Parodia me Vetingun e politikanëve

September 11, 2018 21:59

Parodia me Vetingun e politikanëve

Genc Burimi

Nuk ka dëshirë më të zjarrtë për një popull sesa transparenca totale mbi figurat që e udhëheqin. Në Shqipëri, kjo kërkesë e opinionit është edhe më therëse përballë një klase politike, që nuk pyet për ligje dhe gëzon një pandëshkueshmëri të plotë.

Dhe já, papritmas, një nga përfaqësuesit më emblematik të kësaj kaste politike shqiptare sfidon ndjeshmërinë dhe inteligjencën e një populli të tërë, duke propozuar një veting të politikanëve. A thua se Lulzim Basha vetë nuk bën më pjesë në këtë kategori të honepsur për shqiptarët. Instinktivisht, një reagim i natyrshëm të vjen në buzë: me kë tallet “Robespierri” Basha? A s’e kupton ai se me propozime të tilla surrealiste shkakton në opinion një ndjenjë pështjellimi si ajo e plakës Nicë në romanin e Kadaresë? Një gjeneral i një ish-ushtrie të urryer, që kishte abuzuar me shqiptarët, kapardisej në një dasmë shqiptare. Sot, Basha është ky gjeneral, pasi partia që ai drejton mban rekordin e abuzimeve në këtë vend, që nga zhdukja e kursimeve të shqiptarëve në piramidat e mallkuara e deri te rënia e katër dëshmorëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Këta të fundit kërkonin edhe ata as më pak dhe as më shumë, një veting të politikanëve në pushtet, asaj kohe me në krye Bashën dhe eprorin e tij.

Politikani i botës së vjetër që ka qenë radhazi ministër (tri herë), ish-kryetar i bashkisë më të madhe në vend dhe tani kryetar i partisë më të madhe të opozitës në vend, kujtohet si Don Kishoti pas 15 vjetësh në politikë, se tani ka ardhur koha për gjueti ndaj politikanëve sharlatanë. Dhe sakën, se mos guxon njeri t’ia hedhë poshtë idenë gjeniale për veting të politikanëve, pasi kështu politikanët mëkatarë do zbulojnë vetveten. Duke marrë stafetën e kësaj nisme qesharako-revolucionare, sigurisht, Basha presupozon se vetë bënë pjesë te kategoria e politikanëve të ndershëm, që s’ka drejtësi ta hetojë. Me vetingun e ri ‘alla Basha’ biles as që do të kishte më nevojë për drejtësi. Kryedemokrati s’mund ta thoshte më troç se kaq, ai mishëron drejtësinë, i takon atij të mveshë tani petkun e drejtësisë dhe të gjykojë speciet e llojit të tij. Kaq vetëmohim, ku i shumëprituri nga drejtësia shfaqet si Batmani, për të bërë drejtësi, imponon respekt. Sofistët e Athinës së lashtë na duken si amatorë përballë talentesh të tilla …

Pikat e dobëta të projektligjit demokrat

Sido që të jetë, Partia demokratike e Lulzim Bashës e ka marrë me sa duket mjaft seriozisht këtë punën e vetingut të politikanëve, në atë pikë sa ajo kërkon që propozimi i saj të hyjë si ligj në Kushtetutë. Në librin themeltar, kemi tashmë një ligj që i ndalon të zgjidhen të gjithë ata shtetas që janë dënuar me burgim në të kaluarën (neni 45). Ishte në bazë të këtij ligji ekzistues që u kërkua me forcë shkarkimi i kryebashkiakut të Kavajës, pasi rezultoi se kish qenë dënuar në “rininë” e tij. Lulzim Basha kërkon të shkojë më tej, ta përforcojë këtë dispozitë ligjore edhe me ndalimin për t’u zgjedhur për “çdo shtetas që ka kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar”. Kjo do të çonte automatikisht në shkarkimin e çdo politikani që do të rezultonte se ka pasur kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar, pretendon seriozisht Partia Demokratike. Ndihet që nuk i është kërkuar ndihmë për konsulencë Komisionit të Venecias. Formulimi i cekët ligjor që propozohet në projektligj të lë gojëhapur. Nuk ka aty asnjë tregues objektiv se mbi ç’bazë identifikohet ”personi i përfshirë në krimin e organizuar”, me të cilin një politikan mund të ketë pasur kontakte. A bëhet fjala për një person që përflitet se ka lidhje me krimin, për një person që po hetohet për lidhje me krimin, apo për një person që është i dënuar në formë të prerë për lidhje me krimin? Projektligji i PD-së nuk përmend asnjë nga këto alternativa, por thjesht mjaftohet të konkludojë se një politikan duhet të shporret nga politika nëse ka pasur lidhje me persona të përfshirë në krimin e organizuar.

