Partizanët e Pezës, si e përballuan sulmin nazist ‘505’ me 8 mijë forca

November 10, 2018 15:53

Partizanët e Pezës, si e përballuan sulmin nazist ‘505’ me 8 mijë forca

13 ditë-netët e përgjakshme mes datave 05-17 nëntor 1943. 75 vjet pas luftës të ashpër në kushte të vështira atmosferike kundër 8 mijë forcave të operacionit nazist.

Nga Sherbet Karuli*

 

Nga 5-17 Nëntor 1943, pushtuesit Nazistë dhe bashkëpunëtorët e tyre, organizuan dhe kryen operacionin “505”,  kundër forcave të grupit partizan të Pezës dhe Brigadës 3-të Sulmuese.

Objektivi i armikut në operacionin “505” ishte asgjësimi i forcave partizane në këtë zonë dhe zhdukja e kërcënimit serioz që krijonin ata për kryeqytetin dhe për komunikacionin e zonës Tiranë Elbasan dhe Kavajë.

Operacionet

Gjatë muajve Nëntor-Dhjetor 1943, në zonën e Shqipërisë Mesme e të Veriut, armiqtë zhvilluan 3 operacione: Operacionin “505” në zonën e Pezës, “Edelvis” në zonën e Dibrës dhe “1828” në zonën e Çermenikës Shëngjergjit dhe Martneshit.

Në operacionin “505” në zonën e Pezës morën pjesë Divizioni 100,118 dhe 297. Regjimenti i 2-të “Brandenburg “ 7 Batalione Këmbësorie (zbulimi dhe tanke si dhe grupi i Artilerisë,  me gjithsej 8000 veta.

Komanda e operacionit me këto forca krijoi 4 grupe luftarake të cilat do të mesynin në katër drejtimet Pezë e Vogël, Ndroq, Kavajë, Tiranë dhe Peqin në thellësi të zonës së Pezës Madhe. Goditja kryesore do të jepej me forcat e dy grupimeve luftarake me synim në zonën e Pezës Vogël, Pezë e Madhe. Dy batalionet do të bllokonin rrugën Tiranë-Elbasan nga Petrela e Bradasheshi dhe grykën e Erzenit në rajonin e Vaqarrit (në jugë-perëndim) të Tiranës. Rrugët Tiranë –Elbasan dhe Tiranë Ndroq –Durrës do të kontrolloheshin nga patrulla tankesh.

Më pas në mësymjen bashkëqendrore nga disa drejtime drejt Pezës sëMadhe,  të rrethonte, të coptonte dhe asgjësonte Forcat Partizane që vepronin në atë zonë.Për të realizuar këtë komanda gjermane organizoi katër grupe luftimi:

-Grupi i I i përbërë nga forcat e regjimentit 227 që vepronte në drejtimin kryesor: Pezë e Vogël, Durakje-Maknor, Shtëpia e Ali Fjollës.

-Grupi i II,  i përbërë nga forcat e regjimentit 522. Nga ana tjetër do të vepronte në drejtimin: Ndroqë, Varosh, Çelmetaj, Pajone.

-Grupi i III, i përbërë nga forcat e regjimentit “Brandenburg” do të vepronte në drejtimin Kavajë-Cikallesh.

-Grupi i IV, i përbërë nga forcat e regjimentit 54 gjuajtës do të vepronte në drejtimin: Peqin, Garunjë,Vrap dhe Rrogozhinë përroi i Rrushtes, Qafa e Kallmit.

-Gjithashtu,  për të larguar vëmendjen e forcave Partizane,që ishin vendosur në drejtimin kryesor, armiku vendosi që ta fillonte një ditë më parë mesymjen në drejtim të Rrogozhinës, Qafë Kallmit më 5.11.1943

