Partizani, 90 minuta larg qëndrimit ose jo në Champions

August 3, 2016 18:00

Partizani, 90 minuta larg qëndrimit ose jo në Champions

Mbrëmjen e kësaj të mërkure, në orën 20:30, Partizani do të zhvillojë ndeshjen e kthimit të fazës së tretë kualifikuese të Champions League, përballë kampionëve të Austrisë, Red Bull Salzburg.

“Të kuqtë” kryeqytetas u mundën 1-0 në “Elbasan Arena” një javë më parë, por trajneri Sormani mbetet optimist se mund të bëjnë surprizën ndaj austriakëve. Ajo që u vu re në seancën stërvitore ishte aplikimi i goditjes së 11-metërshave, pasi trajneri Sormani beson se kjo ndeshje mund të caktohet edhe nga lotaria e penalltive, ashtu si dhe ndaj Ferencvaroshit në raundin e mëparshëm.

Nuk dihet ende se me çfarë lojtarësh do të zbresë në fushë Partizani sonte në mbrëmje, por nga ajo çfarë mësohet pranë klubit, Ekuban do të udhëheqë repartin sulmues, ndërsa pas krahëve do të jenë Torasa, Vila dhe Fili.

Jurgen Bardhi është i pezulluar dhe nuk udhëtoi me ekipin, gjë që shton kuotat e nisjes nga minuta e parë të Bathës në mesfushë. Ndeshja do të gjykohet nga arbitri 32-vjeçar sllovak, Ivan Kruzhliak, një emër i ri që ka gjykuar kombëtaren shqiptare në miqësoren ndaj Austrisë.

August 3, 2016 18:00
Komento

1 Koment

  1. agroni August 3, 23:19

    Me falni,Jupretendoni per Pavarsinte shtypit(medias),,pse nuk i botoni komentet,lexoni ne Komentet e te ashtuquajtura fuqi Botrore,qfar n8uk shkruajn,ashtu e keshtu,,ndeshja ka perfunduar,dhe Partizani i Tiranes,ose me mire te themi Ekipi me te vertete i Shqiperise,,u mund nga Salcburgu,pa merite,duke marre parasyshe trysnise e shumfishte si ne Austri,dhe tek aleatet e saje ne Bote,por edhe trysnine Brenda Vendit,nga te ashtuquajturit Mercenare,tek cilet si kudo ne Bote kana marre pjese,ne Krime kudo ku kanevshkelur! Por.nekete mijevjeqare te ri,Tirana(Partizani),tregoi se Bijte e Ilirise(Albanise),nuk kane vdekur,dhe me nje loje shume te forte,me gjithe trysnine e papare,qe ushtrohet nga te siperpermendurit,(nje trysne non stop,e pandalshme),u largua nga Stadiumi i Salcburgut rds,me rrespekt nga Iliret(Albanet),te Cilet me te vertete ja Duan te miren Albaneve )Ilirve),dhe edhe pse edhe ata Kudo qe ndodhen,flas per jo Mercenaret ,ndodhen nen nje trysni te papare sepse zeri i Tyre nuk ndigjohet,perkundrazi kerkohet te mbytet,dhe kjo ne menyre latente nga krejt Bota e Parase dhe mercenaret e Tyre,,qofshin edhe Sqiptare!Komplimentet me te sinqerta per Ekipin me te vertete te Tiranes!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*