Evropian, të arritur në muajin korrik, dhe në të përfshihen shkurtime buxhetore në shumë prej afro 2 miliardë eurosh dhe rritje të taksave për pothuajse këtë shumë të njejtë.
Borxhi kombëtar i Greqisë parashihet se do të rritet në 188% të GDP-së në vitin 2016, krahasuar me 180% sa ishte këtë vit. /Dita/
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento