Partizani bën autogol në Korçë, Skënderbeu shkon në +13 pikë

February 24, 2018 19:32

Partizani bën autogol në Korçë, Skënderbeu shkon në +13 pikë

Skënderbeu doli me pikë të plota në Korçë, duke mposhtur me rezultat minimal skuadrën e Partizanit.

Korçarët kanë triumfuar me rezultatin 1-0 përballë Partizanit, në kryendeshjen e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë Superiore. Ishte autogoli i Gojkoviç në minutën e 62-të, pas një mosmarrëveshje me portierin Alban Hoxha, që i mundësoi fitoren Skënderbeut.

Kjo fitore sëbashku me barazimin e Flamurtarit i solli korçarëve “fluturimin” në krye të renditjes me +13 pikë nga vendi i dytë.

Ndeshja u shoqërua nga tensione e nervozizëm mes dy tifozerive, dhe shkak për zënkën e tyre besohet se ka qenë ndërhyrja e Partizanit në pjesën e biletarisë të rezervuar për korçarët.

Policia ndërhyu në vendngjarje dhe pasi arriti të shpërndante të dy grupet e tifozerisë, shoqëroi tre persona në komisariat, një tifoz të Skënderbeut dhe dy të Partizanit.

Nga ana tjetër, në takimin mes Teutës dhe Flamurtarit nuk pati gola, dhe të dy ekipet dolën me nga 1 pikë.

s.a/dita

February 24, 2018 19:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*