Partizani, humbësi i madh i javës së 26-të

March 9, 2015 21:44

Partizani, humbësi i madh i javës së 26-të

Java e 26-të e Kategorisë Superiore shihej si një mundësi e mirë nga Partizanin për të konsoliduar pozitat në grupin e kryesuesve, pasi të kuqtë do të kishin përballë Vllazninë, një skuadër pa objektiva dhe me shumë luhatje në rezultate, ndërsa rivalët e tjerë Tirana dhe Kukësi do të përplaseshin me njëri-tjetrin dhe Skënderbeu do të luante në një fushë ku kishte thuajse 4 dekada pa shijuar fitoren. Mirëpo rezultatet e kësaj jave e konfirmuan Partizanin humbësin më të madh.

Të kuqtë zhgënjyen në çdo aspekt në sfidën e “Loro Boriçit”, ku u ndëshkuan nga goli i 18-vjeçarit Çinari në fundin e sfidës. Një shuplakë e rëndë për objektivat e të besuarve të Shpëtim Duros, që kanë edhe një shans për të mbetur në lojë në derbin e prapambetur me Tiranën.

Karakteri i fortë i bardhebluve doli në pah në momentin e tyre më të vështirë, pikërisht në përballjen direkte me Kukësin në “Niko Dovana”, ku kryeqytetasit edhe pse me mungesa të rëndësishme, zhvilluan një nga ndeshjet më të mira të sezonit. Bushic dhe Muzaka, morën përdore Tiranën për një sukses që i mban bardheblutë në garë për titullin kampion, ndërsa nënkampionët e Shqipërisë treguan edhe një herë karakterin e tyre të dobët atëherë kur më shumë se kurrë kërkohej fitorja.

Kukësi u detyrua t’ia linte vendin e parë Skënderbeut, që theu një tabu shumëvjeçare, duke fituar në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës. Goli i Stojkov, blerjes së janarit për fazën sulmuese i shndërroi korçarët liderë të kampionatit, dhe me kuota të larta për triumfin përfundimtar. Një surprizë e këndshme për bukurinë e kampionatit ishte fitorja 2-1 e Apolonisë me Teutën në “Loni Papuçiu”, një rezultat që ndez garën për mbijetesë pasi diferenca mes “Djemve të Detit” dhe fierakëve ngushtohet në vetëm 3 pikë.

Nuk di të ndalet në kampionat Laçi, që me suksesin 2-0 në Kamzë me Elbasanin, mbetet vetëm 3 pikë larg grupit kryesues. Me këtë ritëm kurbinasit mund t’u kthehen pretendimeve në kampionat, nga ku mund të sigurojnë pjesëmarrjen në Europë në rast dështimi në Kupën e Shqipërisë. Për ironi, skuadrat që mund t’i hapë krahun formacionit të Armando Cungu është pikërisht Partizani, ekip të cilin kurbinasit e eliminuan në Kupë.

March 9, 2015 21:44
Komento

2 Komente

  1. Mark uk March 10, 09:30

    Po pse nuk thuani se fitoj Vllaznia ,po humbi partizani.Vllaznia e dominoj ne te gjitha drejtimet ket skuader si sponsorizohet nga komunistet e kuq.

    Reply to this comment
  2. luli March 10, 20:07

    Komunistet te paten nisur per te bere stadiumin me te bukur ne ballkan per vllaznin ne Shkoder ore Mark , po te djathtit tu ta kthyen ne grumbull plehut per 23 vjet , dhe ste vjen marre te tallet gjithkush me Shkodren e futbollit .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*