Sheshi “Tradhëtia”

August 6, 2019 00:49

Sheshi “Tradhëtia”

Nga Ylli Meçe

E kërkonte etika e mirësjelljes institucionale, që një Kryeministri t’i drejtoheshim në mënyrë të sjellshme edhe pse përfaqson në ekzekutiv figurën më të lartë, gati si ajo e Sulltan Mehmetit të lV.

Por me një ndryshim. Se tashmë, megjithëse mban ende veshur ato çitjanet sulltanore, është kthyer në një teneqepunues për tepsira dhe kazanë, paçka se e mban veten me të madh.

Në këto kushte, ju z.Kryministër bëtë transformimin te vetja dhe për hir të këtij populli, u bëre sundimtar islamik me origjinë krishtere, governator me shije oksidentale, kalorës i pamposhtur në duele pa kundërshtarë me fund të ditur që në fillim, fitimtar i shkëlqyer i çdo beteje, veçanërisht në ato që i ka fituar në fakt Europa dhe Amerika.

Na ke dhënë urdhëra se duhet të heshtim, të ulim kokën e t’ju nënshtrohemi juve pa asnjë rezistencë, duke pushuar sulmet ndaj Larmadhërisë tuaj . Mbretëritë kanë madhëri, por ju jini më lart se ato e pra “lartmadhëri” jo nga mëndja, por nga boja dhe kallëpi.

Gjithë solemnitet na deklaroni se kini mbështetjen ndërkombëtare e se mjeranëve të Shqipërisë që ju votojnë mjafton tu thuash që “e do Europa” dhe pranojnë çdo kamzhik kurrizit; tallesh zotrote me miliarda që i lëshon pa teklif e pastaj ankohesh se nuk kemi para; e sikur mos mjaftonin këto më keq se para-ardhësi i juaj, një farë Sulltan Sali Kasapi, kërkon të çkulësh me themel jo vetëm arritjet gjysëm shekullore, por edhe historinë e këtij populli.

I kërkojmë ndjesë jo zotërisë tuaj, por gjithë popullit shqiptar dhe njerzve kudo të ndershëm, se për sa më lart, ne partizanët fitimtarë por dhe bijtë e tyre, mbasi i morëm dhe i shqyrtuam me kujdes të gjitha bëmat dhe kërkesat tuaja, po ju nisim nga mali (mos u tremb se “Mali” nuk është pseudonim i Enver Hoxhës, sepse ai vetëm një javë po të ngrihej …) pra po ju nisim E-Malin tonë si më poshtë:

Ne dimë mirë, se Ju dhe gjithë shpura juaj që kini drejtuar këtë vend për 30 e kusur vite, u çfaqët gjithë mallkime kundër çdo gjëje që kish vulën tonë, duke u kthyer nga ëngjëj të urtë, sikurse ju kishim fillimisht, në servilë të pakufizuar, e pastaj në djaj që ia kalonit dhe vetë djajve.

Këto gjëra ju i mësuat nga historia, e cila krahas Gjergjit nxorri dhe Hamzanë, sikurse dhe i përndrituri pishtari Abdyl, në fund nxorri dhe katranin Mithat, apo dhe të tjerë derivatë të parë e të dytë, të cilët çuditërisht më të shumtët ishin të dytë nga mëndja, se sa nga rradha që mbajnë në rrathët e hierarkisë tuaj.

Ne e dimë mirë se çfarë brumi jini, ndaj dhe ju na sulmuat aq egër.

Nuk është e para herë që bijtë plangprishës shkelin mbi etrit e tyre (si duket do ti tregosh Sulltanit paraardhës se nuk i pranon akuzat e tij) kjo dihet që është e rëndë, por më rëndë është kur sulmohet krenaria e Atdheut, lufta jonë, gjaku i dëshmorëve tanë, amaneti i tyre.

Ju dhe para-ardhësi juaj u çfaqët si një mallkim, teksa shqiptarët kishin shpresë se do e bënit Shqipërinë si një “Zvicër të dytë” por ju në vend që të hidheshit në sulm për lulëzimin e Atdheut e nxorrët atë në shitje për “një Euro” e në të mëvonshmen u hodhët të gjithë në sulm frontal kundër ne partizanëve, luftës tonë dhe gjithë dëshmorëve.