I njëjti dilentatizëm vihet re dhe te termi “kontakte”, që politikani mund të ketë mbajtur me personin e lidhur me krimin e organizuar. Si përcaktohen këto “kontakte”? Projektligji është memec dhe në këtë pikë. A është kontakti një takim? Një drekë apo një darkë? Një mail? Një telefonatë? Një fotografi, apo vajtje në pushime bashkë?

Rasti i Fazlliçit

Le të studiojmë një rast konkret. Në bazë të projektligjit të gatuar, punishtet juridike të PD-së të shohim konkretisht nëse politikani duhet dëbuar nga politika për kontakte me një person të përfshirë në krimin e organizuar. Meqenëqë projektligji nuk përcakton se për ç’kontakte bëhet fjala dhe as për çfarë shkalle implikimi në krimin e organizuar (thashetheme apo padi apo dënim), na duket se rasti më i mirë për t’u studiuar është ai sekserit boshnjako-britanik Damir Fazlliç dhe kontaktet e tij me Lulzim Bashën. Ky i fundit duhet të jetë kështu i lumtur që ligji i tij të fillojë t’i aplikohet atij vetë dhe të ballafaqohet kështu me shpikjet fantaziste të juristëve të PD-së.

Po të bazohemi në investigimet profesionale të së mirënjohurës BIRN, Damir Fazllic u akuzua rëndë nga dy ish-ortakët e tij amerikanë në firmën e telekomunikacioneve “Meridien”, se ai “investoi” një milion dollarë për “të blerë” eksponentë të Partisë Demokratike në pushtet në Shqipëri dhe ish-ministrin e telekomunikacioneve të asaj kohe, Lulzim Basha (2005-2007), në mënyrë që ky i fundit t’u sajdiste një koncesion të majmë me Albtelekomin. I njëjti Damir Fazlliç, përmendet po ashtu për lidhje me krimin e organizuar, edhe kur u akuza dhe u vë nën hetim nga Prokuroria shqiptare për blerje tokash në vende strategjike të Shqipërisë me shuma të pajustifikuara, që vinin ose në cash ose nga parajsa fiskale. Me urdhër të ish-Kryeministrit Sali Berisha, hetimet u mbyllën sepse avokate e gjithë këtyre operacioneve kishte qenë vajza e Berishës. Hetimet zbuluan megjithatë se i dyshuari për krim të organizuar, Damir Fazllic, kishte ngritur tre firma guaska në Shqipëri që blinin toka ndonëse s’kishin asnjë aktivitet dhe të ardhura dhe se këto tri kompani menaxhoheshin nga kunati i ish-ministrit Lulzim Basha.

Kur u rikthehesh këtyre fakteve, nuk mund ta përmbash të qeshurën ose katastrofimin kur lexon projektligjin kushtetues të Lulzim Bashës për të spastruar politikën nga politikanë që kanë pasur lidhje me njerëz të lidhur me krimin e organizuar. Veten e tij dhe Damir Fazlliçin, në ç’kategori i fut Lulzim Basha?

