Partia Demokratike u ndëshkua për sabotimin që i bëri Reformës në Drejtësi…

July 17, 2017 09:22

Partia Demokratike u ndëshkua për sabotimin që i bëri Reformës në Drejtësi…

Për disfatën e PD-së,
në 25 Qershor,
Lulashi dhe veç Lulashi,
është përgjegjësi kryesor!

Lulashi dhe veç Lulashi,
është përgjegjës kryesor,
se për reformën e madhe,
të gjithëve u bëri zbor!

E mbani mënd Donald Lunë,
se si mbeti veç në SHQUP,
se Luli “europiani”,
vepronte si një halldup!

Në votim vajti nga halli,
dhe jo e bindur si nuse,
se më pas çdo ligj e çoi,
në Gjykatën Kushtetuse!

Barazinë në komisione,
Luli sapo siguroi,
në mënyrën më të poshtër,
me këtë nen abuzoi!

Në mënyrën më të poshtër,
me këtë nen abuzoi,
pas votimit me “konsensus”,
gati një vit e bllokoi!

Po këtu qe gjithë Sovrani,
i etur për drejtësi,
ndaj qëndrimi i Lulashit,
u quajt një herezi!

Ndaj qëndrimi i Lulashit,
u quajt një herezi,
ndaj dhe s’mori asnjë votë,
nga elektorati gri!

PS-ja s’i mori votat,
për timon e për tepsi,
por që të thelloi më tepër,
Reformën në Drejtësi!

Kur të vijnë votat e tjera,
dhe koha shpejt do kaloi,
pikërisht për Drejtësinë,
Sovrani do ta gjykoi!

Duke menduar të majtën,
jo të ndarë-por një të tërë,
gazeta jonë kërkonte,
një koalicion të gjërë!

Po të ishin të bashkuar,
të majtët-me të vërtetë,
fare pa mundim do merrnin,
njëqind e ca deputetë!

Dhe për vitet në vazhdim,
vota qe e garantuar,
dhe fare pa opozitën,
çdo reformë do qe votuar!

PS-ja u rrit gjithkund,
bëri epokë sigurisht,
po për katër vjet do ketë,
një qeverisje të brishtë!

Njëqind e ca në Kuvënd,
ndryshe shkruhej historia,
po këtë herë aleancën,
e sabotoi LSI-ja!

Arben Duka

July 17, 2017 09:22
Komento

4 Komente

  1. Tra la la zura një galë... July 17, 10:03

    Rinumërimi i 64 prej kutive të votimit në qarkun e Tiranës tregoi se vetëm në 7 kuti numërimi ishtë bërë në mënyrë korrekte. Në 57 kuti, ose 89 për qind, KQZ konstatoi se shifrat e hedhura nga Grupi i Numërimit të votave në procesverbale nuk korrespondonte me numrin e saktë të votave në kuti.

    Të gjitha partitë kryesore PS, PD dhe LSI duket se kanë vjedhur vota sistematikisht nga partitë më të vogla, aq sa numri total i votave të të gjitha partive në procesverbalet e reja ka ndryshuar, duke treguar një rezultat më të ulët me disa dhjetra vota për partitë e mëdha.

    Partia më “eficente” në këtë skemë vjedhjesh duket se është LSI e cila në 64 kuti ka përvetësuar 80 vota që nuk i takojnë asaj, por i janë vjedhur vetëm 6 vota nga partitë e tjera.

    PDIU, e cila së bashku me PS-në kishte kërkuar rinumërimin e pjesshëm, arriti të fitojë në total vetëm 5 vota më tepër,të cilat nuk ishin të mjaftueshme për të përmbushur pragun zgjedhor. Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi mbetet kështu jashtë Parlamentit.

    Reply to this comment
  2. Lefter July 17, 11:13

    Beno ti mire e ke dhe 100% eshte si shkruan ti,po hajde dhe mbushi qypin Lulashit,qe e gjen fajin tek “bandat” virtuale.Populli di dhe gjykon,por Lulashka kerkon te kapit si I mbytur qe eshte.

    Reply to this comment
  3. Moj kasolle ku na mblodhe... July 17, 12:06

    Sipas perllogaritjeve te disa individeve, dhe sidomos pas raportit negativ te misionit nderkombetar per monitorimin e votimeve, supozohet se vetem rreth 1/5 e shqiptarëve (afro 20%) me dhe pa te drejte vote i kane mundesuar PS-se fitoren dhe marrjen e 74 mandateve.

    ***

    Gjetjet dhe përfundimet paraprake të deklaratës së misionit ndërkombëtar pas vëzhgimit të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit 2017

    Pjesë e shkëputur nga deklarata:

    Link: http://www.osce.org/sq/odihr/elections/albania/325736

    Dita e Zgjedhjeve

    Dita e zgjedhjeve u zhvillua në një sfond akuzash për blerje votash dhe incidentesh të raportuara dhe të aplifikuara nga media. Në mesnatë, KQZ-ja njoftoi pjesëmarrjen paraprake të zgjedhësve në 45 përqind. Në përpjekje për tu dhënë të gjithë zgjedhësve kohën për të hedhur votën e tyre, KQZ-ja zgjati votimin me një orë shtesë.

    Hapja u vlerësua negativisht në 16 përqind të vëzhgimeve, një e dhënë e rëndësishme. Shumica e qendrave të votimit të vëzhguara u hapën vonë (63 përqind), kryesisht për shkak të mungesës së komisionerëve apo njohurive të pakta procedurale të komisionerëve, gjë që tregon për mungesën e një trajnimi të duhur. MNVZ-ja vëzhgoi 11 raste të ndërhyrjes në proces nga vëzhguesit e partive.

