Partia Demokratike po teston durimin e Amerikës

July 18, 2016 16:43

Partia Demokratike po teston durimin e Amerikës

Kur Partia Demokratike u krijua në vitet 1990, ajo e quajti veten si partia e shpresës që do ta hapte vendin me Perëndimin dhe do të ndihmonte në ndërtimin e demokracisë dhe lirisë për një popull të lodhur nga diktatura komuniste dhe izolimi.

Ishte logjike që aleatët e tyre të huaja më të forta do të ishin Shtetet e Bashkuara. Marrëdhëniet demokratike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë rifilluan në mars të vitit 1991, pas një pauze 52 vjeçare nga dekada të tëra sundimi komunist.

Simboli më i qartë i kësaj aleance të re ishin vizita në Shqipëri në qershor 1991 nga Sekretari Amerikan i Shtetit, James Baker.

Raportet e medias treguan se 300,000 persona dolën në rrugë të mirëprisnin Baker me një entuziazëm të paprecedent.

Ata cituan gjithashtu se lideri Partisë Demokratike, në atë kohë në opozitë, Sali Berisha, i tha Baker-it: “Shqipëria ka një mendje demokratike, zemër demokratike, por një trup bolshevik” – dhe i kërkoi Shteteve të Bashkuara të ndihmonin në përfundimin e procesit të demokratizimit.

Në mars 1992, demokratët fituan zgjedhjet dhe Berisha u zgjodh president i vendit.

Por koha ka vërtetuar që atëherë se demokracia s’është një detyrë e lehtë dhe se aleancat e huaja mund të ndryshojnë përgjatë rrugës.

Ylli Pata, një analist politik, dhe redaktor i portalit Tesheshi.com, tha për BIRN se gjatë dy dekadave të fundit demokratët shpesh ishin përplasur me diplomatët amerikanë dhe se deri më tani viti 1996 ishte viti më i vështirë për marrëdhënien,

Në zgjedhjet e majit 1996, të cilat për herë të parë opozita socialiste pretendoi se ishin të manipuluara, demokratët nën udhëheqjen e Berishës fituan 122 nga 140 vende në parlament.

“Pas zgjedhjeve, amerikanët i kërkuan Berishës të përsëriste zgjedhjet në të paktën 40 zona elektorale. Kjo kërkesë nuk u mor në konsideratë dhe Berisha refuzoi gjithashtu të priste një diplomat të lartë amerikan, i cili ishte në Shqipëri për t’u marrë me këtë situatë,” rikujton Pata.

Opozita Socialiste ndërkohë bojkotoi parlamentin dhe gjendja politike u bë edhe më e vështirë. Rënia e skemave të piramidave në janar 1997 solli kaos dhe rebelim dhe për pasojë demokratët humbën pushtetin.

Partia u rikthye në pushtet në qershor 2005 – përsëri me Berishën në krye- duke punësuar American BGR për të marrë përsipër platformën e tyre të rikthimit dhe strategjinë elektorale.

Demokratët “u përpoqën t’i zgjidhnin problemet e tyre me administratën e Shteteve të Bashkuara nëpërmjet kompanive të lobimit,” tha Pata.

“Pas vitit 2005, ata rinisën marrëdhëniet normale me Shtetet e Bashkuara, edhe pse gjatë rrugës këto marrëdhënie filluan të vështirësoheshin si rezultat i gabimeve të bëra nga qeveria dhe për shkak të skandaleve,” vazhdoi ai.

Si kryeministër nga viti 2005 deri në vitin 2013, Berisha pati një sërë mosmarrëveshjesh me ambasadorët amerikanë në Tiranë, duke i akuzuar ata se mbështesnin rivalin e tyre, liderin socialist Edi Rama.

Jo të njëjtat përplasje si më parë

Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit Shqiptar për Studime Politike, thotë se problemet e sotme midis demokratëve dhe Shteteve të Bashkuara nuk janë njësoj si në vitin 1996 ose si në kohën kur partia qeveriste vendin.

Tashmë në opozitë, e udhëhequr nga Lulzim Basha, paria ka refuzuar një propozim kompromis të sjellë në Tiranë nga Ndihmës Sekretarja Amerikane e Shtetit, Victoria Nuland, që synonte t’i japë fund paketës së reformës në drejtësi.

Por Basha nuk e ka pranuar atë pjesë të marrëveshjes që do t’i siguronte faktorëve ndërkombëtarë, përfshirë ekspertëve amerikanë, një rol aktiv në vlerësimin e emërimeve të reja gjyqësore.

Berisha, tani një deputet i Partisë Demokratike, mbështet qëndrimin e Bashës, duke pohuar se sovraniteti i Shqipërisë do të shkelej nga ky lëshim.

“Në vitin 2016, interesi i politik i Partisë Demokratike duhet të jetë një aleancë më të fortë me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian dhe realizimin e reformës në drejtësi sa më parë që është e mundur,” theksoi Krasniqi.

Ai beson se partia nuk po mendon politikisht tani dhe thotë se mënyra si ajo po vepron ndryshon nga interesat që duhet të ndjekë një parti opozitare.

Ai pohon se politika e partisë mbi reformën në drejtësi po diktohet në mënyrë efikase nga “interesat klienteliste dhe nevojat personale të disa njerëzve për imunitet politik nga hetimet e mundshme penale. Ky interes klientelist për të shpëtuar oligarkinë po dëmton si partinë ashtu edhe vendin,” shprehet ai.

Krasniqi beson gjithashtu se në të gjitha partisë kryesore politike ka një koalicion informal individësh që synojnë ta pengojnë këtë reformë për të ruajtur status quo-n.

Partia rrezikon të paguajë një çmim

Lutfi Dervishi, një analist politik dhe pedagog në Universitetin e Tiranës, tha për BIRN se Partia Demokratike mund “të pësojë pasoja të gjata negative nga refuzimi i bashkëpunimit me diplomacinë amerikane për reformën në drejtësi”.

Ai thotë se parlamenti shqiptar dhe klasa aktuale politike kanë refuzuar për vite me radhë ta reformojnë sistemin gjyqësor, kështu që e vetmja mënyrë për ta bërë këtë edhe më anë të ndihmës së ndërkombëtarëve.

“Pa një prani ndërkombëtare, reforma do të zvarritej pa u realizuar plotësisht,” shprehet ai.

“Qeveria amerikane ka investuar shumë në reformën në drejtësi në Shqipëri, kështu që ndryshimet në qëndrimet (për shembull të demokratëve) nuk të bëjnë një partner të besueshëm,” shton ai.

“Besimi është vlera më e rëndësishme kur vjen puna te miqësia dhe aleancat,” shprehet Dervishi.

Afrim Krasniqi gjithashtu beson se Demokratët mund të humbin shumë duke refuzuar propozimin e përbashkët që vjen nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian dhe që përcillet nga një diplomate e lartë amerikane.

“E udhëhequr nga interesat e saj klienteliste, Partia Demokratike ka vendosur gabim të sakrifikojë një tjetër mandat në opozitë vetëm për të ruajtur status quo-n – me shpresën se do të vijnë në pushtet kur qytetarët të jenë lodhur nga mazhoranca aktuale,” përfundon ai.

July 18, 2016 16:43
Komento

12 Komente

  1. Besi July 18, 17:34

    Ky është edhe a”i ylli”në ngjitje,pra bashoviçi i biri dobiçit Salioviç.Kemi një trashëgim stafete në kampin demokrat,kur një I marrë,e bën tjetrin më të marrë se vehten,Shkaku I vetëm është se të dy kanë ngrënë bukur të prishur ,dhe jo pak por me bollëk.Gerdeci,Rrugaç e kombit tradhtia me detin e sidomos 21 janari ,janë ato instrumentale bashkues,që I kanë dënuar të rrinë të dy bashkë si muti me bajgën.Kjo megjithatë nuk duhet e nuk mund të rëndojë në kurrizin e shqiptareve që e duan dhe presin reformën.Në këto momente askush nuk ka interes për partitë se kush fiton e kush humbet nga ato.Humbet populli në rrugën e tij Europiane por jo pronarët e partive ,e sidomos ata të.p.d. parti që sot është bërësit si një karrocë e prishur në mes të rrugës.TË GJITHË NË KËMBË TEK PARLAMENTI.Reforma duhet miratuar me çdo kusht dhe me cilësinë e duhur.