Mos mendoni se na hidhni hi syve, duke çuar në vorrezat e Nënës Shqipëri nga një kurorë. Joooo aspak! Ju e poshtëruat “Nënën” dhe sot ajo ecën si e marrë në udhëkryqet e Evropës në kërkim të bijve të saj të mirë.

Ju hibritet e këqija të këtij Kombi, mund të thoni se nuk është e vërtetë. Po si nuk qenka e vërtetë kur skandalet me miliarda unazash e PPP-sh ju plasin përditë? Kur njëherazi vazhdoni rehabilitoni kriminelët e luftës banditë e divesantë dhe të gjithë ata që i kanë ende duart me gjak?

Dhe pastaj duke bërë pirueta rruspish na thoni se do na shikoni ne të gjallëve që ngelëm mbas lufte.

Ne e ndaluam të futej në Shqipëri, atë që e braktisi që në ditët e para të pushtimit atdheun, ju i ngritët përmendoren. Hahahahahahaha përmendore e një Zogu përballë shqipes Avni Rustemi!

Ju rehabilituat Markagjonër e Bajraktarë- përballë Ndrec Ndue Gjokës, Bardhok Bibës dhe Cucave të Malësisë e në të pastajmen, për ta institucionalizuar dhe vërtetuar apo dhe mbushur mëndjen këtij populli, na ngritët një palo “instit-muth”( gjermanisht) për të hetuar dhe krimet tona gjatë lufte.

Ju e shitët krenarinë e Nënës Shqipëri dhe bëtë ujë gjakun e dëshmorëve, sikurse ngarkuat vite më parë me kamion “Pesë e Heronjtë e Vigut” duke bërë të ngërdheshen banditët e Llesh Marashit.

Mbas kaq e kaq anatemimesh, insinuatash, çpifjesh e deri në shtrëmbërime të historisë, në emër të të “dhimekracisë” propozuat t’i hiqnit emrin dhe Universitetit të Vlorës, i cili e kish për nder plakun e vet Ismail Qemali (sepse mendja juaj e cekët e kërkonte që Ismaili o të ish mësues, ose edukator kopshti që të mbante emrin e atij universiteti).

Vlorë moj të qofsha falë ,

Ulu pak të ta puth ballin

Je legjendë si në parrallë

kur shoh ty e shuaj mallin

Në vazhdën e tradhëtive dhe paudhësive tuaja, tashmë mbasi mbaruat me shpifjet për Enverin e vdekur se ai na qenkish personi që çoi drejt vrasjes Qemalin, ju kthyet këtij të fundit, se nuk na qënkish marrë me sport prandaj dhe stadiumi Qemal Stafa nuk ka pse mban atë emër! Besoj se Mao Ce Duni do ketë qenë me kombëtaren kineze (e bukur llogjikë)!

Po mirë o kryeministri ynë, nëse do të ecnim me llogjikën tuaj, mos u dashka që Marksi të kish pas qenë në të gjitha vendet e botës, që shumë rrugë sheshe dhe shëtitore kanë dhe mbajnë emrin e tij? Si e shpjegoni ju këtë ?! E di ti, që dhe sot ne e kemi një statujë partizani në Austri (Mathauzen) “Fitimtari” e cila për nga kuptimi simbolik dhe rradhitet më e mira? Si thoni ju, mos vallë duhej të shkonin pa tjetër partizanët tanë në Austri, që ta mbanin atë?! Po sikur austriakët të kishin mëndjen tënde dhe ta hiqnin? Jam i sigurt se ju do gëzonit.

Po sikur ajo vepër të mos ish e Odise Paskalit, por e Kristaq Ramës ?! E di fort mirë që ju nuk do t’ju të hante shumë meraku, sepse ju ishit nga ata, që kur Gërdeci u hodh në erë së bashku me 26 viktima, ju në vend të shkonit e të ngushëllonit viktimat, ngushëlluat Sulltan Sali Kasapin, sepse kishe hall mos ndrronte mendje për ndryshimet kushtetuese të 2008 që ju bënë të dyve mbretër mbi sovranin.

Që jini prishës i monumenteve dihet (sepse i kini lënë të prishura dhe në mëshirë të fatit ata që dhane jetën për liri). Por meqënse jemi në këtë “dhimekracinë tuaj” pse nuk u ngritët përmendore, atyre që luftuan për të drejtën e punëtorisë, të cilët ju sollën dhe juve në pushtet? Ne dimë fort mirë sepse jo se nuk ta mban, por ti je po aq i egër ndaj tyre, sikurse ndaj gjithë gjakut të heronjve dhe dëshmorëve tanë.

Por mos u merakosni do vijë dhe një tjetër kohë dhe ne, në mos ne bijtë tanë dhe në mos ata nipërit e mbasat e disa brezave pasardhës nuk është çudi që të ndërtojnë dhe ata një shesh të madh me bustet tuaja duke e emërtuar “Sheshi Tradhëtia”.

Saliu, Juve dhe ca të tjerë sigurisht do jini në ballë të monumentit, vetëm bëni kujdes me njëri tjtrin mos u grindni për pozicionet sepse ato do ua caktojë populli.

Vdekje fashizmit – Liri popullit !

Nga PARTIZANËT E MBETUR GJALLË, amanet dhe bijve tanë!

August 6, 2019 00:49
Komento

10 Komente

  1. Limani August 6, 14:06

    I nderuar Ylli Meçe ,
    as të njoh e as më njeh , por , revolta jote është edhe revolta ime !
    Unë jam i majtë , gjenetikisht i majtë , nuk jam enverist, biles ndaj Enverit kam kritika serioze që venë deri tek përjashtimi i tij nga radhët e komunistëve ( sikur të qe e mundur , ky është një abstragim nëse historia do të bëhej si në një laborator) . Fakt është që Enveri i vuri kazmën Partisë dhe u nxiu faqen , të gjallëve e të vdekurve, që luftuan e punuan për atë ideal .
    E lemë me kaq këtë se është temë shumë e gjërë e mund të lindin edhe keqkuptime .
    Unë sot , jam më i majtë nga ç’isha dje , kur shoh një popull fashist dhe 120 parti fashiste ; jam më i majtë kur shoh në krye të PS një fashist të ndyrë të vetëdeklaruar dhe në radhë të kësaj partie shoh ish komunistë të shquar , servilë , të degjeneruar , palaço , të pa karakter.
    Fashisti Edvin , ky pervers i fëlliqur , është kreu adekuat i një partie të degjeneruar e të vdekur , që quhet socialiste .
    Ylli !
    Fashizmin dhe degjenerimin unë nuk e shoh vetëm tek perversi Edvin , fashizmi i ka shtrirë metastazat në gjithë Shqipërinë dhe për këtë , një meritë të madhe ka PS ( udhëheqja e saj ) .
    Në Shqipërinë e prapambetur e llafeshumë , nuk ngjit as demokracia , as komunizmi . Fashizmi – po !
    Jepi Edvin , është dita jote , deri sa të vijë ora të thyesh qafën !

    Reply to this comment
    • Peza August 6, 14:45

      Liman,kafsho gjuhen kur permend Enverin!
      Ne se tenton ta akuzosh per ndonje gje te keqe,provo te na thuash ndonje tjeter,qe te kete bere qofte edhe nje gje te vetme me te mire se Enveri per….shumicen e popullit!

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 August 7, 14:39

        PEZA
        enveri real është kundër enverit tënd!!
        enveri yt është enveri i një partizani të enverit!!
        mos ngatërro emrin partizan me ata që luftuan për çlirimin e shqipërisë!!
        llogarite si emër që përfaqson mbështetësit e një mendimi,individi a çdo gjë tjetër që mund të mbështetet!!
        po të ishte enveri gjallë,ose më mirë por të ringjallej,si e kërkojnë shumë,dhe të shikonte se çka ndodhur pas ’90ës,ai vetë do të kishte filluar duke kritikuar!!të parin vetveten!!
        përse e them këtë!
        sepse ai,ndoshta,e nisi mirë,por e mbylli tmerrësisht keq!!
        premtimet ishin më të bukura se ato që na doroviti dobiçi i tironës,por përfundimi ishte një varfëri e skajshme,një çthurrje e tmerrshme!!
        peza,enveri nuk ishte gjë tjetër veçse një diktator!!gjë që nuk e mohoi asnjëherë!!pavarsisht se për kohën më të madhe ai nuk pati asnjë lloj funksioni shtetëror!!
        diktatori dhe diktatorët përfundojnë njëlloj!!ashtu përfundojnë dhe shtetet që drejtohen prej tyre!!gjithnjë diktatorët e fillojnë “mirë”,bëjnë gjëra të mira,të paktën në dukje,për popullin e tyre!!janë të paktë ata diktatorë,por dhe zhduken shpejt,që,që në fillim bëjnë keq për popullin e tyre!!
        përfundimi i diktatorëve dhe diktaturave është gjithnjë i ndyrë për ta dhe popujt e tyre!!
        enveri premtoi demokraci dhe vendosi diktaturë!!
        vendosi diktaturë mbi kundërshtarët dhe pasi mbaroi punë me ta!?pasi i nënshtroi mirë e mirë,filloi me ata që i mbajtën krahun për të nënshtruar kundërshtarët!!pra i madhi enver për të cilin “provo te na thuash ndonje tjeter,qe te kete bere qofte edhe nje gje te vetme me te mire se Enveri per….shumicen e popullit!”u këthye në një gangrenë për popullin vetë!!nga një ngritje e jashtëzakonëshme e çoi në një humnerë dhe më të thellë se ngritja që i bëri!!
        peza,mendimi i njënjeriu nuk mund të jetë më i sakti,nuk mund të jetë më i drejti,nuk mund të jetë i drejtë për një kohë të pafundme!!
        shiko,këtheju njëherë historisë së periudhës pas ’44;mund të marrësh dhe ndonjë perriudhë tjetër në shqipëri dhe jashtë saj,kusht është të ketë qënë diktaturë;dhe do të shohësh se të gjitha kanë përfunduar me shkatërrim!dhe do të shohësh se e njëjta gjë ka ndodhur pas ’90ës!!si saliu si dobiçi i tironës nuk kanë asnjë ndryshim nga çdo diktator tjetër!!
        këta dy të fundit nuk kanë pasur fatin të qëndrojnë gjat,shpresoj që dhe ky qën të mos qëndroj më gjat,por simtomat janë të njëjta me ato të diktatorëve të tjerë!!njëlloj si ato të enverit!!
        fillim mbështetet tek të tijët për të nënshtruar kundërshtarin,më pas shtyp të tijët e mbledh rrethvetes bastardë që përfitojnë për ti lënë tërë fajet mbi diktatorin!!
        kjo ndodhi dje,kjo po ndodh sot!!

        Reply to this comment
  2. Limani August 6, 17:08

    Shoku Peza !
    Po të kishim demokraci të brëndëshme në PPSH , këtë do ia kisha thënë në sy Enver Hoxhës .
    Unë e respektoj qëndrimin tënd ndaj Enverit , por , të lutem , më lejo të shpreh edhe unë mendimin tim.
    Kam disa shokë të mij të vjetër të cilët edhe kur i ballafaqon bëmat e Enverit , që bien në kundërshtim me Marksin e Leninin , ata më thonë se , Marksi dhe Lenini e kanë gabim , Enveri ka patur të drejtë .
    Këtu muhabeti merr fund , besnikë të tillë në thonjëza , miopë e fanatikë të tillë pa thonjëza , na vdiqën idealin e pastër .
    Do citoj ç’ka thënë Lenini – në 100 komunistë , vetëm një është vërtet komunist ; 39 janë banditë , ndërsa 60 janë turmë që i kthen nga të duash .
    Pres të thuash që Lenini është armik i partisë !
    Marksi ka thënë se , siç po ma deformoni teorinë , do vijë dita të them se s’jam marksist !
    Si gjenial që ishte , ai godiste jo vetëm Enver Hoxhët e kohës së tij që bëheshin më marksistë se vetë Marksi , por edhe ata që do lindnin pas tij !
    Peza , temë e gjërë kjo vëlla , po si do i vejë halli të varfërs Shqiperi , shpeton nga një maskara dhe pas tij i vjen një edhe më maskara ?!