 Kolaboracionistwt

Formacionet vepruese të armikut nuk u vihej detyrë të fitonin hapësira tokësore,  por vetëm të godisnin Partizanët, t’i vrisnin ose t’i kapnin dhe të mos i linin të kalonin në zona të tjera. Bashkë me Nazistët ishin dhe forcat e Ballit Kombëtar nën drejtimin e Alush Leshanakut, Hamit Matjanit,Shërif Vrapit dhe Musa Picarit etj. Në territorin e Pezës bënin pjesë forcat e grupit Partizan të Pezës (Batalioni i parë, i dytë, kompania e Shtabit, Çetat teritoriale, Komanda e Vendit dhe Brigada e III Sulmuese) Gjithashtu ndodheshin dhe mbi 2500 ushtarë Italian me në krye Gjeneralin Armahd Azzi, shumica e të cilëve të pa armatosur që kishin ardhur në Pezë me kapitullimin e Fashizmit Italian me 8 Shtator 1943.Ndërsa Batalioni 3-të dhe i 4-të luftonin përkatësisht kundër Nazistëve dhe Ballistëve në zonën e Shijakut dhe të Kavajës.

Komanda e Grupit Partizan të Pezës mori të dhëna nga Udhëheqja e LANÇ-it për Tiranën shoku Gogo Nushi  dhe udhëheqja e LANÇ-it e Durrësit,  Rrogozhinës dhe Peqinit që në Tiranë,  Durrës,  Kavajë,  Shijak dhe Peqin po përgatitet një operacion i Nazistëve Gjerman kundër Pezës. Këto të dhëna e ndihmuan Komandën e Grupit Partizan të Pezës dhe Komanden e Brigadës 3- -të Sulmuese për të bashkërenduar kundër –veprimin. Në radhë të parë sipas udhëzimeve të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë Nacional-Çlirimtarë,  komanda e grupit për të lehtësuar manovrimin e forcave partizane në zonë e Pezës,  urdhëroi që 1200 ushtarët Italian të largoheshin nga ky territor. Për këtë problem u ngarkuan një grup partizanësh të Batalionit parë dhe të Kompanisë Shtabit prej 25-30 vetash për t’i shpërndarë këto ushtarë në fshatrat e Rrogozhinës dhe të Peqinit,  ndërsa një pjesë të kalonte përtej Shkumbinit në Dumre. Këto shoqëroheshin nga nënkomandanti i grupit shoku Shaban Rexha

 Beteja

Në mëngjesin e datës 05.11.1943 filloi marshimi nga Gjsulkane në drejtim të Qafës Kallmit,  pararoja në rrugë e sipër takohet me disa fshatarë të cilët informojnë se gjatë përroit të Rrushtës në drejtim të Qafës Kallmit,  po vinin forca të shumta Naziste Gjermane me artileri dhe murtaja të ngarkuara në mushka dhe kuaj. Menjëherë u organizua prita në Qafën e Kallmit. Lufta u zhvillua e ashpër dhe zgjati nga mëngjesi deri në orën 22.00 të mbrëmjes së asaj dite. Forcat partizane u brenda orës duke arritur numrin 100 veta nga fshatar të armatosur të çetave teritoriale vullnetare të fshatrave Gjusulkane, Pojane, Ballshej,  Grece, Tharor, Rrustej, Demarkaj,  Fliballie, Mlik etj. të cilët luftuan së bashku me partizanët. Armiku pati mbi 60 të vrarë dhe shumë të plagosur,  mushka e kuaj të vrarë me ngarkesa artilerie dhe municioni etj. Nga ana e forcave tona ranë dëshmorë duke luftuar me trimëri të rrallë shokët: Qazim Bilali, ish mitraljer, djali i Heroinës së Popullit “Mine Peza”, që kish rënë dëshmorë në demonstratën e grave të Tiranë më 17.09.1942,  Bajram Rroshi nga Gjusulkanaj dhe partizani Italian mitraljeri Luigji Galiono.

