Partitë e vogla me kandidatë që nuk votojnë për veten e tyre

May 21, 2017 10:15

Partitë e vogla me kandidatë që nuk votojnë për veten e tyre

I nderuar z.Adrian

Në disa shkrime te “Dita” kam argumentuar me fakte e shifra konkrete se në zgjedhjet vendore , ku interesat janë të ngushta në territor, kur i pari në listën shumë emërore  të secilës parti , qoftë kjo dhe e vogël, organizon gjithë fisin e miqësinë “ pa dallim bindjeje, feje e ideje” , kërkon vota për të marrë një mandat.

Shprehja “ më gjej një parti se këshilltar bëhem vetë” tanimë është një realitet i hidhur. Dhe ka ndodhur që qeverisja vendore shpesh ka qenë në dorë të partive të vogla të cilat ose kanë qenë “gur i peshores” në këshillat vendorë , ose të gjitha së bashku , majtas e djathtas , kanë pasur më shumë këshilltarë se dy partitë e mëdha PS e PD të marra së bashku.

Sa për ilustrim sjellim të dhënat e zgjedhjeve   vendore të vitit  2011 në qarkun e Dibrës:

Në 35 njësitë vendore të qarkut Dibër , katër bashkitë e 31 komunat , 8 maji 2011 paraqiti një hartë të shpërndarjes së votave, në të cilën   PD dhe PS nuk ishin “superfuqitë”e padiskutueshme elektorale.

Sipas përcaktimeve në ligj qarku i Dibrës pas zgjedhjeve të 8 majit do të kishte 487 këshilltarë        ( 207 në Dibër , 114 në Bulqizë dhe 166 në Mat ) nga 503 këshilltarë që kishte në vitin 2003 dhe 491 në vitin 2007.

Në koalicionin” “Aleanca  për Qytetarin” me numër këshilltarësh në qark kryesoi PD e ndjekur nga PR e LSI , ndërsa në koalicionin “ Aleanca për të Ardhmen” kryesoi PS e ndjekur nga PDS. Por partitë e mëdha “  hynë në ujë” dukshëm.

Nga 487 këshilltarë Partia Demokratike mori 102 ose 20.94% , PS mori 66 ose 13.55% , të dyja së bashku  168 këshilltarë ose 34.5 % , ndërsa shumica prej 65.5% u takoi partive të vogla. Ishin 33 subjekte që morën të paktën 1 këshilltar dhe bashkë me ta 6 këshilltarë të propozuar nga zgjedhësit.

Partia Socialiste në 16 njësi vendore të qarkut ( 45.77%) mori   vetëm nga një këshilltar , në 13 njësi ( 37.14%) nga dy këshilltarë , në 2 njësi nga tre këshilltarë , në tre të tjera nga katër këshilltarë dhe vetëm në njërën , ish-  komuna Maqellarë 5 këshilltarë.

Partia Demokratike në 7 njësi ( 20%) mori  nga 1 këshilltar , në 16 njësi vendore   ( 47.77%)  nga 2 këshilltarë , në pesë njësi ( 14.28%) nga 3 këshilltarë , në një njësi 6 këshilltarë , në 4 njësi nga 7 këshilltarë dhe në një njësi  ( ish- komuna Maqellarë ) 8  këshilltarë.

Në asnjërën nga 35 njësitë e qarkut , as Partia Demokratike , as Partia Socialiste nuk morën  shumicën e thjeshtë në këshill , pra nuk mund të merrnin vendime e qeverisnin pa aleatët.

Afërsisht kështu shkojnë gjërat pothuajse  në të gjitha zgjedhjet vendore. Por në zgjedhjet e përgjithshme “ pazari ndryshon”. Në këto lloj zgjedhjesh , në koalicion apo jo, partitë e vogla rrudhen aq shumë sa nuk duket cila është rrudha se cila pjesë e trupit të tyre.

Në qarkun e Dibrës nuk ka ndodhur ndonjëherë që parti të vogla , në koalicion apo jo , të marrin deputetë. LSI do ta shënojmë si parti të vogël në momentet fillestare të krijimit të saj , kur jo kudo ishte parti e tretë , pas PS e PD.

Në vetëm dy raste në këtë qark partitë e vogla kanë konkuruar denjësisht , por nuk kanë fituar.

Në vitin 2001 në zonën elektorale numër 21 me 16552 vota të vlefshme, Paskal Milo, përfaqësues i PSD  , mori 3074 vota ( 18.56%) , Petrit Bara i PS 3865 vota (23.37%) , ndërsa Sali Shehu i PD, fituesi në këtë zonë 8801 vota ( 53.14%).

