Partizani gjunjëzon Teutën, Skënderbeu bie në Ballsh

November 10, 2013 14:51

Partizani gjunjëzon Teutën, Skënderbeu bie në Ballsh

Partizani i ka dhënë një shqelm të fortë krizës, duke dalë prej saj me një fitore të madhe kundër Teutës, ndërkohë që Bylis nuk ka lejuar që gara për titull të shuhej si vjet, duke mundur Skënderbeun. Dy kryesuesit kanë dalë të mundur nga transfertat e djeshme dhe kampionati është bërë më interesant, për shkak të afrimit të të kuqve me kreun, ndërkohë që përfituesja më e madhe mund të jetë Vllaznia.

Pas tri humbjeve radhazi, Partizani kishte nevojë për fitore dhe ia arriti falë tre golave të Malos, i cili gjunjëzoi Teutën. Në harkun e shtatë minutave, 70 deri 77, Malo u bë heroi i tifozëve, teksa shënoi dy golat që vunë në “kasafortë” fitoren. Në minutat shtesë, Malo plotësoi kryeveprën e tij, me golin e tretë, çka shënon fitoren më të thellë të Partizanit në këtë kampionat dhe humbjen e dytë radhazi për Teutën.

Në Ballsh, Skënderbeu mund të kishte përfituar e të shkëputje nëse do të ishte treguar i saktë në konkretizimin e rasteve. Kampionët zhvilluan lojë, por në fund u dorëzuan përballë golit të vetëm të vendasve, shënuar nga Gërxho. Në takimin e tretë të luajtur dje, Laçi fitoi në Krujë me Kastriotin, falë golave të shënuar nga Brkiç e Vucaj. Sot, Vllaznia ngjitet në vendin e dytë nëse fiton në Kavajë me Besën.

 

Kategoria Superiore

Java e 11-të

Dje

KASTRIOTI–Laçi       0-2

Brkiç 30′, Vucaj 90′

PARTIZANI–TEUTA      3-0

Malo 70′, 77′, 93′

BYLIS–SKËNDERBEU           1-0

Gërxho 52′

Sot

BESA–VLLAZNIA        14:00

FLAMURTARI–LUSHNJA   13:00

KUKËSI–Tirana        13:00

 

Renditja

 N  Skuadra      P    Gol  F    B    H

1  Skënderbeu   22   17:9 7    1    3

2  Teuta        19   16:14 5    4    2

3  Vllaznia     17   16:10 5    2    3

4  Partizani    17   10:9 5    2    4

5  Laçi         16   9:10 5    1    5

6  Lushnja      15   8:8  4    3    3

7  Bylis        14   13:11 3    5    3

8  Kukësi       12   9:11 3    3    4

9  Kastrioti    12   8:13 4    0    7

10 Flamurtari*  11   10:10 4    2    4

11 Tirana       10   3:10 3    1    6

12 Besa         8    8:10 2    2    5

* Flamurtari -3 pikë

 

 

November 10, 2013 14:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*