PARTIÇKOMANIA

July 5, 2017 09:41

PARTIÇKOMANIA

Autovetesugjestionimi i ca politikaneve eshte shnderruar ne mode ne skenen politike shqiptare. Ne perfundim te ketyre zgjedhjeve Partia Socialdemokrate fitoi ne Shkoder nje mandat. Nje eufemizem alashqiptar ky. Se ne Shkoder nuk fitoi PSD-ja, po Tom Doshi. Dhe kjo eshte kaq e vertete, sa buka qe hame. Edhe ne Peqin, Elbasan fitoi PDIU-ja. Domethene ceshtja came qenka kaq e forte ne kete qark, sa nuk eshte ne Konispol, Mursi… Jo, mor zotni, fitoi Aqif Rakipi dhe jo Partia ne fjale. Nuk ka nevoje per zbukurime e fjale te medha. E verteta duhet pranuar dhe nuk ka nevoje per veshje politike.

Ç’u bene partickat qe mbijetojne prej dhjetevjecaresh ne kete vend te vogel? Ekzistojne vetem ca persona, qe, per t’u dukur me te rendesishem, i bashkangjisin vetes nje parti me lloj-lloj emrash. Vangjel Dule eshte nje personalitet aktiv ne politike, me nje elokuence dhe veprimtari personale dhe mbetet i tille pa PBDNJ-nga mbrapa. Ku eshte kjo Parti, qe nuk e shohim gjekundi. Kur edhe vete kryetari e braktisi dhe u strehua ne listen-bunker te nje partie tjeter? Po Agron Duka, nje biznesmen i suksesshem dhe nje personalitet i shoqerise sone, qe nga socialist, kthehet ne republikan, pastaj merr nje parti te gatshme, Agrare Ambjentaliste dhe ne fund perfundon ne listat e nje partie tjeter, Partise Demokratike?

Po Fatmir Mediu, kryetar jetegjate i nje partie Republikane, qe prej kohesh eshte kthyer ne shojce te Pd-se? Nese keta e konsiderojne veten drejtues partie, le te dalin ne ne shesh te burrave dhe te provojne forcat politike qe perfaqesojne. Ja sheshi, ja mejdani, ja dhe Sulo Kapedani…

Ç’i duhej Tomes kopertina socialdemokrate? Ai e fiton vetem, krejtesisht vetem, deputetllekun, se eshte i zoti dhe ajo zone e do, jo per syte e bukur dhe as se i ka marre malli per Gjinushin, por sepse eshte gjate gjithe kohes prane tyre, eshte i gjindur ne cdo hall dhe gezim qe kane. E njejta gje mund te thuhet edhe per Qifen, i cili nuk ka nevoje per fushate elektorale, per te takuar zgjedhesit e per t’u premtuar gje. Dhe as per t’u shpjeguar programin e Partise. Ai eshte atje, prane tyre, ne cdo kohe, naten diten, duke u marre edhe me spitalet per nje te semure, duke sponsorizuar edhe dasmen e nje fukarai. Se pyeta ca katundare ne Shkoder per programin cocialdemokrat dhe me ngriten supet. Njihnin vetem Tomen dhe jo Partine. Te njejten pyetje bera me ca katundare te Peqinit, nese e njihnin ceshtjen came dhe zgjidhjen e saj. Mos na ngaterroni me keto gjera, ma kthyen, ne njohim vetem Qifin. Ai zgjidh hallet tona, ai mund ta zgjidh dhe ceshtjen came…

Nuk ia vlen te permendim ketu Nard Noken anekdotik dhe Partine e tij, qe le ne hall te tyre katoliket e Veriut dhe gjen nje strehez ne listen e demokrateve; dhe as Kreshnik Spahiun, i cili, pasi iku i fundit nga cadra qe do bente namin, u tregua dinjitoz ne nje cast, qe, i zhgenjyer nga politika, braktisi kuqezinjte e shkrete…

Te gjithe keta burra te vetesugjestionuar nga te qenit kryetare partickash, deshmojne ne cdo fushate se nuk kane hallin e menderforcave qe perfaqesojne, po vetem veten e tyre. Sa te zene nje karrige ne Kuvend, pa varjua partive. Si historia e atyre dy burrave qe u kishin humbur grate dhe u gjenden njekohesisht te sporteli i policise.

