Partiak nuk jam unë…!

January 31, 2015 16:26

Partiak nuk jam unë…!

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

 

Jam qytetar, shqiptar jam,

Partitë s’i kam shumë për zemër,

Partitë mortja e kombit janë,

Të tëra njësoj, ndryshe veç në emër.

 

Partia ime është Shqipëria,

Tesera ime flamuri kuq e zi,

Poezitë, vjershat, pasuritë e mia,

Të çmendur do më quani, këtë fort mirë e di.

 

S’jam partiak se nuk jam servil,

S’lëpij sahanët në fushatat elektorale,

Nuk jam kukuvajkë, as krokodil,

Jam shqiponjë e rreptë, folenë e kam ndër male.

 

January 31, 2015 16:26
Komento

1 Koment

  1. Preng pjetri February 15, 16:07

    Kjo vjersh është e shkruar nga une.derguar me sms tek dita me 30 janarar 2015.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*