Aq u çoroditën nazistët gjerman nga goditjet ne Qafën e Kallmit sa në ditët e luftimit që pasuan nuk shkelën më në atë vend të frikshëm për ta,  por kalonin anash tij. Këtë tërheqje në panik ata e përligjnin duke i raportuar komandës tyre se : “Ndeshëm me forca supëriore të armikut të pajisur me armë të rënda…. “ ( ATH DUGJ T-314/483), Në fakte forcat tona kishin vetëm pushkë,  automatik dhe tre mitraloza të lehtë italian 6.5m/m. Forcat gjermane bënin pjesë në efektin e regjimentit të dytë “Brandenburg” të Divizionit 297

Duke qenë se shpërndarja e ushtarëve italian jashtë territorit të Pezës,  nuk u krye si pasojë e luftimeve që filluan. Ky teritor me një sipërfaqe prej 1200k/m (katror) u rëndua shumë me 3000 vrarë,  partizan dhe ushtarë italian e cila vështirësoi së tepërmi manovrimin e këtyre forcave si dhe furnizimin me ushqim dhe strehimin e tyre.

 Peza

Më 06.11.1943 nazistët gjerman me bashkëpunëtoret e tyre nisën operacionin e tyre në shumë drejtime, duke rrethuar të gjithë territorin e Pezës. Për t’i çelur rrugë këmbësorisë,  ata rrihnin me zjarr të dendur artilerie dhe murtaje të gjithë zonën e Pezës. Nga pritat, sulmet dhe kundërsulmet e Partizanëve nazistët dhe tradhtarët e vendit pësuan humbje të mëdha në Maknor, Damion, Furtuzaj, Arbanë, Bulticë dhe Dorez. Përpara epërsisë së forcave armike dhe presionit të dendur të tij, forcat tona përdorin taktikën e tërheqjes dhe goditjes të krahëve e në shpinë të forcave armike.

Më 07.11.1943, armiku vazhdoi përparimin e tij në grykën e Pezës së Madhe, Durakje, Çiflik, Zguarje, Grorë, Grecë ku edhe zhvilluan luftime të ashpra, në të cilat armiku pati mjaft të vrarë dhe të plagosur.

As shirat e mëdha e të pandërprera, as të ftohtit dhe errësira e natës, as mungesa e ushqimit prej 3-4 ditësh dhe as veshmbathja e pa përshtatshme nuk e përkuli kurajon dhe vullnetin e çeliktë të Partizanëve tonë, për t’i rezistuar edhe për t’i dhënë goditje pushtuesve të huaj dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Më 08.11.1943 në mëngjes një grup partizanësh prej 30 veta, rrethohen nga Nazistët Gjerman në Rrove – Shalqizë, Demxhias. Ndonëse në pozita të vështira dhe pa rrugëdalje Partizanët duke zhvilluar luftimet gjatë gjithë ditës, mundën të çajnë rrethimin. Në këto luftime ranë dëshmorë duke luftuar me vetëmohim Shyqyri Peza (vëllai i Babë Myslymit) Xhemal Sul Tafa dhe Nënoficeri i misionit Englez HILL, u plagosën partizanët Xhelal Faslli Kurti dhe Alush Hoxha, armiku pati 6 të vrarë dhe më shumë të plagosur.

Më 09.11.1943 në orët e para të ditës, një pjesë e forcave Partizane nën udhëheqjen e Komandantit legjendar trim të grupit Partizan të Pezës – Myslym Peza dhe Komisarit të grupit Kristo Themelkos, në fshatin Mustafa – Koçaj, diktohen nga ballistët, të cilët lajmëruan nazistët që i kishin aty afër. Partizanët e diktuan tradhtinë dhe u tërhoqën menjëherë për të zënë pozicione në majën e Malit të fshatit Vrap, mirëpo këtu partizanët u ndeshën pa pritur me nazistët dhe zhvilluan me ta luftime të rrepta deri në mesnatë. Në këto luftime armiku pati 4 të vrarë dhe disa të plagosur.

Më 10.11.1943 në mbrëmje, rreth orës 21:00 mbi 120 Partizan me babë Myslymin dhe Kristo Themelkon në krye, u vendosën mbi fshatin Shinkollë, në lindje të tij. Për të marrë bukë në fshat dërguan 5-6 partizan, por Kryetari i Këshillit Nacionalçlirimtar të fshatit Hajrulla Uku nuk pranoi por ju tha shokëve që babë Myslymi dhe të gjithë shokët të vijën në fshat, të strehohen, të ngrohen, të ushqehen. Këtë porosi të Kryetarit të Këshillit shoku Shaban Rexha ja bën të ditur babë Myslymit dhe Kristo Themelkos. Me qenë se në fshatin Shinkollë, nazistët nuk kishin shkelur asnjëherë dhe nuk ishte parë ndonjë lëvizje e dyshimtë, u pranua kërkesa e Kryetarit të Këshillit.

