Partia Demokratike e meriton Lulin!

July 26, 2017 14:12

Partia Demokratike e meriton Lulin!

Normalisht Lulashi,
duhej të fundosej,
që tani si gjel,
të mos na krekosej!

Lëvizja “Patozi”,
një flluskë rezultoi,
se garën Lulashi,
shumë thellë e fitoi!

Kthehu-i thosh Salës,
i shkreti Patoz,
po Sala për Lulin,
punoi nën rrogoz!

Nuk e ndihmoi hapur,
mortjen Lulëzim,
po sot ka shumë forma,
për komunikim!

Berisha nuk mundej,
ta braktiste djalin,
tek çdo demokrat,
e dërgoi sinjalin!

Them-çdo demokrat,
sinjalin ka marrë,
se Saliu ka,
qindra emisarë!

Po në fund të fundit,
asgjë nuk stonon,
se PD-ë e shkrehur,
Lulin meriton!

PD-së askush,
mos ja ketë merakun,
sepse e ka gjetur,
tenxherja kapakun!

PD-ja e zuri,
veten prapë me gurë,
se me Lulash ziun,
nuk do ngrihet kurrë!

Gjithnjë do të korret,
egjra që është mbjellë,
dhe SHQUP-i do zhytet,
thellë dhe më thellë!

A. Duka

July 26, 2017 14:12
Komento

1 Koment

  1. demo July 26, 20:32

    Lere se mire eshte aty ku eshte!Rama e genjen me nje karamele ne cader edhe Luli vjen vete.Nenje cader me shtrigane,mire eshte aty ku eshte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*