Kthimi i ‘Partizanit’ të humbur të Shkodrës

Nga Shkodra, Anila BASHA November 28, 2013 19:57

Kthimi i ‘Partizanit’ të humbur të Shkodrës

“E kemi marrë Partizanin nga emigrimi dhe e kemi sjellë në Shkodër, në varrezat e Dëshmorëve”. Prefekti i qarkut të Shkodrës, Paulin Radovani e thotë me një të qeshur thumbuese dhe me një humor të mprehtë shkodran këtë historinë e Partizanit në bronz, skulpturës së lartë tre metroshe, që për festën e 29-nëntorit, do të jetë e vendosur në krye të varrezave të Dëshmorëve të qytetit.

Është një monument i lartë, i cili shumë vite më parë ka qenë në të njëjtin vend që është vendosur që nga dita e djeshme, por që për më shumë se 17 vjet, i kishte humbur qytetit, dhe nuk dihej ku ndodhej. Për të nuk ishte folur më parë. Në Shkodër, por edhe në debatet e gjera mediatike dhe intelektuale, ishte folur veç për Heronjtë e Vigut, monumentin që u hoq nga qendra e qytetit, dhe që në mënyrë brutale, u vendos në vendmbledhjen e plehrave të qytetit, diku në rrethinat e Varrezave të Dëshmorëve. Për këtë monument, pati zhurmë si nga veteranët, po aq nga historianët e politikanët, më shumë nga shkodranët  e qytetarët shqiptarë, dhe deri më sot nuk është dhënë asnjë zgjidhje.

“Do të mendojmë edhe për Heronjtë e Vigut, shprehet i sigurt Prefekti Radovani. Tani për tani, le të kthejmë në Varrezat e Dëshmorëve, Partizanin që ka munguar prej vitesh”.

Po si është historia e këtij Partizani të panjohur dhe të humbur që nga viti 1997? E pikërisht, sipas rrëfimeve në qytet, gjatë vitit kur Shqipëria u përfshi në një varg trazirash, dikush arriti të heqë Partizanin nga vendndodhja e vet, për ta marrë e për ta shitur për skrap. Në majën e një kamioni, Partizani nisi rrugëtimin e tij për të shkuar si emigrant drejt Malit të Zi, e mandej, aty të shkrihej a të copëtohej për skrap. Skulptura e bronztë mund të nxirrte shumë fitime për rrëmbyesin,  i cili, nga viti 1997, diku duhet ta ketë mbajtur në ndonjë oborr shkodran, sepse tratativa për ta nxjerrë atë jashtë Shqipërisë, u bë vetëm në vitin 1998. Në këtë kohë, qeveria e re e socialistëve, që kishte marrë pushtetin pas zgjedhjeve të 1997, kishte filluar disi të ringrinte komisariatet e rrënuara, e të vinte kontrollin në territorin shqiptar. Partizani i nisur në majën e një kamioni drejt Malit të Zi, nuk arriti dot të kalonte kufirin. U ndal në atë kohë nga policia, dhe për një kohë të gjatë, “dergjej” në oborrin e komisariatit të drejtorisë së qarkut të Shkodrës.

Gjatë gjithë kësaj kohe, pra 17 vjet nga humbja pa lënë gjurmë e Partizanit të panjohur, në Shkodër nisën të diskutoheshin shumë skenarë se cili mund të ishte fati i kësaj skulpture, të lartë 4 metra, e derdhur në bronx, e që prej kohësh, ishte e harruar nga koha e njerëzit. Disa nëpër tryeza thoshin se Partizani nuk ekzistonte më, ai ishte shkrirë e ishte shitur për skrap, brenda kufijve të vendit; të tjerë hidhnin idenë se Partizani e kishte kaluar kufirin, kishte shkuar në Mal të Zi, e prej andej nuk dihej se çfarë bëhej; të tjerë ngulmonin me garanci se Partizani nuk e kishte lënë vendin e ndonjë koleksionist a biznesmen e kishte mbajtur atë me fanatizëm, derisa dita të rikthehej sërish, për tu vendosur pikërisht në vendin ku kishte qenë edhe më parë, e për të mos ia humbur as Shkodrës e as vendndodhjes ku duhet të ishte Partizanin.