 Myslym Peza

Partizanët u futën në fshat, por pa u shpërndarë mirë, babë Myslymi pa se po vinin gjermanët. Disa shokë pandehën bile se ishin partizan të cilët kishin ardhur aty në errësirën e natës pa u diktuar. Pikërishtë në shtëpinë që do të hynte babë Myslymi, u ndesh me gjermanët tek shkallët e shtëpisë, por babë Myslymi e goditi atë për vdekje. Ky qe sinjali që këtu kishin ardhur gjermanët, lufta u ndesh e ashpër deri trup me trup, me pushkë, automatik dhe bomba dore. Me dhjetëra nazistë midis të cilëve 9 oficerë u vranë, pati shumë të plagosu. Kjo për fshatarët qe shumë e pa pritur dhe e befasishme. Nazistët përfituan nga moti shi e tufan, ftohet e errësirë absolute, partizanët u tërhoqën me shpejtësi në drejtim të pyllit e Maresë Gror – Pezë. Për hakmarrje nazistët masakruan barbarisht fshatarët duke pushkatuar 26 veta, fëmijë, pleq e plaka, të cilët me në krye Kryetarin e Këshillit Hajrulla Uku qëndruan me trimëri e të pa përkulur para bishës naziste, duke dhënë jetën e tyre të shtrenjtë për çlirimin e Atdheut.

Në këtë gjëmë të madhe nazistët pushkatuan Dije Salën, por me egërsi plagosën dhe vajzën e sajë 2 vjeçare Shefikat Sala, gjithashtu duket për të kursyer fishekët, plagosën duke çarë në disa vende me bajanetë edhe pionierin 15 vjeçar Mahmud Ibrahim Uku të cilit në këtë masakër i vranë babën Ibrahim Uku dhe dy xhaxhallarët e Muharrem Ibrahim Uku dhe Gani Ibrahim Uku, dy kushërinjtë e tij Shyqyri e Sefer Ukun. Siç shikohet 9 veta në një familje dhe 7 veta në një familje tjetër, pra vetëm nga fisi Ukut janë vrarë 16 vetë, nga fisi Meta 2 vetë dhe nga fisi Sala 8 veta. Në këtë masakër nazistët dogjën të gjithë shtëpitë e fshatit dhe grabitën të gjithë gjënë e gjallë dhe bereqetin.

Heroizmi

Në këto luftime spikati heroizmi masiv i partizanëve që i drejtonte personalisht Komandanti legjendar “Heroi i Popullit” Myslym Peza dhe Komisari i grupit Partizan të Pezës Kristo Themelko, për të cilët është vështirë të dallosh persona të veçantë.

Më 11.11.1943 në grykën e Rrushtës, një njësit i batalionit I-re dhe kompanisë së shtabit të grupit të komanduar nga shoku Shaban Rexha, priti me zjarr automatiku dhe bomba dore një grup nazistësh Gjerman. Armiku pati 13 vetë të vrarë dhe shumë të plagosur. Nga ana e forcave Partizane ra dëshmorë duke luftuar me trimëri Partizani Ilo Zibinaku nga Përmeti.

Në mënyrë të përmbledhur i gjithë populli,  partizan,  anëtar të çetave territoriale vullnetare,  të rinj,  të reja,  pleq dhe plaka. Pezakët luftuan me përkushtim dhe trimëri,  sepse pezaku pranë tij në krah majtas dhe djathtas dhe mbas shpine,  kishte prindërit,  vëllezërit dhe motrat,  pra ai printe përpara kundër armikut i pa ndrojtur.

