Partitë shqiptare në Maqedoni: S’ka zgjedhje më 5 qershor

May 6, 2016 09:43

Partitë shqiptare në Maqedoni: S’ka zgjedhje më 5 qershor

Zgjedhjet parlamentare më 5 qershor në Maqedoni nuk do të mbahen! Kjo, për shkak se dy partitë më të mëdha shqiptare të Maqedonisë, Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit dhe Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit, vendosën që të mos marrin pjesë në këto zgjedhje.

Mësohet se e vetmja parti që ka paraqitur lista të kandidatëve për anëtarë të këshillave zgjedhorë është VMRO-DPMNE e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, që do të thotë se, po të shkohej në zgjedhje, ato do t’i organizonte dhe i vetmi pjesëmarrës në to do të ishte partia e Gruevskit.

Plusinfo meson nga burime të besueshme në Këshillin Shtetëror të Zgjedhjeve të Maqedonisë, njoftoi se BDI dhe PDSH në këtë institucion nuk kanë paraqitur propozimet për anëtarë të këshillave zgjedhorë komunalë, me çka kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje.

Sipas informatave të fundit, arkiva e KSHZ-së është mbyllur, me çka nuk është plotësuar një nga kushtet kyçe formale për mbajtjen e zgjedhjeve më 5 qershor, kështu që ato thjesht duhet të anulohen.

Se si do të zhvillohet situata pritet të shihet gjatë ditës së nesërme. Mësohet se gjatë negociatave ndërpartiake që kanë zgjatur deri në orët e vonshme, VMRO-DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit, pasi e ka parë se në zgjedhje s’mund të shkohet, ka insistuar që të mbetet në fuqi falja që për funksionarët më të lartë të kësaj partie, të cilët hetohen për krime të ndryshme, e shpalli kryetari i shtetit Gjorge Ivanov.

Për faktin se kjo kërkesë nuk ka përkrahje nga asnjë anë, përfshirë edhe faktorin ndërkombëtar, kurse edhe zgjedhjet praktikisht tashmë janë anuluar, partinë e Gruevskit e ka përfshirë panik i vërtetë, shkruan portali maqedonas.

May 6, 2016 09:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*