    Dita e zgjedhjeve vazhdoi në mënyrë të rregullt, edhe pse u raportuan raste të dhunës. Votimi u vlerësua negativisht në 7 përqind të qendrave të votimit të vëzhguara. Janë vërejtur disa shkelje të rënda procedurale. Kjo përfshinte kontrollin e zgjedhësve për gjurmët e bojës (25 përqind të vëzhgimeve) dhe markimi me bojë i zgjedhësve (13 përqind), të cilat janë masat mbrojtëse kryesore kundër votimit të shumëfishtë. Votimi në emër të personave të tjerë u vërejt në pesë përqind të vëzhgimeve dhe nënshkrime të ngjashme u vëzhguan në pesë për qind të vëzhgimeve. Rastet e votimit në grup u vërejtën në 11 përqind të qendrave të votimit të vëzhguara. Ndërsa transparenca vlerësohet në mënyrë pozitive, për shkak të pranisë të një numëri të lartë të vëzhguesve të partive (95 përqind), vëzhguesit vendorë ishin të pranishëm vetëm në 17 përqind të qendrave të votimit të vëzhguara.

    Tensione ose shqetësime u vërejtën në katër përqind të qendrave të votimit. Në afërsi të qendrave të votimit u vëzhguan grupe aktivistësh të partive, të cilët shpesh dukeshin se udhëzonin zgjedhësit për kë të votonin. Vëzhguesit e MNVZ-së vunë re shumë raste, ku vëzhguesit e partive mbajtën shënim personat që kishin votuar, duke regjistruar numrat e tyre rendorë, siç janë caktuar në listat e zgjedhësve. Ky proces u ndihmua nga komisionerët, të cilët thërrsinin me zë të lartë numrin rendor të zgjedhësve. Në pesë përqind të vëzhgimeve, MNVZ-ja vërejti individë që tentonin të influenconin zgjedhësit, për të votuar për një parti të caktuar.

    Në 27 përqind të qendrave të votimit të vëzhguara, zgjedhësve iu mohua e drejta për të votuar, kryesisht për arsye legjitime dhe u drejtuan në qendrat e tjera të votimit. Ky ishte tregues i impaktit të ndryshimeve të vonuara të vendeve të qendrave të votimit dhe publikimit të vonuar të listave të zgjedhësve.

    Vëzhguesit ishin në gjendje të ndiqnin procesin pa kufizime në pothuajse të gjitha qendrat e votimit dhe në përgjithësi u bë e mundur transparenca. Vëzhguesit e partive ishin të pranishëm në 95 përqind të qendrave të votimit të vëzhguara dhe ishin kryesisht nga PS-ja, PD-ja dhe LSI-ja. Ndërhyrjet në proces nga persona të paautorizuar janë vërejtur nga MNVZ-ja në pesë përqind të vëzhgimeve.

    Më shumë se dy të tretat e qendrave të votimit të vëzhguara nuk kishin vende kalimi të veçanta për zgjedhësit me aftësi të kufizuara, ndërsa paraqitja e brendshme e qendrës së votimit nuk ishte e përshtatshme në 35 përqind të vëzhgimeve. Sekreti i votës mund të ishte komprometuar në 4 përqind të qendrave të votimit të vizituara, për shkak se vendet e votimit ishin të papërshtatshme për kryerjen e votimit (4 përqind) ose të mbipopulluara (6 përqind) dhe për shkak të organizimit të dobët (29 përqind).

    Mbyllja u vlerësua negativisht në 17 përqind të vëzhgimeve, kryesisht për shkak të tensioneve (11 përqind e vëzhgimeve). Disa procedura kryesore nuk janë ndjekur, duke përfshirë këtu numërimin e nënshkrimeve në listën e zgjedhësve (9 përqind) ose fletët e votimit të papërdorura (10 përqind). Njohja me procesin nga anëtarët e KQV-së u vlerësua negativisht në 12 përqind të rasteve.

    Transferimi i materialeve drejt VNV-ve u vlerësua pozitivisht. Numërimi nuk filloi menjëherë pasi marrjes së të gjitha materialeve nga qendrat e votimit dhe pushimet, shpesh të zgjatura, u vëren në 29 nga 42 VNV-të e vëzhguara. Vëzhguesit e MNVZ-së raportuan se disa grupe numërimi ishin ende duke u emëruar dhe trajnuar në natën e zgjedhjeve. Procesi i numërimit po vazhdon në të gjitha VNV-të e vëzhguara.

    Transparenca e procesit ishte shpesh e kufizuar, për shkak se vëzhguesit ishin vendosur shumë larg tavolinave të numërimit; grupet e numërimit jo gjithmonë ekspozonin fletën e votimit në kamera në mënyrën e duhur (të cilët shfaqnin fletën e votimit në një ekran të madh në VNV); por, nganjëherë edhe për shkak të cilësisë së dobët të pajisjeve të përdorura për të shfaqur fletën e votimit në ekran.

    Reply to this comment
  4. Populli July 17, 12:48

    Per 4 vjet qeveria Rama,
    shiti ne popull thana per mana,
    e rrejti me premtime ne ekonomi,
    sot i tregon perralla me “me Reforme ne drejtesi”,
    populli me shumice fare nuk votoi,
    kete gje shoku Duke nuk na e shpjegoi,
    Rama qeveris sa kohe populli nuk voton,
    kete vare ne vesh o Duke, gjithmon!
    Por, populli te vota nuk ka fare besim,
    se vota blihet e shitet pa diskutim,
    populli do gjeje rrugen e vet,
    kete pushtet te qelbur ta beje lanet….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*