Shembuj të tjerë me “okë”

E njëjta analizë mund të bëhet dhe për tragjedinë e jetëve të marra në Gërdec nga shpërthimi i municioneve. Sërish, po t’i besosh shtypit të huaj (amerikan), në origjinë është një aferë e pastër krimi të organizuar për të çuar municione shqiptare (stoqe të vjetra kineze në ndihmë për luftëtarët kundër terrorit në Afganistan dhe Irak, të cilët kujtonin se merrnin municione cilësore nga Europa Lindore. Kjo kontrabandë kushtoi jetë njerëzish në Shqipëri, por nuk i kushtoi asnjë ditë burgim asnjë politikani shqiptar nga ajo klasë politike e Lulzim Bashës, që qeveriste vendin asaj kohe. Sërish jemi në rastin e lidhjeve të supozuara me krimin e organizuar. Si do të zbatohej edhe në këtë rast projektligji i sotëm i Bashës për veting ndaj politikanëve që kanë pasur “kontakte me persona të lidhur me krimin e organizuar”?

Kryedemokrati tallet kështu dy herë me shqiptarët. Një herë (biles disa herë) kur ia doli për mrekulli të mos gjykohej për asnjë aferë (as për lidhjet me Fazlliçin, as për projektimin pa tender të Rrugës së Kombit, as për Gërdecin, as për 21 Janarin …) duke shfrytëzuar mangësitë ligjore (gabimet në procedurë të hetuesve).

Dhe herën e dytë, Lulzim Basha tallet sot, kur u thotë shqiptarëve hajde të përzëmë nga politika politikanët e lidhur me krimin, duke lënë në heshtje nëse ai vetë mund të hetohet. Dhe këtu qëndron i gjithë ekuivoku në projektligjin e PD-së, pasi në këtë projektligj nuk përcaktohet se kush e vendos se një politikan rezulton si i lidhur me persona të lidhur me krimin.

I vetmi projektligj që mungon: Fundi i parashkrimit

Në një demokraci, tagrin dhe kompetencën për të hetuar, gjykuar e dënuar e ka vetëm drejtësia. Me projektligjin e saj, PD-ja tenton kështu ta nxjerrë drejtësinë jashtë loje. Por, do thonë disa, drejtësia në Shqipëri është tashmë jashtë loje! Kur këtë drejtësi, si PD-já dje ashtu dhe PS-já sot, e kanë degjeneruar më keq se një han pa porta, pa dyer e pa çati (gjykatat madhore praktikisht nuk funksionojnë më), kush do t’i gjykojë politikanët, që kakarisin si gjela, më i ndershëm se unë nuk ka? Kjo situatë e një “no man’s land” juridik po i nxit politikanët t’i marrin shqiptarët për budallenj, duke premtuar se do gjykojnë veten me anë të një vetingu të politikanëve nga politikanët. Që do të thotë, se s’do të gjykohen kurrë. Pasi ditën kur më në fund Shqipëria do ta ketë drejtësinë që meriton si çdo komb tjetër i civilizuar europian, atë ditë politikanët do të nxjerrin “xhokerin” e parashkrimit. Çdo krim shuhet dhe nuk ndiqet më penalisht pas një periudhe kohe, sipas Kodit Penal të Shqipërisë. Prandaj paroditë me vetingjet u shkojnë për së mbari politikanëve, pasi me to ata fitojnë kohë. Për aq kohë sa zgjat zvarrë-zvarrë vetingu, drejtësia nuk funksionon. Dhe një drejtësi që nuk funksionon, i lejon krimet të shuhen ligjërisht. Pa mbaruar ende vetingu i Rilindjes që ka nisur para dy vjetësh, ngrihet tani Basha me vetingun e tij që do të zgjaste kush e di dhe sa vjet të tjera. Nëse e kanë seriozisht Lulzim Basha dhe vëllai i tij siamez Edi Drama, siç e quante me ironi një bashkëkombës, le të votojnë me Kushtetutë dhe me Kod Penal që në mot të moteve të mos ketë shuarje të krimeve për politikanët. Pasi shqiptarët ua kanë kuptuar lojën. Ndërsa rrahin gjoksin se do bëjnë namin për të vendosur drejtësi në vend, gjatë kësaj kohe vitet kalojnë dhe hetimet mbi krimet e së kaluarës fiken automatikisht. Le të heqin pra dorë bashkërisht dhe vullnetarisht nga parashkrimi për politikanët. Vetëm atëherë shqiptarët do të fillojnë, jo t’u besojnë, por t’i dëgjojnë.

Kotësia e rideklarimit të pasurive

Projektligji i demokratëve për vetingun e politikanëve përmban gjithashtu edhe një artikull mbi deklarimin e detyruar të pasurive që formulohet kështu: ”Kur subjekti nuk justifikon ligjshmërinë e pasurisë, zbatohet masa e ndalimit për t’u zgjedhur apo emëruar në funksionin publik, mbarimit të mandatit apo shkarkimit nga detyra”.

Po ku ishin këta politikanë, të cilët në vitin 2003, votonin ligjin “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”? U bënë 15 vjet që Lulzim Basha ashtu si Edi Rama dhe gjithë ushtarët e tyre në Parlament e administratë kanë detyrimin ligjor të mbushin formularin mbi te ardhurat dhe pasuritë pranë ILDKPKI-së (Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave). Sa politikanë ka arritur të nxjerrë nga politika ky detyrim ligjor 15-vjeçar? Përse ligji i ri i PD-së, do të funksionoka më mirë se ligji, të cilin vetë PD-já e ka lënë në fuqi gjatë tetë viteve që ishte në pushtet? Këto sofizma juridike i lodhin shqiptarët. Përse Lulzim Basha nuk i zbaton vetë i pari ligjet ekzistuese përpara se ta “bukosë” Kushtetutën me ligje të reja? Ai ka transferuar me qindramijëra dollarë në Amerikë për lobing. Ligjin mbi financimin e partive politike e detyron megjithatë të tregojë burimin e të ardhurave… Ndaj, Shqipërisë nuk i mungojnë ligjet, por vullneti i politikanëve për t’i zbatuar ato dhe dobësia e një drejtësie për të dënuar politikanët kundërvajtës.

Vetingu më i sigurt: Vota e lirë e shqiptarëve

Një ligj do e transferonte vetingun në duart e vetë shqiptarëve: Ligji i ri zgjedhor që po u kërkohet me forcë politikanëve edhe nga partnerët ndërkombëtare. Partia Demokratike po të ishte e sinqertë, duhet t’u thotë shqiptarëve të vërtetën e tmerrshme se ka rënë në ujdi me PS-në në pushtet që mos të ndryshojë legjislacioni zgjedhor aktual. Sistemi aktual, që quhet ndryshe proporcional, me lista të mbyllura, i pengon shqiptarët të votojnë për kandidatin që duan. Zgjedhësit “ftohen” të votojnë vetëm për partinë që është në garë dhe jo për kandidatët e partisë në garë. Lista mbetet monopol i kryetarëve të partive, monopol i Ramës dhe i Bashës, apo i Kryemadhit. Pse kryetarët e partive mos të jenë kandidatë si gjithë të tjerët, në lista të hapura ku zgjedhësi vendos se kujt dëshiron t’i japë më shumë vota? Sistemi aktual i “ngrin” këto lista, në të cilat kryetari i partisë vë veten dhe mercenarët e bindur të tij në vendet e para në listë, ndërsa ata, që populli do të kish vërtetë dëshirë t’i votonte, degdisen nga fundi i listave në vende “të pazgjedhshme”. Nga zgjedhjet fillon vetingu. Le t’i nënshtrohet me vullnet e sinqeritet treshja Basha-Rama-Kryemadhi këtij vetingu popullor. Le ta ndryshojnë ligjin aktual zgjedhor po të duan vërtet që gjërat të ndryshojnë në këtë vend. Nëse u jepet mundësia shqiptarëve të pastrojnë klasën politike, do të jenë ata, politikanët e rinj që do të hedhin themelet e drejtësisë së re. Një popull është i madh kur prodhon burra të mëdhenj. Shqiptarët kërkojnë t’i vënë në provë me zgjedhje të lira e të ndershme, që të tregojnë se dinë edhe ata të prodhojnë burra të mëdhenj si kombet e mëdha ne Europë./ Panorama

