Partizani akord me mesfushorin e Leçes

August 10, 2017 12:39

Partizani akord me mesfushorin e Leçes

Mediet italiane kanë zbuluar përforcimin e radhës që Partizani do konfirmojë ditët në vazhdim.

“Tuttomercatoweb”, ka zbuluar këtë tratativë të fundit që të kuqtë kanë bërë sërish në Itali.

“Erik Herrera, mesfushori panamez lindur në vitin 1992, është një hap larg zyrtarizimit te Partizani në Tiranë.

Ai ka luajtur te Rimini, Melfi, Leçe dhe së fundmi ka luajtur te Paganese, ekipi me të cilin lojtari ka mbyllur marrëveshjen pak ditë më parë.

Herrera duket se do të luajë te Partizani sezonin e ardhshëm, ekipi ku u emërua Drejtor Sportiv, Antonello Preiti, italiani që u zyrtarizua vetëm pak ditë më parë”, thuhet në portalin sportiv italian.

August 10, 2017 12:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*