– Urdhroni, – ju drejtua polici te parit.

– Me ka humbur gruaja, dua te ma gjeni.

– Edhe mua me eshte zhdukur gruaja, – ngriti zerin i dyti.

– Mire atehere, na thoni ca shenja karakteristike per secilen, qe t’i kerkojme…

– Imja eshte 1 80 e gjate, – nisi i pari ne radhe, – bjonde, me sy te kaltra, me gjoks te madh, me bel te holle, kembe te gjata…

– Qarte, – tha polici, – po ti tjetri?

– Vari hejbet asaj times, gjejme te ketij njehere, se ia vlen…

 

Mitro Kunupi

July 5, 2017 09:41
Komento

11 Komente

  1. Semani July 5, 12:56

    Pooo sa dukshem je me partin ne fuqi o kunup qe tka hup… po pse partit e medha ca i ofrojn popullit sipas teje??? Parime te te cilat njerezit besojn??? Apo vende pune dhe pakez pushtet? Se di ca lloj analize eshte kjo qe ke bere por turp kush ta ka botuar

    Reply to this comment
    • Surrel July 5, 14:07

      Po ca parimesh ofrojne keta plera? Gjithe shkrimi madje ate nxjer ne pah me shume, se si ky popull voton per ata qe i japin ndonje lek e jo per parime apo platforma. Ky gazetar trap, ashtu si dhe te tjeret, ka hallin me iu lepi kryeministrit dhe prandaj godet cdo konkurenc. Eshte pjese e pazarit mes edit dhe lulit. Te heqin cdo force tjeter qe te kene monopol. Per kete perdorin trapa si ky autori qe duke u munduar ne menyre kaq injorante te godas politikanet e partive te vogla, na tregon se si vete populli voton jo per parime por per lek dhe pastaj ky autor trap na e paraqet kete si prove qe pse politikanet sbejne?! Ketu del qe sbeni ju dhe ajo pjese e popullit qe ju keni edukuar qe te votoje per lek dhe jo per parime.

      Reply to this comment
    • Ish ps July 5, 16:50

      Ca botoni kshu gjerash ju dita? Ky idioti po te ishte i afte sdo shkruante te tema e meros qe eshte bere si rd. Po te ishte se ne si elektorat i majte do donim te lexonin keta idiote te shitur sdo lexonim diten por temen.

      Reply to this comment
  2. e30 July 5, 12:59

    Hahahahaa… ti qeke rrot k…. komplet. Ne vend te denosh qe ku i gjeten mundesite financiare me i mbaru hallet gjithe fshatit keta tipa si qifja me shok, ti rrot k… shan pjesen intelektuale te polotikes.

    Reply to this comment
  3. Arben danaj July 5, 13:07

    Une do thoja se jeni pikerisht ju, funderrina mediatike si ty, mero, cili e plot te tjere, qe e keni dhjere kete klime politike dhe shtypni politiken ndryshe ne emer te diktatures se rradhes nga kryeministri i rradhes. Jeni ju qe shkoni sa djathtas majtas per te kapur copen e rradhes qe e keni shjaterruar kete politik. Jeni ju funderrina qe nxirrni m.. ne shkrime per te kap ndonje gje ne shkembim. Jeni ju qe fryni ordiner si qifja dhe pastaj kerkoni llogari nga politikanet e tjere.

    Reply to this comment
  4. anticensurë25642654 July 5, 14:58

    “Autovetesugjestionimi”?????????????????
    ëëëëëëë????????????
    auto=vetë
    vetë=vetë
    ???????????

    Reply to this comment
  5. betixho July 5, 23:58

    zoti Mitro,më kënaqe,po ku kuptojnë keta komentuesit humorin e nje artisti.

    Reply to this comment
  6. Arber Iliri July 6, 04:21

    Shkrim shume realisht u dhjeva gazit me historine e atyre dy burrave ne fund.Vari hejbet gruas time, gjejme kete tjetren se ja vlen hahahaha.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*