Në vitin 2009 , e ndodhur mes dy zjarresh elektorale PS e PD, zonja Monika Kryemadhi,  kandidate e LSI-së nga 69755 vota të vlefshme  mori 3774 ose 5.41% pa kapur mandatin e deputetes.  Një ndër arsyet : mosqenia në koalicion.  Aq të pabesueshëm e bën këtë rezultat fakti që në vitin 2013, klandidati i LSI  mori 10019 vota (13.43%) , një mandat deputeti. Përsëri arsyeja : qënia në koalicion.

Një nga ngërçet që kapin partitë e vogla në prag fushatash elektorale për zgjedhjet në kuvend është dhe pamundësia e gjetjes së kandidatëve për deputetë. Shumëkush nuk ka dëshirë t’ia përdorin emrin në subjekte poilitike të cilat nuk kanë shanse për të fituar, Atëherë partitë , për të zbatuar detyrimin ligjor , hartojnë një listë me kandidatë , me ata që pranojnë , kushdo qofshin.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 në qarkun e Dibrës konkuruan me lista kandidatësh  66 subjekte elektorale.

Mbyllja e kutive të  votimit dhe numërimi tregoi se vetëm 17 subjekte kaluan numrin e 100 votave  kur në lojë ishin 74582 vota të vlefshme. Në koalicionin e majtë pas PS e LSI-së u rendit Partia Demokracia Sociale me 242 vota , ndërsa në koialicionin e djathtë Partia Republikane me 2219 vota. Spikati jashtë koalicioneve Fryma e Re Demokratike me 2320 vota   ( 3.11%) të totalit të votave në shkallë qarku.

Nga 66 subjekte elektorale,  37 prej tyre morën nën 50 vota, ndërsa 7 subjekte morën nga 1 deri ën 9 vota. Kur shikon në rezultatet përfundimtare parti politike me rezultat 1,2,3,4 apo 5 vota,  natyrisht mendja të shkon në faktin që dhe vetë kandidatët ( që në qarkun e Dibrës janë 6 për secilin subjekt) të mos kenë votuar për veten e tyre. Kur një subjekt politik merr vetëm një votë në shkallë qarku , kjo do të thotë që ose ajo votë është aksidentale , ose njëri nga 6 kandidatët e asaj partie ka votuar për veten dhe pesë të tjerë kanë votuar për subjekte të tjera politike.

Edhe për zgjedhjet e 18 qershorit 2017 , kur shikon listat e kandidatëve për deputetë të partive të vogla , sado të përpiqesh nuk mund të gjesh në ta ndonjë personazh që është marrë me politikë apo me veprimtarinë e tij ka ndihmuar politikën , përjashtuar ndonjë rast të veçantë siç është ai i kandidatit të parë në listën e FRD , ish prefektit të Dibrës , zotit Xhafer Seiti , i cili realisht ka firmën e tij në ecurinë e punëve në Dibër për pesë vite radhazi.

Në këto kushte, garimi i partive të vogla krahas PS , LSI-së e ndofta dhe PD-së , jashtë koalicioneve , është thjesht një formalitet sa për të thënë se “ u gjet Kola në punë” , hynë në zgjedhje. Ai grusht votash që do të marin nuk i hyn në punë askujt.

Ndaj e mira e do , që ato parti të vogla politike që e ndiejnë veten aleate me PS-në ta kursejnë veten e t’i orientojnë njerëzit e tyre që ato pak vota t’i adresojnë te PS-ja. Në mos e bëfshin partitë nga qendra , e bëjnë vetë kandidatët , të cilët , siç tregojnë faktet nuk kanë votuar për veten e tyre.

Petrit Zili

May 21, 2017 10:15
Komento

5 Komente

  1. Turi May 22, 02:54

    Une se di kush eshte ky petrit zili dhe pse dita i boton nje leter te tille e cila me shume se ngjason me nje leter banjoje. Mgjth, dy fjale per kete petrit te rames, qe i eshte shtuar listes se punesuarve te kryeministris me rastin e marreveshjes se turpshme me pd. Ndryshe nga ca kerkon te predikoj padroni yt edi, demokracia eshte pikerisht lejimi i zgjedhjes dhe jo cdo tentative per te bere presion mbi elektoratin te bej te kunderten tregon qartazi tendencat tuaja diktatoriale. Fakti edhte qe tashme edit ia kane kuptuar te tere prirjen e tij per te personalizuar ps, te majten, dhe pushtetin. Keto levizje flasin qarte se cfare kerkon te bej ai me pushtetin dhe kjo seshte fare qe te permiresoj vendin. Por ajo qe te ben pershtypje eshte se sa te pacip duhet te jeni qe pikerisht tani qe te tere e dine se ca jeni dhe qe skeni asnje ndryshim nga saliu dhe iliri, pikerisht tani qe kryet aktin e turpshem te rradhes,(pas marreveshjeve me ilirin), pretendoni te genjeni popullin se duhet votuar per ju dhe duke e ditur se ju ka dal fytyra kerkoni “vidhni” votat alternative per te kompensuar humbjet qe ju vijne nga tradhetia juaj. Por kjo sdo ndodhi, sepse te majtet ju kane lexuar, sepse sjeni as te afte te genjeni dhe te gjithe e dine se po kerkoni te beni monopol per te vjedh me mire, por kesaj rradhe ne bashkepunim me lulin dhe salen. Edhe nje gje tjeter petrit, te …. rr… ku ti kesh

