Parlamenti turk shqyrton heqjen e imunitetit të deputetëve prokurdë

May 17, 2016 16:04

Parlamenti turk shqyrton heqjen e imunitetit të deputetëve prokurdë

Parlamenti turk shqyrtoi sot në seancë plenare një projekt mjaft të diskutuar të amendamentit kushtetues për heqjen e imunitetit parlamentar të deputetëve të përmendur në procedura ligjore, ku partia kryesore prokurde e konsideron si një manovër të qeverisë për të larguar deputetët e saj.

Votimi i parë i fshehtë pritet të zhvillohet pas fillimit të seancës. Procesi përfundimtar i votimit parashikohet për të premten.

Nëse miratohet, ky projektligj i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet, do të pezullonte me anë të një klauzole të përkohshme nenin 83 të Kushtetutës që garanton imunitetin parlamentar të deputetëve.

Përafërsisht 130 deputetë nga 550 në total, të të gjithë partive të përfaqësuara në Parlament, janë zyrtarisht të përfshirë në këtë çështje, ku rreth 50 deputetë janë të Partisë Demokratike të Popujve (HDP), partia kryesore prokurde.

May 17, 2016 16:04
Komento

2 Komente

  1. anticensurë 25642654 May 17, 17:18

    hahaha erdo në veprim të çfrenuar!!

    Reply to this comment
  2. Arben May 17, 21:05

    KUFIJTE E SHTETEVE QE U NGRITEN MBI TERRITORET E PERANDORISE OSMANE, U VENDOSEN NE MENYRE ARBITRARE MADJE QELLIMISHT PER TI MBAJTUR POPUJT NE VARFERI NEPERMJET KONFLIKTEVE TE STIMULUARA.

    FAKT PER KETE ESHTE GJENDJA AKTUALE E GJITHE SHTETEVE ARTIFICIALE TE NGRITURA NGA RENIA E PERANDORISE.

    KETO PROBLEME DO E ZGJIDHEN SHUME SHPEJT, ME RINGRITJEN E PERANDORISE OSMANE, NE KUFIJTE E SAJ NATYRAL.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*