E ndërsa fjalët qarkullonin në qytet, në shtator, me krijimin e qeverisë së re, duket se dikush u kujtua edhe për Partizanin. Ishte prefekti i Qarkut të Shkodrës, Paulin Radovani që u përpoq me të gjitha mënyrat të gjente skulpturën e harruar prej vitesh. Nuk ishte shumë e vështirë për ta gjetur. Në komunikim me drejtorinë e Policisë së Shkodrës, u mor vesh se Partizani gjendej aty. Policia e shtetit nuk kishte lejuar daljen e tij jashtë vendit, e mandej gjithçka ishte vendosur në komisariat.

“Në komunikim me strukturat e policisë filluam tratativën për marrjen e Partizanit, jo vetëm me ata që e kishin bllokuar daljen e tij jashtë, por edhe me ata që e kishin ruajtur. E në fakt, ishte vullneti i të gjithëve që gjithçka të kthehej në vendin e duhur. Kur e pashë për herë të parë skulpturën e bronztë, dukej se koha dhe moskujdesja kishte bërë të vetën. Ishte dëmtuar, i kishte dalë boja, dhe ishte “shpërfytyruar”. Me ndihmën e biznesit, arritëm që ta marrim, ta zhvendosim prej aty ku ishte, ta pastrojmë, për ta vendosur në Varrezat e Dëshmorëve. Edhe për transportin e kësaj skulpture, sërish ishin biznesmenët shkodranë që ndihmuan” tregon historinë prefekti, i cili thotë se në dy javët e fundit një pjesë e vëmendjes së tij është përqendruar në faktin që kjo skulpturë të jetë e vendosur si duhet në Varrezat e Dëshmorëve për datën 29 nëntor.

 

Në datën 26 nëntor

Tashmë, Partizani i panjohur nuk do të ishte i fshehur skutave të drejtorisë së Policisë, dhe as “emigrant”, siç me shpoti e tha në krye të herës prefekti Radovani. Dukej gjithçka gati ndërsa punëtorët do ta vendosnin atë në ballë të varrezave të Dëshmorëve. Në Shkodër, ka filluar shumë të flitet për Partizanin, sikurse kohë më parë për Heronjtë e Vigut. Vazhdojnë debatet dhe diskutimet nëse gjermani i fundit e ka lënë Shkodrën në datën 28 nëntor, siç konstaton forca e djathtë politike, apo në datën 29 nëntor, siç e shprehin të majtët. Ajo që është evidente dhe e dukshme, është se në 8 vitet e qeverisjes së PD, nuk u prek asnjë nen i Kushtetutës për ndryshimin e kësaj date, edhe pse forcat politike, për tetë vite me radhë, ceremonialin tek varrezat e Dëshmorëve, në çdo qytet, e bënin të ndarë. Të djathtët e kryenin në datën 28 nëntor, ndërsa të majtët në datën 29 nëntor.

Që nga data 26 nëntor, Partizani I humbur i qytetit u vendos në Varrezat e Dëshmorëve. Do të qëndrojë aty. “Tani them me bindje se jo vetëm ia kthyem qytetit këtë skulpturë të humbur, por as nuk do të ikë më”, jep garancitë Prefekti I qarkut të Shkodrës, Paulin Radovani, I cili është duke përgatitur edhe ceremonialin që do të zhvillohet për këtë datë, pra 29 nëntor, ditën e Çlirimit. Pas përfundimit të këtyre festave, do të mendohet seriozisht edhe për Heronjtë e Vigut, monumenti që u hoq nga qendra e qytetit ku u ndërtua një shatërvan, sipas planit rregullues e miratimit të tij nga KKRRTRSH-ja e dikurshme, e drejtuar nga ish kryeministri Fatos Nano.

Nga Shkodra, Anila BASHA November 28, 2013 19:57
Komento

17 Komente

  1. enea November 28, 17:33

    LAVDI PARTIZANVE!!!

    Reply to this comment
  2. demokrati November 28, 20:02

    po zhozit a do ti ngrihet nje bust?skulptura te jete me rroba banje ose e veshur si arabe ,pasi kabere shume udhetime ne vendet arabe duke lobuar per kosoven.ju lutem zzzz,radovani mereni ne konsiderate kete fakt. ne pa mundesi skulptura te jete me nje avion dhe zhozin duke pershendetur me dore e duke falenderuar allahun.