    Reply to this comment
  2. dibraningaLUZNIA May 23, 11:05

    Votat ne Diber dhe ne Bulqiz jane bler dhe jane shitur nuk ka me. Problemi qendron si mune te behet korigjimi? Pse institucionet e shtetit SHISH, POLICI, SI DHE PARTIT POLITIKE PSE KANE KAQ FRIKE? PSE NUK FLASIN?

    Reply to this comment
  3. KASTRIOTI May 23, 18:31

    Turkë!
    Një analizë korrekte, me parti të majta e të djathta paska shërbyer që ty, Turit, te te ikë më shumë se gjysma e trurit. Një analizë reale e gjendjes katastrofike të partive të vogla në zgjedhjet parlamentare, kur siç thuhet në analizë në zgjedhjet vendore janë shumicë , më shumë se PD e PS të marra së bashku, të paska djegur prapanicën, Turkë. Ndofta je ndonjë kandidat i shpifur i ndonjë partie të vdekur që , fshehur pas pseudonimit, shan me gjuhë rrugaçësh, tëpkë si ata që i shkojnë pas asaj rusp- ijes sate. Pas pseudonimit shan si kacaku pas ferrës. Je kacak ti apo morracak?! Mbahu Turkë! Nëse ke gjë me Edi Ramën , drejtoju atij dhe të kthen përgjigje. Fjalori që përdor tregon nivelin tënd mediokër, tregon se ke lindur dhe pretendon të rritesh nga një familje bajate në edukatë. Po ç’faj ka familja që kur të kurdisën për të të nxjerrë në jetë , nuk e dinin se çfarë monstre do të dilje. Ah, sikur jot ëmë atë natë të mos kishte fjetur me tët atë. Po dhe kjo nuk është zgjidhje , do të kishte fjetur me komshiun e do të kishte pjellë një sozi tënden. Hithra e speci të djegin Turkë e jo “letra e banjos”, kjo e fundit të zbut prapanicën.
    Në gazetën e nderuar Dita nuk duhet të ishte botuar palo komenti yt e jo letra që nuk mund t’i heqësh asnjë presje. Zoti të mëshiroftë për mendjen e munguar!
    Pa pikë respekti
    Kastriot Marinaj

    Reply to this comment
  4. KASTRIOTI May 27, 06:51

    Turkë!
    Një analizë korrekte, me parti të majta e të djathta paska shërbyer që Turit tt’I ikë më shumë se gjysma e trurit. Një analizë reale e gjendjes katastrofike të partive të vogla në zgjedhjet parlamentare, kur siç thuhet në analizë në zgjedhjet vendore janë shumicë , më shumë se PD e PS të marra së bashku, të paska djegur prapanicën, Turkë. Ndofta je ndonjë kandidat i shpifur i ndonjë partie të vdekur që , fshehur pas pseudonimit, shan me gjuhë rrugaçësh, tëpkë si ata që i shkojnë pas asaj rusp- ijes sate. Pas pseudonimit shan si kacaka pas ferrës. Mbahu Turkë! Nëse ke gjë me Edi Ramën , drejtoju atij dhe të kthen përgjigje. Fjalori që përdor tregon nivelin tënd mediokër, tregon se ke lindur dhe pretendon të rritesh nga një familje bajate në edukatë. Po ç’faj ka familja që kur të kurdisën për të të nxjerrë në jetë , nuk e dinin se çfarë monstre do të dilje. Ah, sikur jot ëmë atë natë të mos kishte fjetur me tët atë. Po dhe kjo nuk është zgjidhje , do të kishte fjetur me komshiun e do të kishte pjellë një sozi tënden. Hithra e speci të djegin Turkë e jo “letra e banjos”, kjo e fundit të zbut prapanicën.
    Në gazetën e nderuar Dita nuk duhet të ishte botuar palo komenti yt e jo letra që nuk mund t’i heqësh asnjë presje. Zoti të mëshiroftë për mendjen e munguar!
    Pa pikë respekti
    Kastriot Marinaj

    Reply to this comment
  5. Tur shehaj May 28, 13:24

    Kaci, une do thoja bej kujdes me llapen, se une sjam si pi..dhi nenes tende qe e ka qejf llapen. Mbase je mesuar ti japesh llapes sepse edhe shefi yt edi e ka qejf gojoren, por me mua kur i jep llapes, une te shk..dhej rrobt e ca ke aty rrotull. Mire kaci? Te fala edit dhe lulit, dhe i thuaj shefit se k…in do marri keto zgjedhje!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*