l.h/ dita

September 11, 2018 21:59
Komento

19 Komente

  1. Çika September 11, 22:36

    I drejtohem gjithë popullit shqipetar , pamvarësisht bindjeve politike :
    1. Në zgjedhjet e radhës , lokale apo politike të mos përfshihet asnjë deputet , kryetar bashkije , minister apo politikanë të kësaj kategorije që I kanë ushtruar këto detyra pas permbysjes së diktatures .
    2 . Kjo të arrihet permes një referenudumi popullor .
    3. Politikanet e degjeneruar , të djathtë e të majtë duhen detyruar nga protestat popullore , per të miratuar referendumin .
    S’ka rrugë tjetër për t’u çliruar nga kjo mafje!

    Reply to this comment
    • Lili September 12, 08:52

      Yes,cika
      Asnje nga keta mos ti votojme.pike
      Keshtu kryet vettingu.
      Po duhet ne te behem qytetare e mos me i votuar e jo militante te verber

      Reply to this comment
      • Çika September 12, 10:20

        S’besoj se do ketë ndonjë parti politike që të na mbështesë . Sindikata Shqipëria s’ka . Shoqëria civile nuk dihet ku ndodhet .
        Ju bëj thirrje të gjithëve të mblidhemi dhe të përcaktojmë rrugën që duhet ndjekur . Nuk duhet ta lemë Shqipërinë në dorë të tradhëtarëve !

        Reply to this comment
  2. Doni i Qetë September 11, 22:44

    Si gjithmonë i qartë e i kuptueshëm. Të lumtë pena!

    Reply to this comment
    • korçari September 12, 09:20

      Propozimi per nje sistem mazhoritar pra ku listat jane te hapura dhe populli voton per kandidatin qe e vlereson eshte sistemi me demokratik sigurisht ne nje shtet demokratik por a jemi shtet demokratik ku siguria e votes eshte e garantuar?Vetingu eshte ne mes te rruges per drejtesine dhe nuk ka filluar per politiken dhe ku banditet Basha&Salehu&Meta Kryemadhi po dalin me flamurin kunder “Politikaneve te lidhur me krimin”çfare pafytyresie,çfare tallje per shqiptaret.Te urojme qe aleatet tane te medhej (USA dhe Europa) nuk do t’a braktisin vetingun si shpresa e vetme e shqiptareve per te ndertuar me te vertete nje shtet LIGJOR.

      Reply to this comment
  3. Kris 1 September 12, 01:19

    I qarte dhe i sakte.Kunder zgjedhjeve te lira dhe te ndereshme ne rradhe te pare te tre kryetaret por ne rradhe te pare Rama.Shqiperise i duhen maksimumi 70 deputete te zgjedhur direkt nga populli .Ky eshte fillimi i vetingut.Me kete ligj elektoral parlamenti po mbushet me pinjollet e degjenerimit

    Reply to this comment
  4. Zgalem September 12, 01:29

    Genc Burimi , me kete shkrim analitik dhe studimor , e vendos veten ne eliten e rralle te gazetarve aktuale politike . Nuk e kam fjalen se ka kritikuar Bashen dhe PD ,por e ka argumentuar c’do kritike , duke treguar dhe rrugezgjidhjet .Gazetari thote se Luli Basha kerkon te mashtroi popullin shqiptar Nuk dihet ndonje rrast , qe Luli , te kete bere ndonje pune te sakte dhe te kete thene te verteten . Nisma e tij per ligjin e dekriminalizimit u ndermor , per te mbrojtur kreret e politikes , qe jane zhytur ne krime . Kerkon te krijoi nje antiplumb tjeter , per politikanet e kriminalizuar deri ne eshter . Lulin , nuk ke ku ta kapesh se eshte vete krimi , qe ka marre formen e njeriut politik te Shqiperise . Genci nuk ka permendur veprimtarine e Lulashit ne Kosove , ku eshte perfolur per shtepine e verdhe . PD I ka dale borxhit Jozefina Topalli , qe ka shkruar : Luli genjen edhe kur e pyet sa eshte ora ? Populli dhe bota e njef me rrenje Lulin . Genci beri nje rezume te argumentuar te karieres kriminale te Lulit . Vetem Partia e tij nuk e njef Lulin e vertete, qe e mba kryetar dhe I ka pase besuar funksione te larta . Kjo ka vetem nje spjegim PD nuk ka njohur ende ustain e Lulit , Saliun . Zgalem

    Reply to this comment
  5. Aliu nga Selenic September 12, 02:15

    U them qe duhet pa tjeter qe kandidaturat qe do te paraqiten si per pushtetin vendor dhe at qendrore ti nenshtohen vetingut. Ne se nuk behet kjo athere gabohemi rende,! Strukturat e vetingut jan te ngrituar dhe at veten duhet te intensifikojne vbeprimtarin e tyre ne perfundimet qe do te nxjerrin.!

    Reply to this comment
  6. Moni September 12, 07:09

    Perse nuk na ke shkruajtur ndonje gje pikante per “toto Liken” or Gjenc Burimi, pa uje??????????????????Apo ai eshte financuesi!

    Reply to this comment
  7. BLACK SWAN September 12, 07:10

    ngeci dhe Genci;
    te gjithe ne kor me arsyen qe vetting-u po e kerkon krahu gabuar, dmth si ajo parrulla ‘fajin e ka saliu’ , po kur i dhane tepsine Ramiut, doli qe nuk paskish dhe aq faj doktori ….
    po meqe shkruan disa histori te vjetra, ka harrurr Genci qe ngeci, se dhe me dekriminalizimin keshtu tha gjindja , por ama ju doli gjysma e parlamentit jashte, dhe disa komunare , disa dhjetra dmth, jo Shukriu, ai ra per çeshtje tjeter 😛

    vota e lire e shqiptareve ??
    Genci qe ngeci, ti e di qe shqiptaret jane shpirtrober, e derisa te kete nga ata politikanet qe partia si do ne vetting, shpirtrobrit do shiten e do blihen.
    Genci qe ngeci, partia jote le te na jap te drejten e votes neve qe jemi jashte republikes se bananes,

    shume medioker Genci qe ngeci, po ne fakt nuk prisja dhe ndonje gje te madhe te dikush qe ka ngelur te plaka Nice e te gjeneralet e nje ushtrie te ngordhur ….

    Reply to this comment
    • Dora e zeze September 12, 15:09

      ti e paske lexuar mbrapsht artikullin.Menyra si e kane kerkuar PD kete ligj denon ne rradhe te pare vete drejtuesit e PD. Ky eshte nga artikujt me te mire e cilesor qe jane shkruar mbi kete ceshtje. Te lumte Genc

      Reply to this comment
  8. korçari September 12, 09:33

    Propozimi per nje sistem mazhoritar pra ku listat jane te hapura dhe populli voton per kandidatin qe e vlereson eshte sistemi me demokratik sigurisht ne nje shtet demokratik por a jemi shtet demokratik ku siguria e votes eshte e garantuar?Vetingu eshte ne mes te rruges per drejtesine dhe nuk ka filluar per politiken dhe ku banditet Basha&Salehu&Meta Kryemadhi po dalin me flamurin kunder “Politikaneve te lidhur me krimin”çfare pafytyresie,çfare tallje per shqiptaret.Te urojme qe aleatet tane te medhej (USA dhe Europa) nuk do t’a braktisin vetingun si shpresa e vetme e shqiptareve per te ndertuar me te vertete nje shtet LIGJOR.