    Reply to this comment
  2. ja ka bo sala amerikes tete me dy or tej July 18, 17:36

    zoterinj moderator mos kaloni ne komedi ?!

    duket sikur PD po ja ben tete me dy amerikes….

    keto afrim kraniqera duhet ta dine se nqs vjen Bejkeri dhe nje here (sikur te perseritej koha) vetem te cmendurit do dilnin ta prisnin dhe Mehmet elezi.

    partia demokratike (gjasme) humbi tete me dy ne votimet e 31 marsit 1991.

    qarqe dhe sekte antishqiptare (perfshije dhe dyshen biberaj rajerson) organizuan 2 prillin 1991 qe ishte nje lloj invazioni

    alibia se gjoja justifikohej me “rrezimi e komunizmin” nga turbo-komunste si berisha dhe hordhite e hajdareve dhe karniqeve eshte kriminale.

    nuk ka paqe nen ullinj ka qene dikur titulli inje filmei Italian neorealist.

    nuk ka paqe pa dorzuar Donald lu koken e berishes qe eshte e shefave te tij

    Reply to this comment
  3. D O K L E A T I July 18, 18:29

    Sovraniteti i Shqiperise do cenohet nese denohet Salih Berisha dhe familja e tije qe per 23 vite e bene Shqiperine shtet privat.

    Salih Berisha po i thot Jo Bruxelit dhe Washingtonit dhe do i thonte jo edhe dreqit qe vetem te shpetoje burgun,

    Reply to this comment
  4. Besi July 18, 18:40

    ????

    Reply to this comment
  5. Besi July 18, 18:54

    Pse nuk I jepni komentet,,,?

    Reply to this comment
  6. Besi July 18, 19:02

    Është normale kjo që bëni ,,,,?

    Reply to this comment
  7. Besi July 18, 19:27

    Nuk mund të më ktheni së paku një përgjigje,,,?

    Reply to this comment
  8. fteri July 18, 19:41

    Miqësinë Amerika e ka me popullin shqiptar që sot 99% e shqiptarve e duan maksimalisht.Jo me partitë politike e S.Berishën e L.Bashën.etj.
    …..SH.B.A -ja është miku më kryesor i shqiptarve. Në historinë
    e luftrave të shqiptarve nuk ka asnjë rastë që një shtet i huaj të na ketë ndihmuar me ushtri për çlirim kombëtar ,përveç mikut tonë të madhë SH.B.A-vë që çliroi kosovën.
    Si të mos i besojmë reformë SHB.A-së dhe BE-së ? … ………. 25 vjet gjyqësori i vrau shqiptarët ,i masakroi nuk gjetën kurrë drejtësi për shkak se 24 vjet e mori pengë drejtësinë krimineli S.Berisha e familja e tijë mafioze .dhe sot ky kriminel përveç se dogji shqipërinë tani na prishë me mikun tonë strategjik amerikan dhe BE-në.duke refuzuar reformën në drejtësi për ti shpëtuar burgut sigurtë,se po të kishte dënim me varje ai do ishte varur jo një herë por 10 herë edhe përsëri ai i ngelë borgje shqiptarve .
    -Pa SHBA-në e ndërkombëtarët ne nuk vendosim drejtësi në gjykata si BE-ja .por do mbetemi një gjungël në mesë europës.
    …Faleminderit z.LU.dhe Z.Vlahutin po na ndihmoni me shumë durim , populli i ndershëm ju a di për nderë.shumë . Me 21 korrik do rrethojmë parlamentin.
    ….Lutemi gazetës nderuar Dita të ja përcjellë ambasadorve SHBA-së dhe BE-së.këto komente.që është zëri popuëllit. faleminderit.

    Reply to this comment
  9. alphade July 18, 20:13

    Shkurt e qarte : Sali Vicidoli ne Hage !!!!

    Reply to this comment
  10. halil ceka July 19, 06:11

    Nuk ka Sali Sllobodani e Ilir tradhetari te matet me SH.B.A -ne.

    Reply to this comment
  11. mir July 19, 13:21

    kujdes…..se nuk luhet me miellin e gjermanit…..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank