Partizani fiton 2-1 me Tërbunin, “Ultra Guerrils-it” thyejnë stolat

September 26, 2015 15:57

Partizani fiton 2-1 me Tërbunin, “Ultra Guerrils-it” thyejnë stolat

Tifozat e Partizanit kanë thyer stolat dhe i kanë hedhur në fushë duke dëmtuar stadiumin edhe pse ekipi I tyre I zemrës ka fituar 2 me 1 në fushën e Tërbunit.

Shkak mësohet se ka qenë tentativa e policisë pukjane për t’u hequr banderolën ‘Ultras Guerrils’ Ndërkohë që futbollistët si Bicaj, Sukaj dhe Ibrahimi i janë gjendur në krah tifozëve të tyre duke negociuar me policinë. Tifozët e Partizanit nuk janë mjaftuar me kaq, ata kanë shkulur disa stola nga stadiumi i Pukës dhe i kanë hedhur në fushë. Tifozët shprehen se janë provokuar nga policia. Sipas tyre kjo është e disata herë që policia ushtron dhunë.

Të kuqtë sigurojnë një sukses të rëndësishëm, të katërtin rradhazi në përballjen e fundit në kampionat para derbit me Tiranën në një ndeshje ku bënë gjithshka vete, sërish në shenjë Sukaj, nga një gol në cdo portë për Ditmar Bicajn, që komplikoi ndeshjen me autogolin e barazimit të përkohshëm 1-1.

Në pjesën e dytë , autogol i Ditmar Bicajt ne goditjen e denimit te Terbuniot ndëshkon një Partizan që kishte kontrolluar deri në ato momente.

Barazim dhe Tërbuni rrit intensitetin duke kërkuar më tepër por ekuilbri nuk zgjat shumë. Minuta e 74 goditje dënimi e Mazrekjat, Haxho bën një dalje të gabuar duke mos mbajtur topin dhe mes rrëmujës në zonë spikat këmba e Bicajt që con topin drejt rrjetës duke korrigjuar gabimin e mëparshëm. Partizani në avantazh dhe Ibrahimi në të 86 ka dhe mundësinë e golit të tretë ndesa Terbuni hidhet ne sulm ne kerkim te golit te barazimit por rezultati nuk ndryshon dhe Starova mund të buzëqeshë edhe me fitoren 1-2. Partizani ruan ritmin me 4 fitore radhazi dhe shkon me frymën e duhur në derbin me Tiranën ndersa Tebruni mbeetet ende ne kerkim te pikes se pare ne shtepi.

September 26, 2015 15:57
Komento

9 Komente

  1. Shahisti September 26, 15:59

    Gjithe jeten me skuader shkerdhate se Partizani nuk ka e nuk ka per te pasur.

    Reply to this comment
  2. partizon legjenda September 27, 09:48

    o specialist i midhjes dhe ju gjith jeten keni per te na ngren k….majmunat e sistemit jeni mer shkerdhata

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*