    Reply to this comment
  9. lom deliu September 12, 11:15

    Genci..!
    Ligji per deklarimin public te pasurive nga nepunesit e emeruar dhe te zgjedhurit eshte qe nga viti 1995 ashtu dhe me VKM te 1996 ne zbatim te statusit te nepunesit ndalohen dhuratat mbi nje vlere, konflikti I interest dhe nepotizmi e detyrimet per kontroll.
    Ligjin e rishkruajten per tu justifikuar per moszbatimin etij, ciç ben me vone me ndyshimet ne ligjet per prokurimet dhe koncesionet qe ti hapej rruge vjedhjes.
    kontrolli I pasurise se tyre dhe te afermeve eshte kudo I detyrueshem. vetem hajdutet kundershtojne kontrollin…..jo me kot merren me pasurine dhe jo si u bera I pasur.

    Reply to this comment
  10. Gazetari September 12, 14:18

    Te lumte Genc! Nje shkrim per te qene, aq me teper qe ata qe jane me PS, mendonin se ti godisje vetem partine e tyre. E tregove qe nuk je kot gazetar ne Paris, por se vertet penen e ke profesion.

    Reply to this comment
  11. Dora e zeze September 12, 15:13

    Te lumte Genc. E ke qare . Nuk ka presje qe te luaje vendit. Me mire se kaq nuk ke shkruar ndonjehere. Me fakte e argumente. Kush ka mend e kupton ,kush arsyeton me bark leje te haje bar

    Reply to this comment
  12. Meta September 13, 12:45

    Nese mendoni Vettigun ne politike,Fillone nga fillimi i krimit<Salih Berisha,Familja e tij djali e vajza dhe e shoqja.Fillojeni nga qqeveritaret e fillimdeomracise,qe nga "koperativisti" me dniehmen e qeveritareve u bene mijonere,Nga pastruesja miljonere,kuptohet bashk me sundimtaret.Nuk shkohet nga bishti por nga koka,Gjarperi goditet ne koke,jo ne bisht.

    Reply to this comment
  13. Detari September 13, 20:01

    Z.Genc,ju jemi mirenjohes per trajtimin e problemit.Ky lancer ne Shqiperi eshte injektuare nga partite politike.Per sherimin e tij duhet nderhyrje drastike…Kur Soloni I madh tha :”Pushteti buron nga populli dhe I takon Atij”,nuk kishe parti politike .Administrata shteterore zgjidhej direct nga populli..ashtu sic Spartanet votuane me gure(zaje ) direkt per te vdekur si qen apo per te vdekur duke luftuare…. “dhe luftune e fituane….Partite politike me menyrat korruptive te votimeve I vodhen popullit pushtetin.Tani ,sic thote Lulushi apo Sozia e tij ne pushtet , Duane te ndeshkojne neten…Mjaft ,Mjaft u tallen me popullin.Partite duhen fshire nga faqia e dheut ..Te votojme si Spartanet ,te firmosim te gjithe per nje Referendum ku populli te marre ne doere pushtetin e gebitur , te zgjedhe direkt udheheqesit e vet perjasthtuare te gjithe ish putsht-et aret e para dhe pas 1990 si dhe ata qe kane vene pasuri ne menyre te pa justifikuare ,gjyqtaret e korruptuare e te tjere sahane -lepires ….Ju falnderoj .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*