Partizani është humbësi i madh i javës së 31-të

April 20, 2015 09:36

Partizani është humbësi i madh i javës së 31-të

Java e 31-të e Kategorisë Superiore konfirmoi edhe një herë se ky kampionat është ndër më cilësorët e historisë së futbollit shqiptar, me të paktën tri skuadra që kanë mundësi reale që të ngrenë lart trofeun e kampionit. Kur kanë mbetur edhe 5 javë nga përfundimi i garës, mbetet i distancuar, por jo i shkëputur përfundimisht nga të tjerët, Partizani, që vetëm një mrekulli mund ta ndihmojë për të fituar pas 22 vjetësh titullin kampion.

Pas humbjes së rëndë me Skënderbeun në Korçë, të kuqtë e Duros duhet të merrnin maksimumin e pikëve me Kukësin në “Qemal Stafa”, për të mbetur në garë në vijën e parë për sprintin final, mirëpo një gabim i Cuculit në fazën mbrojtëse rezultoi fatal për 15 herë kampionët e Shqipërisë, që nuk mundën t’i jepnin vlerë maksimale golit të Racicit në pjesën e parë. Pero Pejic i dha një pikë Kukësit nga pika e bardhë, por jo rezultatin që të gjithë prisnin në kampin verilindor para përballjes direkte me Skënderbeun, të cilën formacioni i Shaqirit është i detyruar ta fitojë.

Kampionët në fuqi vuajtën shumë përballë një Apolonie më shumë se simpatike, por në fund morën atë që kërkonin, një fitore të çmuar që i shkëput edhe më shumë nga ndjekësit më të afërt. Josa u shpreh pas takimit me fierakët se u druhet më shumë skuadrave që luftojnë për mbijetesë, megjithatë dy përplasjet direkte me Kukësin në “Zeqir Ymeri” dhe me Tiranën në “Qemal Stafa” do të jenë përcaktuese për objektivin titull.

Bardheblutë me fitoren 3-1 ndaj Elbasanit bënë thjesht detyrën në këtë javë të 31-të të Superiores, duke siguruar një pozicionim më të mirë në renditje, falë barazimit në përplasjen direkte mes Partizanit dhe Kukësit. Për formacionin e Maganit tani nis pjesa më e vështirë e sezonit, pasi në 3 nga 5 ndeshjet e mbetura, do të ketë përballë skuadrat pretendente për titull.

Përsa i përket 90-minutëshit të “Loro Boriçit”, Vllaznia – Flamurtari vlejti thjesht për të kompletuar kuadrin e ndeshjeve të javës, pasi si shkodranët ashtu edhe vlonjatët luajnë për të respektuar kampionatit. Me barazimin 1-1, të dyja skuadrat ndanë të njëjtën kuotë pikësh në përplasjet direkte të sezonit, 5 për secilën, me nga një fitore dy barazime dhe një humbje.

Ndërsa sfida sfidë hapëse e javës, ajo mes Laçit dhe Teutës, e fituan minimalisht nga kurbinasit, thjesht karikoi Apoloninë për të marrë pikë në Korçë, por diferenca mes dy skuadrave që rivalizojnë për mbijetesë, mbeti e pandryshuar, 7 pikë.

April 20, 2015 09:36
Komento

Ende pa komente

  1. Haaaaa February 12, 01:20

    A jeni ne vete,o drejtues te gazetes DITA?
    A nuk e shikoni qe shkrimi eshte i vitit 2015?
    Me rubriken e sportit si duket ke caktuar te merret…..pastruesja e redaksise!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*