    Reply to this comment
  3. Korabi,France November 28, 20:02

    Te erdhi fryma ty Anila,ku ke qene tash 8 vjet apo ke pasur frike te shkruash per deshmoret e lirise? mos harro se ata nuk harrohen kurre por do te harroheni ju servilet e pushtetit qe doni te hani me dy luge,turp te keni !

    Reply to this comment
  4. Alban November 28, 22:09

    Padyshim qe statujat e patriotizmit shqiptar do te ringrihen, tani qe Ali Baba Saliu dhe 40 agjentet e sherbimitr serb kane kaluar me pushime te gjata dimerore.

    Reply to this comment
  5. Pac Martini November 28, 23:16

    Te luash dhe te shperdorosh besimin e popullit tend qe te votoj per te i rritur vlerat dhe ekonomine dhe ti ja shperbleve duke pervetsuar ekonomine e qytetit per vete dhe te shkotrrosh vlerat e atyre qe dhane jeten e tyre ne lulen e rinise per te rreshtuar kete vend me fitusit e luftes se dyte boterore ,dhe ketij brez idealesh e saakrificash te i dhunosh lapidaret dhe varrezat e heronjve , dote thote se keto njerez qe na drejtuan , nuk ishin vetem te papergjegjshem dhe injorante te marrosur por edhe antishqiptar .Bravo i qofte z, Paulin Radovani ,kesi njerzish i duhen ne krye puneve ne shkoder e ne vedin tone . LAVDI HERONJEVE DHE DESHMOREVE TE VENDIT .UROJ QE 5 HEROJT E VIGUT TE VEDOSEN NE VEDIN KU DOTE DESHIRONTE ÇDO SHKODRAN QE E DON KETE VENDE .

    Reply to this comment
    • Bertoja Shkodër November 29, 17:50

      Bashkohem me ty Pac,të rikthejmë Heronjtë e Vigut tek vendi ku jemi mësu me i pasë gjithmonë.Të tregojmë se respektojmë të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre për këtë vend…
      T’ia japim “gypat” Jozefinës (ideatores) që t’i vendosin në oborr të shtëpisë së saj…
      Meqë ra fjala shyqyr që s’e pamë duke shitë p….ë nëpër Shkodër si herët e tjera..

      Reply to this comment
  6. Vladimir Dushniku,ushtarak. November 29, 00:45

    E kam per nder,qe jam i biri i nje prej PARTIZANEVE HEROIKE TE Brigades 22 Sulmuese te Ushtrise Nacional-Clirimtare,qe CLIRUAN qytetin e Shkodres naten e dates 28 nentor 1944 deri ne mengjesin e dates 29 nentor!!!
    Parakalimi i te gjitha Brigadave partizane qe luftuan heroikisht per Clirimin e Shkodres,para popullit te Shkodres,qe i BROHORISTE ME DASHURI E MALL,u be ne oren 11.00 para dite!!!
    Eshte GJAKU DHE SAKRIFICAT E PARTIZANEVE DHE TE POPULLIT TE SHKODRES,ai,qe percaktoi DITEN E CLIRIMIT:29 NENTORIN!!!
    Eshte e vertete,qe gjermanet gjate nates,te gjendur nen goditjet vdekjeprurese te PARTIZANEVE SHQIPTARE,nuk munden te ndezin fitilat e shperthimit te EKSPLOZIVIT GJIGAND NE KALANE E SHKODRES,dhe u terhoqen ne tmerr ne drejtim te kufirit jugosllav!!!
    Armiqte e Shqiperise te djeshem e te sotem e perdorin terheqjen e gjermaneve per te PERDHOSUR LUFTEN DHE SAKRIFICAT E TYRE,por terheqja ne LUFTIME eshte nje MANOVER LUFTARAKE E NJOHUR DHE E PERDORUR nga ushtri te ndryshme,per te shmangur humbjet ne njerez e mjete!!!
    Nje situate te tille hasen partizanet e Brigades 22 Sulmuese edhe ne luftimet per Clirimin e TUZIT(qytet shqiptar) ne Mal Te Zi,kur pasi e rrethuan qytetin per 3 dite,i detyruan gjermanet te trehiqen me veshtiresi,bile duke lene mjaft armatime municione!!!
    Ne Shkodren e RILINDASVE,TE MIGJENIT,LUIGJ GURAKUQIT etj kam ndjere nga afer KULTUREN DHE RESPEKTIN e shkodraneve PER JABANXHINJTE(sic na quanin e te ardhurve),duke na trajtuar si miq e shoke qe ndanim e kafshaten e bukes bashke!!!
    Vecanerisht ruaj respektin me te madh per fshataret e Gruemires,Vrakes,Koplikut,RECIT,QAF-GRADES,REPISHTIT etj me te cilet punova per 20 vjet!!!
    NDERIM E RESPEKT PER DESHMOTER E RENE NE LUFTE,PARTIZANET HEROIKE DHE POPULLIN SHKODRAN,QE U BE STREHA E FORMIMIT TE BATALIONIT FAME MADH E TRIM PARTIZAN “PERLAT REXHEPI”!!!
    LUFTA E RECIT,qe festohej cdo vit ne fshatin patriot te RECIT , ne fillim te shtatorit ishte evenimenti me i madh i popullit shkodran,vecanerisht i rinise!!!
    Ndersa keto 23 vjet,PER TURPIN E TYRE KANE DALE BANDAT ANTI SHQIPTARE TE POSTRIBES,qe krekosen si gjeli ne maje te plehut se paskan luftuan PARTIZANET!!!
    LAVDI 29 NENTORIT TE PAHARRUAR!!!