Ishte interesant se në këtë luftime,  morën pjesë shumë të rinj dhe të reja deri edhe fëmijë,  të cilët vepronin në të gjithë territorin ku zhvilloheshin luftimet,  të cilët jepnin informacione mbi lëvizjet e armikut në komandat e tyre eprore krisnin parullat e armikut duke i zvëndësuar ato me të partizanëve,  shponin gomat e makinave të armikut

Me gozhdë,  nga keto pati disa të plagosur si psh: Mahmut Uku,  Shefikat Sala (nga Shënkolla ) Skënder Spahiu (Peza e Vogël),ndërsa ranë dëshmor proierët :Naim Bashkim Peza dhe Hysen Shyqyri Peza (nga Peza e Madhe )

Më 17.11.1943 në vendin e quajtur shkëmbi i Rekajve (Karaby) të Ndroqit, tre partizan të Pëzës Seit Brahja, Ibrahim Kryemadhi dhe Ramazan Hysen Imeri, luftuan në rrethim nga 30 nazistë Gjerman, luftimet zgjatën mbi një orë deri sa tre trimat ranë Dëshmorë njëri pas tjetrit për idealet e LANÇ-it. Pra, tre Partizan luftuan me heroizëm kundër 30 nazistëve me një raport forcash prej 1:10 në favor të armikut.

Nazistët gjerman dogjën dhe ata pak shtëpi që kishin mbetur nga djegia e fashistëve Italian, duke përfshirë edhe kasollet që fshatarët i kishin ngritur pranë gërmadhave të shtëpive të djegura por ata nuk i thyen dot fshatarët ashtu siç nuk i thyen dotë fashistët Italian vullnetin e popullit të Pezës, TIranës, Durrësit, Kavajës, Shijakut, Rrogozhinës dhe Peqinit.

Gjatë këtij operacioni armiku pati humbje të mëdha në njerëz dhe armatime, sipas informatave vetëm në Pezën e Vogël janë ngarkuar 9 kamiona me të vrarë e të plagosur që i kishin mbledhur në territorin e Pezës. Në këtë operacion ranë Dëshmorë 25 veta dhe 26 të pushkatuar në Shinkollë. Nga Brigada e III-të Sulmuese 6 veta, plus Nënoficeri i Misionit Englez i quajtur HILL, gjithësejt 58 veta.

Komandanti i Korpusit XXI-të Naziste Gjerman Feni i raportonte me keqardhje Gjeneralit Renduliçit pas operacionit se: “Myslym Peza” me partizanët e tij, të cilët ai donte t’i çfarroste, ndodhet përsëri në zonën jugperëndimore të Tiranës dhe se kish kryer prap sulme të befasishme mbi kolonat gjermane (A I H, D U G J Nr.1000/43 datë 29.11.1943 T-314/662).

Njëri nga komandantët e Batalionit Gjerman që mësynte nga Peza e Vogël dhe Ndroqi, shkruante në ditën e parë të luftimeve: “… Aty në Varosh, Makhornë është armiku, ai qëndron me forcën luftarake dhe kundërsulme në thellësi me krejt fuqinë e tij. Kolona e jonë me ngarkesa u shkatërruan. Regjimenti formoi një kolonë tjetër (Herman Franku faqe 120).

Armiku pohon komanda gjermane, vende, vende bën rezistencë, por eviton çdo luftim të hapet”(A I H, D U G J informacion datë 17.11.1943 T.313/484).

Armiku

Humbjet e gjermanëve qenë më shumë të mëdha, këto humbje nxirrte përfundimin komanda e Korpusit XXI” Nuk janë në përpjesëtim me rezultatin e arritur” që ishte i pa rëndësishëm (A I D U GJ, Komanda e Korpusit XXI Përvoja e operacionit “505”,  14.11.1943 T.314/662).

Disa politikan ekstremist i mohojnë të gjitha këto sakrifica të jashtëzakonshme që bëri populli Shqiptar për çlirimin e vendit nga pushtuesit Nazi-fashistë, në të cilën u angazhuan mbi 70 mijë Partizan dhe shumë forca vullnetare territoriale dhe aktivist, për t’i dhënë Atdheut Lirinë dhe Pavarësinë, për të cilën dhanë jetën 28.000 Dëshmorë. Të mohosh LANÇ-in do të thotë të mohosh koalicionin e madh Anglo – Sovjeto – Amerikan për luftën heroike që bënë kundër armikut të përbashkët dhe më të egër të njerëzimit, bishave Naziste – Fashiste.

Qëndrimi objektiv dhe kritik ndaj së kaluarës sqaron të tashmen dhe ndriçon perspektivën, le të mësojnë dhe nga ideja që shprehu Presidenti Amerikan i SHBA Bill Klinton një fjalimin e tij përpara Veteranëve në Napoli tha se: Ne jemi bijtë dhe vazhduesit e veprës tuaj, mbajtur me rastin e 55 vjetorit të fillimit të luftës së Dytë Botërore (Zëri i Popullit datë 01.09.1994 faqe 3).

Në çdo rast e kaluara as mund të harrohet, por edhe s’mund të deformohet. Lufta Antifashiste përbën një kapitull madhor e të lavdishëm në historinë e çdo populli. Veç të drejtën dhe të krenohen me të e kanë ata forca, ato individë që morën pjesë në këtë kapital politik. S’mund ta gëzojnë ato forca ose individë e organizata që bashkëpunuan me Nasifashizmin në çdo vend qoftë. Militantët e luftës, janë militant që i nderon çdo popull, ndërsa kolaboracionistët janë stigmatizuar e do të stigmatizohen si tradhtar e bashkëpunëtor të Fashizmit e Nazizmit direkt ose indirekt.

Duke u futur në thellësinë e kujtimeve dhe jubilarëve e përvjetorëve të këtyre luftimeve dhe masakrave, në Shinkollë, Grece, Grorë, Pajonë, Pezë e Madhe, Pezë e Vogël dhe Zikxhafje ku u vranë 113 veta dhe u torturuan me dhjetëra të tjerë duke i dërguar në burg Tiranë – Elbasan që kanë vuajtur torturat nga më barbare në qelitë e burgjeve, që e dogjën Pezën dhe zonën e saj jo njëherë por treherë, duke djegur deri njerëz të gjallë në zjarr, grabitën bereqet e pasuri deri pajat e nusërisë etj. Dhe pse?! Sepse ata kishin bërë vetëm “një faj” se strehonin dhe furnizonin me ushqim luftëtarët e Lirisë që luftonin Nazifashizmin okupator dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Prandaj e kemi të freskët dhe mendimi na çon tek ajo veprimtari e dendur Luftarake e politike të formacioneve të grupit Partizan të Pezës. Mesazhi është tepër i qartë:

“Historia e ruan të kaluarën, ne duhet t’a lartësojmë atë. Historia e LANÇ-it është dhe mbetet krenaria e Kombit, e brezave të rinj të sotëm dhe të ardhmen.”

Lavdi sakrificave të Popullit, Partizanëve dhe Dëshmorëve të rënë në këto luftime dhe qëndrimit heroik dhe të papërkulur të të pushkatuarve nga Nazifashistët.

 

*Veteran, invalid dhe pjesëmarrës në këto luftime

 

v.l/ Dita

 

November 10, 2018 15:53
Komento

13 Komente

  1. Dodona mbi Tomorr November 10, 17:32

    .Epopeja e luftes Nac.Cl eshte nga me te lavdishmet e popullit tone qe u kurorezua me fitoren kunder armikut; Nazifashist:dhe bashkepuntoreve te tyre Ballistozogiste! Ja perse kjo histori eshte shkruar me gjakun e te reneve dhe perpjekjeve dhe sakrificave te popullit , prandaj nuk mund te “rishkruhet “nga ata qe u munden bashke me pushtusit !

    Reply to this comment
  2. Dh.Xhoga (Guri Naimit D) November 10, 17:58

    Lavdi Heroizmit Pertizan-sjelle Clirimin e Atdhet..