    Reply to this comment
  3. Burgajeti August 7, 01:36

    Keni te drejte zoti Ylli Mece dhe zoti Limani.
    Tregojne se nje mbret kishte vendosur ti pritej koka kujtdo,i cili e levdonte ate.Ne fillim populli kujtoj se ishte provokim dhe e levdonin e ai vazhdonte te priste koke njerzish.Kur e kuptuan ishte vone,por i ndaluan levdatat.Kish mbetur nje plake,te ciles mbreti i kish vrare burre e femije,sepse e kishin levduar mbretin,por kjo vazhdonte dhe e levdonte mbretin…
    Kur pyeste mbreti ne se ka mbetur njeri qe e levdon i thane se ka mbetur vetem nje plake e vetmuar,e cila vazhdon dhe e levdon ate,mbretin.Si t’ja bejme i thane,t’ja heqim koken dhe asaj.Jo ju tha mbreti,ma sillni mua ketu.Ja sollen plaken dhe ai e pyeti:
    -Cfare te mire te kam bere qe nuk pushon se me levduari?
    -Jo qe nuk me ke bere te mire ju tha plaka,por me ke cfarosur gjithe familjen e me ke lene te vetme si kukudhe.
    -Po atehere cfare plasje ke qe me levdon?
    -Ti te na rroc sa te duash o mbreti yne,sepse vete i kemi fajet.Ti na lajmerove te mos te levdonim se do na prisje koken,por ne nuk te besuam.Prandaj te uroj te na rroc,sepse ja,na vdes zoteria jote dhe ne vendin tend na vjen nje maskara me i madh se ty dhe na i heq koken pa na paralajmeruar fare…
    Ja keshtu na ka gjetur dhe neve,iken nje maskara dhe na vjen nje maskara me i madh se i meparshmi dhe gjejme bela me te madhe…
    Ke te zesh e ke te lesh,prej ketyre 30 vjeteve dhe ketej?Njeri me mascara se tjetri…

    Reply to this comment
  4. agroni August 7, 14:58

    Zoti Limani, korrigjojeni thenien e Leninit, e cila nuk eshte me shifra. Aje eshte: Ka koministe dhe anetare partie; komunistet jane idealiste, anetaret e partise jane materialiste.

    Reply to this comment
  5. Limani August 7, 16:18

    O Agron , pse hap një polemikë të kotë !
    Se ç’ka thënë ky e ç’ka thënë ai , unë e ti , nuk kemi qënë pranë tyre e s’e kemi dëgjuar me veshët tanë .
    Para 90-tës shumë dokumente mbaheshin sekret e top sekret , ndërsa sot rusët , një pjesë të tyre e kanë bërë publike. E theksoj , jo të gjitha janë hapur , kështu veprojnë edhe shtete të tjerë .
    Thënia e Leninit që citova unë është botuar në shtypin rus dhe unë e kam lexuar në gazetën Аргументы и Факты ( Argumente dhe Fakte ) , ndoshta është botuar dhe në gazeta të tjera , nuk e di !
    Mbase rusët , si revizionistë që kanë qënë edhe gënjejnë,apo jo , ti si thua ?!

    Reply to this comment
  6. mici August 7, 18:31

    O Liman ,porsi shume i kenduar po na paraqitesh ,…Ta theme nje fakte qe nuk do kerkim neper arkiva…Xhaxhi Enver Shqiperin e gjeti me diku 600.000 banore dhe e la me mbi 3.000.0000 banore,llogarit kerkesat ne rritje permanente te asaj popullate dhe pastaj fol per mireqenie…..Nese vazhdon keshtu se shpejti do jemi 600.000 ,por tash ne shumice absolute pleqe.

    Reply to this comment
  7. kujdes August 7, 21:50

    NUk e kuptova fare Ylli Meçen; mos valle eshte i vellai Sonila Meçes?! Se ngjajne te shprehur. Nuk e kuptova se e bente çorbe ato qe ka bere Saliu dhe ato qe ka bere e ben Edi. Edi u tregua me i zgjuar, i mori ngadale, me Kubaron ministre na dhuroi dhe ate qe s’ ka as Europa e as Gjermania: na e beri Tepelen qe hani tradhetaret dhe bijte e tyre qyl, sikur te ishte sheshi Borova apo me tutje krematoriumet e Hitlerit, pastaj tak Mitatin e shpu tek kendi lojrave te femijeve, pastaj tak edhe Luften Nacional-çlirimtare na e beri lufte lojash per femije, pa ku do dale. Saliu gomar i tere ashtu e shkaterroi dhe ate qe kish ndertuar Enveri se donte urgjete te formonte kapitalistet e rinj qe sot i shane; vidhni, merrni, prishni tu kemi sa me shpejte si gjithe bota, u thoshe dhe tak tek plepat prokurore, gjyqtare, juriste qe zbrisnin si larvat e pishes dhe e bene Shqiperine çarçafe. tani çfare duam: duam nje hu qe mos te ndihemi me se per ke te votojme edhe sikur te duam, per Lulezimin, Moniken, Iliri apo Edin, per ke? Prandaj puna me e mire eshte ose i vrisni te gjithe keta qe te zene mend ata qe do vijne, ose ikni te gjithe nga Shqiperia dhe i lerni vetem.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*