    Reply to this comment
    • Goni February 6, 08:04

      Te lumt goja Vladimir, jem shqiptar nga maqedonia, i kerçoves, kam mar pjes ne tubimin perkujtimor te Flaka e Janarit, dhe du te them se ishte Ilir Hoxha, djali i Gjagjit, kam ber nje foto me të.
      Luftën heroike qe kan bër Partizanët per qlirim e vatanit, nuk dot te harroet kur,nuk dot ta harojm qlirim e vendit me daten e 29 nentorit 1944.
      Lavdi deshmorve e kombit. POSHT PARTIA E PD-S, RROFT SOCIALIZMI

      Reply to this comment
  7. sopiqoti November 29, 09:40

    Pergezime prefektit Radovani dhe gjithe atyre shkodraneve te nderuar qe moren pjese ne nje perkujdesje te tille.Kjo eshte edhe nje pergjigje per ata te paket qe mohojne realitetin e luftes partizane dhe pjesemarjen e bijve te popullit shqiptar ne kete lufte te lavdishme per clirimin e vendit.

    Reply to this comment
  8. petro November 29, 16:58

    nga babai im di te verteten mbi sakrificat e partizaneve gjete luftes dhe idealin e tyre per kete lufte ju lumte shkodraneve me ne krye prefektin qe vune ne vende nderin e tyre te neperkembur nga disa injorante te perkrahur nga kryeinjoranti SALI SERBI

    Reply to this comment
  9. Mark uk November 29, 18:06

    Edhe ne vig te Mirdites teper e kane.U vrane ne luft ne mes shqiptarve.

    Reply to this comment
    • ortes November 29, 18:31

      Per ty,o CUB i bajraktareve te Mirdites ashtu eshte,por e verteta eshte me shumicen e popullit shqiptar!!!
      Heronjte e Vigut luftuan kunder pushtuesve,kurse CUBAT e tu mirditore,qe i spiunuan ata luftonin per te huajin!!!
      Ku ka krahasim keti midis tyre,o BANDIT ANTI SHQIPTAR???
      Ne cdo komentin tend shfaq hapur ANTI SHQIPTARIZMIN!!!
      Ti i urren shqiptaret dhe heronjte e tyre,se nuk te lidh asgje me interesat e Shqiperise!!!
      Ti gjithmone ke qene me ARMIQTE E SAJ: Here me Sali Berishgen,here me Ahmet Zogollin,here me serbet e here me greket!!!
      Asnjehere nuk ke komentuar mire per Shqipertine!!!
      Ti e paske merituar me kohe GJYSMEN E LEKUT NE LULE TE BALLIT!!!
      Ik,more langaraq i shpellave e mos na dil ketu!!!
      Berishen ta hodhem ne KOSHIN E LETRAVE TE BYTHES NE WC,tani cfare do me???