    Te lumte ajo Mendie komanduar ate dore, i nderuar Sherbet Karuli sjelle kete shkrim shoqeruar me ato foto te kesaj ngjarie,nga me madheshtore e te paharruar te Lufte herroike N.Cl.qe na perciell. Nga Toronto ju pershendesim teksa e lexojme dhe shohim kolektivisht,me “Pasues veterane’e bashkeatdhetare tane,ne lokalin “illY’ mes Torontos krejt shqiptare.ruga “PAGI”mes tyre djali Permetar -Tiranas Ilir Mihal Lela Suel Arben Doci,(Elbasan Lindur)pasuar nga djemte: Armal gezim Salillari, Elio Sotiraq Kurtiqi, Elio Festim Mucollari(pogradecar) Bujar Asllani Tirana, sa vajza lezhiane Izabala Pali Palaj e Rhemistokli Koco Coka (Permet)sa Erion llazi Prifti-Feri.Me ta Nikolla Jorgji Simaku,Eglantin Veli Hysenasi(Duresi),me Loni Naun Prifte nga Fieri e tj.
    Mes tyre veteranet:Luan Pulaj, Kico Lani Buta,Spartak Selman Vero, Alfred Ahmeti,Faslli Mici e,Nardi Kacaj. .Leonard Zogaj e Barjam Shtylla na pershendesin me telefon nga shtepite e tyre…sa Petaq Peci, Kliton Verli, Kristaq Turtulli e me veterani shkrimtari Vangjush Ziko.
    Permes Imellit na pershendet direk Ambasoadori Yne ne Otava z.Ermal Muco.sa nga Nju Jorku miku yne vateran Mihal Jani.
    Faleminderit bashkeatdhetares sone,cupes Elbasanase sa permetare e mira nuse.Alma, bashkeshorte e Dhimitrit-minoritar- kthyer keto Dite Nendori,ne auditor festiv-
    Me atdheun dhe mbare trojet shqiptare JETOJME.
    Ju faleminderit.
    Gezuar festa e pavaresise e Clirimit-Atdheut tone.
    UNITET kerkojme;mjaft me sa perjetojme permes mediave.keq na vjen..c’shohim e degjojme.
    Pergeaojme ate Takimin ne Sarande te kryeministrit pare me TV direkt..
    Festoni se bashku Pozite Opozite keto festa mbarekombetare-VELLEZER ! Mjaft grindirve…!

    Nga Toronto per “Pasuesit veterane” e Dashamiresit:
    Formuluar komentin:
    Drita Skilia(Tarifa),Janaq Pani, Dhimiter Xhoga.

    Reply to this comment
  3. MH November 10, 18:03

    intelektual!!!
    Edhe une jam kundra Enver Hoxhes sepse shperdorio detyren qe nuk ja u bani per cfare keni lyp.Ndaj nuk jam me Enverin.Ishte dasht t’iu zhdukte pafundesisht nga jeta e planetit.E kupton.Nga tabani shqiptare po e po.More shurrana me anticenshurra neper shale doni te na jepni mend se cfare asht pozitive konkrete dhe jo.
    Nese pleqnojme me fiksacione tuaja.Ka 30 vjet qe ju ra zari ne dore.Por bathet flasin ndryshej.Do vije vertet demokracia po do zhvlersoheni si llumi i shoqeris nga populli i ndershem e patriot shqiptare.
    Vreni vreni.Armatimi i partizanve asht kontigjent i pushtuesve.Nji luftim ekstrem i pabarabart.Po shpirti i populli te ndershem per liri ka triumfue e do te triumfoj edhe ndaj jush neperkat e kolaboracionisteve.Qe gjallesen e keni nga pakujdesia e Enver Hoxhes per te mos cue detyren deri ne fund qe t’iu percellonte me te gjalle e me te vdekut e te mos kishim asnji nga ju sot ne keto faqe ku komentohet per rrealitetin e jo si ju me shpifje e pislleqe.

    Reply to this comment
  4. Ergys November 10, 19:19

    Partizanet heroike sebashku me komandantin e tyre legjendar Enver Hoxha cliruan dhe i zbardhen faqen Shqiperise para gjithe botes sepse moren persiper nje barre te rende duke e cliruar vendin nga bishat fashiste-naziste vetem me forcat e tyre.

    Reply to this comment
  5. Simbol i Nene Pashakos November 10, 23:55

    Urate paci atdhetare te vertete-VERTETESINE mbroni!

    Te lumte goja komentues Ergyz.Flet me zene e NENAVE shqiptare.per ate udheheqes te ralle, te asaj Lufte te madhe N.Clirimtare…
    Simbol i Nene PASHAKOS .

