Parlamenti si paradë mode, Kodheli: Gratë me xixa si pema e Vitit të Ri

June 3, 2017 11:25

Parlamenti si paradë mode, Kodheli: Gratë me xixa si pema e Vitit të Ri

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka rezerva për parlamentin që sapo mbyllëm dhe që doli nga zgjedhjet e 2013

Ngjason me paradë mode Shumë flokë, shumë çanta, shumë këpucë me taka.

Zonja Kodheli ishte pasagjerja speciale e Rudina Dembacaj në emisionin “Mos i Fol Shoferit” transmetuar mbrëmjen e të premte në Ora News

Në pyetjen e Rudinës se a është bërë parlamenti shqiptar pak a shumë si paradë mode, ministrja Kodheli u përgjigj kështu:  “Parlamenti shqiptar është bërë pak paradë mode. Shumë flokë, shumë çanta, shumë këpucë me taka. Parlamenti është një vend pune, komod, modest. Atje duhet të jesh komod  sepse është një ditë e gjatë pune. Është kaq ditë e gjatë sa që nuk e di se si mund të rrihet në majë të takave. Po i ekzagjeruar është, fare fare, madje dhe në disa raste gratë më dukeshin si pema e Vitit të Ri, që i vihen xhingla, topa, fije,  xixa, kuklla, edhe mbante e shkreta si pemë.”

 

June 3, 2017 11:25
Komento

3 Komente

  1. fteri June 3, 15:19

    Dobësohu moj që të dukesh si jozefina

    Reply to this comment
  2. Besniku June 3, 15:37

    Shume e drejte, sa futen ne Kuvend te gjithe kane ndryshuar pamje, burra e gra. Kuptohet tek grate eshte me e dukshme. Te thuash, I benin karshillek njeri tjetrit. Kurse per ne njerzit e thjeshte, qe paguajme per t’i mbajtur ne pune, eshte nje sehir I pakendshem. E kujt I duhej Valentina Leskaj , qe ndryshoi pamje, veshje etj
    Pale Bregu e Topalli qe konkuronin me çanta e kepuce me taka super te larta e super te shtrenjta.
    E kujtojne se I vlerson njeri per sa broçkullisin!
    Tani qe do rrine ne shtepi te shohim çdo katranosin.

    Reply to this comment
  3. demo June 3, 18:23

    Kete Pemen e vitit te Ri e ka thene Miranda e ATSH,kur pa Lirine te stolisur /Ka te drejten e autorit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*