      Reply to this comment
  10. ra ta si November 29, 18:25

    e verteta triumfoi dhe statuja u rikthye aty ku i takon.te gjithe ne pasardhesit e atyre qe dhane jeten per atdheun dhe luftetareve te tjere te lirise na takon te mos i harrojme kurre.Megjithate ne jemi shumica vitale e ketij populli dhe kjo nuk ka per te ndryshuar kurre.kjo eshte dhurata me e mire qe na la komandanti enver hoxha,dhe kur ne te behemi100% te vetedijshem per mundesine tone asgje nuk do na ndali te risjellim shqiperine ,ne balle te shvillimit dhe jo si sot me koken ulur. rrofte 29 nentori.

    Reply to this comment
  11. Mark uk November 29, 20:33

    ortes: Sekretar paritie fshati me 4 klas fillore e ke pas babin.Dua te ju pyes more zok komunisti se sa gjerman vrane herojt e vigut.Ata u vran ne Vig te Mirdites,ose i sodhen ne Shkoder.Cfar heroizmi tjeter bene pervec u vrane me vllezer .Mos e mate vedin me hijen e mengjezit,se nuk ju del llogaria,perfundoj epoka komuniste more ditezi.Ata u hodhen ne plehra ne vitin 1990.

    Reply to this comment
    • mendim shkreli November 29, 21:55

      Or >Uk dashakeqi, herojte e Vigut u orene ne bese nga paraardhesit tuaj, njerezit e markgjonit e te pjeterlleshit, u vrae ne befasi, dhe kush flet per lufte civile. Pse nuk i tha kapedani atyre pese djemve, shkoni more djem, jeni te rrejtur, nuk keni faj, shkoni ne shtepi se na nuk luftojme nder vedi. por kapidani or uk, i vuri pushken. Ata ishin pese djem nanash, ata kishin luftue dhe ne malesite e Shkodres kunder fashisteve italiane dhe u vra Tom Kola,kishin luftue dhe ne Rec kunder italianeve, edhe kunder gjermaneve. Ne Mirdite nuk erdhen per te luftue shqiptaret. Cilin mirditor vrane pese herojte..askend. Kush i vrau, disa mirditore, skellever te markagjonit…dhe mos u ankoni pse pastaj dikush u pergjegj per vrasjen e tyre…edhe sipas kanunit duheshin ndeshkue, sepse i prene ne bese, se i vrane pa hak e pa hile. Mos u merzit, Vigu qe i vrau nuk e meriton nderin me pase 5 herojte. Vigu ishte i humbur, u be i njohur prej ketyre djemve…E ty te humbte fara e emni

      Reply to this comment
  12. Koz Dynjaja November 29, 23:33

    – Keshilli Bashkiak i Shkodres duhet te marre disa vendime- e para ,ne rast se ato jane varreza te te reneve partizane ne luften e dyte shume mire qe eshte monumenti i Partizanit dhe i herojve te Vigut . Por ne rast se jane varreza te deshmoreve te Kombit atehere partizani nuk mund te jete simbol.Ne historine e Shkodres periudha 1939-1944 eshte teper e vogel ndaj rezistences se Shkodres kunder Serbo-Malazezve keshtu aty duhet simbol i lufterave qe nga Oso Kuka e deri tek rezistenca e vitit 1912 kur Shkodra ishte e rrethuar. .tung

    Reply to this comment
  13. Pac Martini November 30, 00:16

    Te jete njeriu kundra mendimit tend eshte gje e pranushme per shum arsye , por te ngulesh kembe ne mos arsye dhe te marroset njeriu ne injorancen e vet shpedhare si ky buri Mark Uk nuk kam pare as degjuar . Ky tip i deformuar ne ndergjegje dote kete demtuar shum njerez te pafajshem si bythec e ndonje operativi fshati e tash hedh vrer ne komente per vlerat e verteta te ketij vendi . SHQIPTARET I NJOHIN VLERAT DHE HISTORINE E VERTETE DHE DO TE I RESPEKTOJN , SE ME VLERA TE VERTETA E ME PUNE DOTE JEMI TE ITEGRUAR DHE TE RESPEKTUAR NE FAMILJEN EVROPIANE . SHUM RESPEKT PER PUNEN QE PO BEN Z, PAULIN RADOVANI PER TE MARR PELQIMIN E TE GJITHA FORCAVE POLITIKE TE QYTETIT PER TE KTHYER 5 HEROJT NE VENDIN KU ISHIN KRENARI E VLERE PER SHKODREN ,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*