    Reply to this comment
  6. sabo kurti November 11, 04:00

    Pershendetje i nderuari Sherbet Karuli jeta jote eshte dokument i perpjekjeve te brezit ton per te kujtuar te kaluaren .Ke thene te verteten .Te uroj shendet e gezime

    Reply to this comment
  7. Dh.Xhoga (Guri Naimit D) November 11, 22:33

    Festohet DITA e VETERANEVE ne Toronto!
    (mes saj; “Pasues Veterane” te Torontos).

    “11 Tetori” per Kanadane,eshte”DITA e VETERANEVE
    Te Luftes”,qe u festua me nje ceremoni madheshtore mes Torontos.
    Ne kete ceremoni,moren pjese spontanisht,(degjuar nga mjetet e TV-nit.- “Pasardhesit veterane” Shqiptare, ne sheshin Qendro te Torontos prane Parlamentit .Ku behej kjo FESTE Kombatare te VETERANEVE Kanadeze “11 NENDORI.”ne nje mjedis festiv..
    Nje manifestoim i shkelqyer ne sheshi qendror te Torontos para parlamentit,zbukuruar me flamure kombetare dhe simbole te asaj lufte te,Veteraneve Kanadeze.
    Kete vizite spontane tonen,sa marre vesh se festohej Dita e Vetraneve” te Kanadase,e nderuan nje pjese nga me te rinjte e org “Pasues Veterane”te Torontos.
    Si me porosi koecidence koha e shkuaries rezonance, Te rrespekti per KOLEGET,vendasit na e priten me oshetimen e 5 topave te kalibrit te rende te atyre viteve pershendesnin, ne respekt te Luftetareve Kanadeze. . Veteranet sa gjithe kanadezet e kujtonin kete dite historike,me ceremoni te vecante. Nisi ajo me 5-se te shtena secili top,qe komandohet nga ushtare dhe oficere te pergatitur krak tyre, veterane te Torontos,me uniforma sa dekoratat e tyre ne gjoks.. Pa perkatesi politike (si tek ne),po si Atdhetare te shtetit Kanadez. Faleminderit per “MESIMIN” dhane,- Vellezer “VETERANE”te Torontos.
    Ne emer te shoqates “Pasues Veterane” Toronto. pos te moshuarve, ishin djemte sa pranuar si “PASUES: Elio Sotiraq Kurtiqi, Ledio Festim Menkollari,Erion Llazi Prifti.Mes tyre Kosovari Oren Sherif Kastrelli. dhe Suel Arben Doci sa zonjat Izabaela Palaj e Alma Elbasani .
    Keta plotesuar porosine e veteraneve: Zonjat: Donika piro kadena, Valantina haxhiraj, Aferdita Qendro Vjollca Spaho, Drita Skilia(tarifa,si te para antare te kesaj shoqate “Pasues Veterane”me shoket:Janaq Pani, Luan Pulaj, Spartak Selman Vera,Faslli Mici,Harilla Jorgji Simaku,sa nje grup emigrantes Elbasanas Qe takoheshin ne kuadrin e festave te Nendorit,ne kafen “illY”,Ruga “PAPI” mes Torontos, si selia e tyre, pine kafete,ngiten dolli te Festave e Veteraneve,sa Festat e Nendorit me ate te clirimit te atdheut-kryefjale.
    Ju faleminderit fliste shpirti i tyre pa ceremonire …
    Kujtuan, virgjilien te Fetave te Nendorit,qe Tirana e Nis Me 17 Nendrorin 1944. I festofshim gezuar..
    Ju urojme vellezer e motra nga Toronto,sa gjithe atdheu,ti kaloje;- GEZUAR e me UNITET, si i pame te vellezerit mikprites; VETERANET Kanadeze ne festen e tyre..
    Faleminderit per rrespektin e shtetit kanadez per Emigrantet tane ne mbare vendin.
    Le Ti festojme festat e NENDORIT Si e meritojne.

    Per lexuesit dashamires ne atdhe e kudo
    Pasuesi Veterane; Dh, Xhoga .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*